“6 fest” është Festivali ndërkombëtar për arte të qytetit dhe lumturi, i cili e mbindërton traditën e fortë të karnavalit dhe atë humoristike të qytetit Gabrovo për kthimin e qytetit në një hapësirë për arte rrugore me një karakter karnavali, të cirkut dhe eksperimental.
Në fund të muajit maj rrugët e qytetit Gabrovo do të gjallërohen. Akrobatë, zjarre, statuja të gjalla, zhongler dhe personazhe të karnavaleve do ta kthejnë qytetin në një vend për shumë buzëqeshje dhe arte. Shkaku për këtë është Festivali ndërkombëtar për arte të qytetit dhe lumturi “6 fest” i cili do të vazhdojë nga data 19 deri më 21 maj. Ngjarja po zhvillohet për herë të parë. Organizatorë të saj janë bashkimi “Komiteti Shoqëror “Vasill Levski” – Gabrovo” dhe Momçill Conev – shkrimtar dhe gazetar. Ata janë krijues të lojës së parë kompjuterike për qytetin Gabrovo, enciklopedia onlajn për qytetin në bazë të modelit të Wikipedias-Gabrovowiki dhe incizim muzikor me titullin “Gabrovoja e Lumtur”.
“Ekziston një lidhje e ngushtë midis lumturisë dhe artit në hapësirat e hapura të qytetit – pohon Momçill Conev. – Këtë e kuptova kur filmuam këngën, në të cilën morën pjesë 17 grupe. Nga ana tjetër vazhdimisht del një informacion, se vendi ynë është në një nga vendet e fundit për nga indeksi i lumturisë dhe se është klasifikuar si një nga vendet më fatlume në botë. E gjithë kjo qe shkak të mund të lindë ideja për festivalin. Shoqata vendos që të zhvillohet gjatë kohës së Karnavalit tradicional në Gabrovo, i cili sivjet është më 20 maj dhe do të kalojë nën moton “Të ngjiremi nga të qeshurit”.
“Karnavali është diçka e cila është e lidhur thellë me qytetin Gabrovo – thotë Momçill Conev. – Forma të dëfrimeve të maskaradave ka akoma që nga shekulli i XIX, më vonë fitojnë pamje të ngjarjeve të karnavaleve, kurse karnavali modern në këtë pamje në të cilin e njohim është që nga vitet 60 të shekullit të kaluar. Kjo është një traditë e gjatë , në të cilën qyteti Gabrovo është mësuar të shikojë njerëzit e maskuar e të veshur për maskaradë nëpër rrugë gjatë muajit maj. Muaji nuk është i rastit – kjo është dhe festa e qytetit. Festivali dhe karnavali i qytetit Gabrovo janë në të njëjtën kohë, që të mund ti jepet mundësi rrymës turistike dhe banorëve vendasë të mund të fitojnë një dozë më të madhe kulturë.”
Organizatorët premtojnë një larmi maksimale, në kuadrin e tir ditëve të një lumturie festive. Fillimi është ditën e premte në mbrëmje, kur formacioni i mimave “Zhar” do të paraqesë një performancë përpara Shtëpisë së humorit dhe të satirës. Kjo do të rastisë pikërisht përpara hapjes së Bienales ndërkombëtare të humorit dhe të satirës në artet. Dita e shtunë është kyçe, sepse përkon dhe me Karnavalin tradicional të qytetit Gabrovo. Vizituesit do të kenë mundësinë të shikojnë punishten e karnavalit, performancë të një statuje të gjallë, një spektakël humoristik, tri prezantime të cirkut, një parakalim për karnaval, koncert dhe një shfaqje me drita. “Pjesëmarrësit janë nga Bullgaria, Belgjika, Spanja, Uruguai dhe Greqia – sqaron Momçill Conevi. – Ne fillojmë me cirk paradën e karnavalit, që fillon në orën 18:00 pasdite. Pas kësaj do të ketë koncert, kurse në mesnatë është pika kulmore për ditën e shtunë me shfaqjen me drita të “Cirkut De Lla Ljulin”. E fundit në programin për ditën e shtunë është “3D Maping” – një shou mbi fasadën e Bashkisë të qytetit Gabrovo.”
Momçill Conevi zbulon se, jo të gjithë nga pjesëmarrësit në ditën e shtunë janë të shpallur në program. “Një pjesë prej tyre do të mbeten si një befasi për vizituesit e “6 fest” – thotë ai. – Gjendja shpirtërore e karnavalit dhe e festivalit në Gabrovo nuk përfundon më 20 maj. Akoma në orët e herëta të datës 21 do të ketë një punishte cirku të “Cirkut De Lla Ljulin”. Është i paracaktuar për auditorin e ri – fëmijët. Prezantimi do të jetë në oborrin e Muzeut interaktiv të industrisë, që është një nga vendet më atraktive në qytetin Gabrovo. Në orët e pasditet në qytet mbërrij Teatri i zjarrit dhe i hijeve “Fajërtër”. Ky është një formacion bullgar me pjesëmarrje të shumta ndërkombëtare, që do të fillojë me një shou mobile me një magjistar muzikor. Ai do të “gatuajë” muzikë. Sesi do ta bëjë pikërisht do të shikojnë vizituesit e festivalit. Në darkë do të ketë një prezantim me zjarr. Është me një efekt mjaft të madh, sepse artistët janë të veshur në kostume të posaçme, shëtisin të hipur mbi shkopinj dhe e gjithë kjo është e rrethuar me zjarr.”
Organizatorët mendojnë dhe akoma një iniciativë tjetër – incizimin e festivalit dhe krijimin e një videoje me një metrazh të shkurtër. Shpresojnë se kjo do të jetë një premisë e mirë për edicionin e ardhshëm. “Unë e shikoj botën në formën e sferës, të cilindrit ose të një koni” – ka thënë piktori francez Poll Sezan, kurse ne shpresojmë se, do ta shikojmë lumturinë në formën e akrobatëve, të teatrit të zjarrtë dhe të statujave të gjalla, që të mund të ndiejmë lidhjen midis lumturisë dhe artit në hapësirat e hapura të qytetit, për të cilat flasin organizatorët në Festivalin ndërkombëtar për arte të qytetit dhe lumturi “6 fest”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..