Fshati Marica i cili është i shtrirë në rrëzat e malit Rilla nuk dallohet nga fshatrat e tjera bullgare. Rrugë të pastra, oborre të renditura me pemë të çelura dhe lule shumëngjyrëshe. Në zemrën e këtij fshati të pastër e të renditur me shije, mes bukurisë fshihet një monument i kulturës – kisha “Shën Nikolla”. Për këtë thesar të artit të pikturimit mësojmë nga drejtori i Muzeut Historik në qytetin Samokov Veselin Haxhiangjellov, i cili përpara kohe na tregoi për një nga kishat më të vjetra në këtë rajon – Kisha e Beljovos. Ajo daton nga epoka e Ririndjes, kisha “Shën Nikolla” kalon përmes tri periudhave të ndërtimit, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe vazhdon:
“Ajo është e ndërtuar gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të XVI, gjatë kohës së periudhës osmane. Arkitektura është tipike për mesjetën e vonshme – me një absidë, me një nef, me murre të cilat janë të trasha rreth një metër prej gurëve të cilat janë të lidhura midis tyre me horasan. Periudha e dytë fillon që nga viti 1830 gjatë kohës së drejtimit të sulltanit Mahmud. Për këtë dëshmon një mbishkrim mbi hyrje, në fasadën perëndimore. Etapa e tretë është pas vitit 1869. Kjo domosdoshmëri nga zgjerimi i hapësirës së kishës flet për shtimin e popullsisë së krishterë në fshatin Mahalla – emri i vjetër i Maricas. Gjatë restaurimit gjatë vitit 1961 është marrë vendim që kisha të mbetet në pamjen e vet origjinale.”
Veselin Haxhiangjellov zbulon hollësi për mbishkrimet murale dhe ikonografët:
“Një nga studiuesit më të mirë të kishës është kritiku i artit Asen Çilingirov, i cili është dhe autor i monografisë. Sipas tij mbishkrimet e hershme murale janë nga fundi i shekullit të XVI dhe janë bërë në dy etapa. Fill pas ndërtimit, pikturimi është i bërë mbi një mbështetëse prej balte. Prej tyre janë ruajtur vetëm disa fragmente. Etapa e dytë është disa vjet më vonë. Mbi një suva gëlqereje janë pikturuar, krahas me shenjtorët dhe figura të kuajve të Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit. Në hapësirën e oltarit ka freze me medaljone të shenjtorëve të krishterë, një cikël me skena festive. Në hark janë formuar Krishti Pantokratori – në një rreth të dyfishtë me medaljone të Shën Mërisë dhe të Joan Pararendësit. Në mbishkrimet murale nga fundi i shekullit të XVI duket stili i thjeshtuar, i cili afrohet deri tek arti i krishterimit të hershëm të epokës së familjes së perandorit të komnenëve. Mbase kanë të drejtë studiuesit të cilët mendojnë se zografët kanë ardhur nga Atoni dhe mbase janë nga rrethi i nxënësve të Shën Pimen Zografit, i cili ka punuar në rajonin e Malit të Vogël të Shenjtë. Në ndërtesën perëndimore ka mbishkrime murale nga shekulli i XIX – vepër i zografëve të Samokovos. Asen Çilingirov mendon se kryemjeshtri i zografëve është Joan Ikonografi, eventualisht djali i tij Nikolla Obrazopisov, Hristo Joveviç, Mihaill Bellstojnev – një nga zografët e fundit të Samokovos. Në hark, përveç Krishtit dhe Joan Pararendësit shikohen skena nga jeta e Shën Nikollës.”
Si në një qytezë të vogël si Marica, në periudhën osmane, është ndërtuar një kishë me afreske kaq të pasura, z. Haxhiangjellov e shpjegon këtë:
“Fshatrat rreth rrjedhës së sipërme të lumit Marica – Marica dhe Raduill, kanë qenë të njohur me prodhimin e hekurit gjatë gjithë periudhës osmane. Kjo u ka dhënë liri më të mëdha popullsisë. Qafa, drejt vendpushimit të sotëm Borovec, ka qenë e ruajtur nga mbrojtësit e saj. Kjo i ka dhënë mundësi popullsisë së krishterë të ndërtojë kisha të veta, të kremtojë festa të veta. Një shkak tjetër është se, kanë disponuar me mjete më të shumta. Në kushtet e sundimit osman, krishterimi është mënyrë të mund të ruhet identiteti, feja dhe kombësia.”
Për pjesën më të madhe të monumenteve të krishterimit në rajon, Haxhiangjellov tregon se, sipas regjistrave të ruajtura në muzeun në qytetin Samokov, fshatrat janë kryesisht me një popullsi të krishterë dhe vazhdon: Duke pasur parasysh toponiminë, të ruajtur rreth 100 vjet, që të gjitha vendet/lokalitetet/ mbajnë emra nga panteoni i shenjtorëve bullgarë. Në to janë ndërtuar faltore. Tregues në këtë drejtim është fshati Raduill ku ka mbi 40 faltore.
A nuk ka nevojë kisha “Shën Nikolla” pikturat e së cilës janë një monument artistik i kulturës, prej dhuruesve bashkëkohor, që të mund të mbetet për brezat?
“Ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve fetare është detyra jonë. Kishat e vjetra, manastiret, trashëgimia artistike e ruajtur në to është një pjesë nga thesari i kulturës sonë. Jo rastësisht gjatë viteve 60 të shekullit të XX instituti i porsakrijuar atëherë për monumentet e kulturës, pati ndërmarrë një aksion të madh mbi restaurimin dhe konservimin e kishave të vjetra. Në këtë periudhë është shpëtuar dhe kisha në fshatin Marica.”
Veselin Haxhiangjellov drejton ftesë ndaj të gjithëve, të vizitojnë fshatin dhe kishën “Shën Nikolla” prej së cilës do të ikin të mahnitur nga bukuria e arkitekturës dhe të afreskeve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Svetllana Dimitrova
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..