Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontakte të përforcuara politike dhe ushtarake mes Bullgarisë dhe NATO-së disa ditë para Samitit

БНР Новини
Në Bruksel Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Soltenberg.
Foto: EPA/BGNES

Gjatë kësaj jave u zhvillua një dialog aktiv mes Bullgarisë dhe NATO-së. Në Bruksel të martën me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Soltenberg bisedoi Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva, kurse të enjten edhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Shefi i mbrojtjes gjeneral kolonel Andrej Bocev mori pjesë në sesionin pranveror të Komitetit Ushtarak pranë NATO-së në Bruksel. Si ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, kështu edhe Shefi i mbrojtjes u bënë titullarë në postet përkatëse pas formimit të qeverisë së re të Bojko Borisovit dhe vizitat e tyre në Bruksel qëlluan vendosjen e kontakteve të para të këtij kabineti me partnerët e Aleancës. Bisedimet e tyre u zhvilluan disa ditë para Samitit të NATO-së, i cili është planifikuar për 25 maj në Bruksel, dhe për të cilin qeveria miratoi pozita konkrete, që do të mbështeten nga delegacioni bullgar. Ministrat Zaharieva dhe Karakaçanov janë anëtarë të këtij delegacioni dhe në takimet e tyre me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, ata prezantuan elementet kryesore të këtyre pozitave bullgare.

U pohua angazhimi i Bullgarisë për shtim në etapa të buxhetit kombëtar për mbrojtje deri më 2% prej PBB-së. Një e pesta e këtij buxheti do të përdoret për modernizimin e forcave të armatosura. Para Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg ministrat Zaharieva dhe Karakaçanov shpallën se Bullgaria përkrah një angazhim eventual të ardhshëm më të ndjeshëm të NATO-së me luftimin e terrorizmit. Njëkohësisht në Komitetin Ushtarak të NATO-së gjenerali Bocev u solidarizua me idenë që Aleanca të bëhet pjesë e një koalicioni kundër “Shtetit Islamik” duke bërë më shumë për rritjen e kapacitetit të Irakut dhe shteteve të tjera, të cilat luftojnë kundër tij. Pak para bisedës së tij me Stoltenberg, në një mbledhje të Bordit Drejtues të Agjencisë Evropiane për Mbrojtje pranë Këshillit “Për punë të jashtme dhe mbrojtje” të BE-së, Ministri Karakaçanov u shpall për bashkëpunim me NATO-në në përforcimin e kapacitetit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ideja e tij u përkrah nga shumë ministra të jashtëm – për këtë arsye pala bullgare do ta propozojë atë edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-së.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, drejtuar kryeministrit Bojko Borisov, ishte për këtë se më vonë gjatë këtij muaji ai dëshiron të takohet me të në Bruksel. Nga ana e tij Krasimir Karakaçanov e ftoi Sekretarin e Përgjithshëm në Bullgari. Kështu java kaloi nën shenjën e urimeve për kontakte të reja politike dhe ushtarake.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..

botuar më 25-10-28 3.26.MD
 Драгош Пъслару

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..

botuar më 25-10-25 9.00.PD