“Akoma që në moshën 14 vjeçare fillova të mësoj dirigjim në Bratislavë, në sajë të prindërve të mi - tregon Konstantin Ilievsky. Nuk e harrova dhe pianon-dashurinë time të parë. Pasi përfundova konservatorin në Bratisllavë, vazhdova me kompozim dhe dirigjim në Universitetin për muzikë dhe arte skenike në Vjenë. Aty përfundova dirigjim tek Urosh Llajovic dhe kompozim tek Detlev Mjuler-Simens. Akoma derisa qesh në Bratislavë krijova orkestrën Sinfonietta dell’ Arte. Vjet u mbushën 20 vjet nga themelimi i tij. Në të takohen muzikantë nga shtetet e ndryshme. Detyra ime është të mund të lidh impulset kombëtare, të cilat ata i mbajnë. Shumë e rëndësishme për mua është puna me ansamblin e dhomës “Dianopolis”. Gëzohem po kështu, se çdo një stinë dirigjoj filarmoninë e Sofjes, kurse gjatë stinës së fundit fillova të incizoj me orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Më pëlqen të marrë pjesë edhe në orkestra të tjera bullgare - dirigjoj rregullisht orkestrat simfonike në qytetet Vidin, Pleven, Vraca. Jam kompozitor dhe shumë shpesh marrë porosi. Po vazhdoj me kënaqësi të paraqitem edhe si pianist. Kam të paktën nja 10-15 koncerte në vit - si solist dhe si pjesë e formacioneve të dhomës. Mendoj se, kjo është shumë e rëndësishme për çdo një dirigjent - të vazhdojë të ekzekutojë, që të mos e harrojë se çfarë do të thotë të jesh instrumentist. Në vend të parë kam kërkesa ndaj ndaj vetes sime, kurse pas kësaj edhe ndaj të tjerëve. Ka anekdote të shumta për dirigjentët dhe bile nuk mund të zgjedh se cili është më i dashuri. Por çdo një i cili merret me këtë profesion duhet të mund të ruaj në vetvete ndjenjën e fortë të humorit.”
Konstantin Ilivski ka lindur në familje muzikore. Ai e mban emrin e gjyshit të tij të vdekur – pedagog muzikor dhe specialist në degën e teorisë muzikore. I ati është kompozitor, nëna e tij dhe gjysha e tij Anna Ilievska (e cila u nda nga jeta para disa vitesh) janë pedagoge të pianos.
“Krenohem shumë për prindërit dhe stërgjyshërit e mi. Kur të jem para pianos, ose po të jap ndonjë koncert si interpretues, gjithmonë mbaj përgjegjësinë se e përfaqësoj tërë familjen Ilievsky. Gjyshi im ka mësuar në Vjenë – orkestrim te Rihard Shtraus, dirigjim te Herman Abendrot... Gjyshit tim Kirill Ilievski nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por ai është ndër kompozitorët më të interpretuar bullgarë. Në krijimtarinë e tij ai ka arritur të zhvillohet shumë. Shumë pak krijues kanë arritur ta bëjnë këtë. Nuk mund të mos them se ata janë shembuj të mëdhenj për mua, edhe si personalitete, edhe si sjellje dhe edukim. Më kujtohet fëmijëria ime, gjithmonë kishte mendime të ndryshme në shtëpi për muzikën e interpretuar nga unë. Mirëpo, me kalimin e kohës kuptova se ky është një faktor inkurajues. Ata kurrë nuk janë përpjekur ta imponojnë mendimin e tyre. Gëzohem shumë pasi kuptoj se prindërit e kanë pëlqyer punën time. Kjo është një njohje e madhe për mua.”
Për këtë profesion, përveç të gjitha vetive, ka nevojë të jesh shumë i fortë – thotë Konstantin. Dhe me siguri ai flet duke u mbështetur te përvoja e tij. Aktualisht ai është duke bërë incizime me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – Koncert për piano Nr 2 i Dmitrij Shostakoviçit, solist Aleksandër Hinçev. Vetëm gjatë dy muajve të fundit ka dirigjuar dhe ka ekzekutuar muzikë në më shumë se 20 koncerte, pas disa ditësh do të ketë akoma shfaqje. Më 4 qershor do të jetë solist i orkestrës së dhomës “Hilaris” në Bratislavë, në një vepër të kompozitorit Vlladisllav Sharishski. Ajo i është kushtuar bashkatdhetarit tonë të talentuar dhe quhet “Nit-Nat-Snok” – si emri Konstantin, por lexuar mbrapsht.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..