A po afrohet ose po vazhdon të prapambetet Bullgaria nga vendet e zhvilluara evropiane? Kësaj pyetjeje po mundohet t’i japë përgjigje një studim i Fondacionit të miliarderit Xhorxh Soros “Shoqëria e hapur” dhe “Indeksi i arritjes”, që qe botuar gjatë kësaj jave. Studimi mat dhe klasifikon arritjet e 35 vendeve në Evropë – anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian, mbi 47 indikatorëve, të ndarë në katër kategori – ekonomi, demokraci, cilësi të jetesës dhe qeverisje. Bullgaria u rendit në vendin e 29 jo prestigjioz në kompaninë e pjesës më të madhe të vendeve nga Gadishulli Ballkanik, qofshin ato anëtare të Bashkimit Evropian apo akoma jo. Në fillimin e klasifikimit janë vendet veriore ose veriperëndimore – Danimarka, Suedia, Luksemburgu dhe Holanda, të pasuar në një distancë të vogël nga Finlanda, Spanja, Islanda, Gjermania, Austria, Irlanda dhe Britania e Madhe.
E meriton të shikohet sesi Bullgaria prezantohet në kategoritë e ndryshme dhe se cilat janë problemet e saj bazë. Pavarësisht se është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, Bullgaria duket më mirë përmes prizmit të treguesve ekonomike. Ajo renditet në pozitën e 27, kurse sa i përket borxhit të jashtëm është në vendin e tretë prestigjioz në kontinent. Kjo është fare e logjikshme dhe krejtësisht e shpjegueshme në sfondin e vëllimit ekonomik, të regjistruar gjatë vitit të kaluar prej mbi 3%. Kurse politika e arsyeshme buxhetore dhe kufizimi i shpenzimeve publike nuk kishte sesi të mos të çojnë deri në një borxh, i cili është nën 30% nga Produkti i Brendshëm Bruto dhe nuk përbën asnjëfarë kërcënim për vendin.
Bullgaria është e 29 sa i përket cilësisë së jetesës dhe të qeverisjes shtetërore. Kjo do të thotë se, gjërat këtu nuk ecin mirë pasi jemi në fund të tabelës. Ky klasifikim në fakt nuk thotë asgjë të re për vendin, sepse për bullgarët kjo është një mënyrë jetese e përditshme. Kjo është e lidhur si me mirëqenien materiale, ashtu dhe me shërbesat shëndetësore, arsimin, transportin dhe infrastrukturën energjetike.
Jo rastësisht bullgarët janë në një nga vendet e para në një klasifikim tjetër – ky për ndjenjën për lumturi. Është e vërtetë se, ato nganjëherë e teprojnë me pesimizmin e vet, por po kështu është e vërtetë se ata marrin dhe rrogat më të ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian, se arsimi është në një nivel shumë të ulët, se shëndetësia është në një gjendje të mjerë, se rrugët dhe autostradat bullgare janë në nivelin në të cilin këto pajisje rrugore në Evropë kanë qenë në fund të viteve 60 të shekullit të kaluar. Por nuk duhet të kalohet me përbuzje fakti se, pagimi i punës në Bullgari po shtohet me ritme nga më të shpejtat në Evropë, se klasa e mesme bëhet gjithnjë e më e shumtë në numër dhe mbi një sërë treguesish nuk mbetet mbrapa kushedi sesa në krahasim me mënyrën e jetesës dhe të aftësisë blerëse të kësaj pjese nga shoqëria në vendet e tjera evropiane. Një rezultat më të ulët vendi ynë regjistron gjatë indikatorëve “kohëzgjatje e pritur të jetesës” – vendi i parafundit i 34, “korrupsioni” – vendi i 33, “besimi tek njerëzit” dhe “liria e mediave” – vendi i 30.
Sado i pa gëzueshëm të duket në këtë moment krahasimi i bullgarëve me evropianët e tjerë, është qetësuese se, të paktën ata tanimë nuk zbresin poshtë në klasifikimet e ndryshme, por pak nga pak po ecin përpara. Vëllimi i produktit të brendshëm bruto është i përhershëm, vazhdimësia e jetesës është shtuar, arsimi dhe shëndetësia po reformohen, korrupsioni në sektorin publik po bëhet gjithnjë e më jo tolerant nga qytetarët dhe drejtësia. Por është akoma shumë herët të thuhet se, Bullgaria së shpejti do të bëhet e krahasueshme në bazë të kushteve të jetesës dhe për nga zhvillimi me vendet më të zhvilluara nga Evropa Perëndimore. Prapambetja është mjaft e madhe, që të mund për një kohë të shkurtër të kapërcehet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..