Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje mori njohjen e Asociacionit Ndërkombëtar të Qendrave të Kongreseve – AIPC. Kjo organizatë është një rrjet global, i cili bashkon më se 157 qendra të kongreseve në 57 shtete të mbarë botës. Dallimi jepet për administrim të mirë të qendrës së kongreseve në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare dhe është një garanci për shërbimet e siguruara dhe për organizimin e veprimtarive në territorin e tij. Megjithë sfidat, para të cilave qëndron Pallati i Kulturës për shkak të adaptimit dhe ristrukturimit të godinës në lidhje me kryesinë bullgare të Këshillit të BE-së, ekipi arrin të ruajë nivelin e domosdoshëm të punës si një nga qendrat më të mëdha dhe aktive kulturore dhe të kongreseve në Evropën Lindore, theksohet në njoftim.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..