Në një kohë në të cilën elitat politike dhe të biznesit na bindin se, zgjedhja tonë ulet deri në momentin se çfarë do të blejmë, për të cilin do të punojmë dhe për cilin të votojmë. Qendra e porsahapur Sociale “Fabrikë për autonomi” është një gllënjkë ajër për të gjithë të cilët duan të njihen me praktikat alternative dhe me modelet e zhvillimit ekonomik. “Ne nuk duam të besojmë, se liria është vetëm për korporatat e mëdha, kurse kufijtë - vetëm për njerëzit, lexojmë në ueb faqen e kolektivit. Politika nuk është privilegj i një grupi të vogël njerëzish të cilët janë të autorizuar, por një angazhim të çdo njërit prej nesh.”
Për qëllimet dhe veprimtaritë të qendrës Sociale bisedojmë me Valentina Gjeorgievën, vullnetare dhe pedagoge në kulturologji në Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”.E pyetën se përse fabrikë dhe përse autonomi?
“Fabrika na është si trashëgimi. Qendra gjendet në një fabrikë të vjetër tekstili pranë “Urës së luanëve”, të ndërtuar në fillim të shekullit të 20. Autonomi, sepse kjo i përgjigjet dy parimeve bazë, fillimisht kjo është një hapësirë e vetorganizuar, e cila gjallërohet dhe organizohet/ drejtohet dhe kryesohet janë fjalë, të cilave u shmangemi/ nga një kolektiv prej 10-15 vetave. Kjo është një mënyrë horizontale e funksionimit. Autonomi, sepse ky është një kolektiv i cili vet i drejton ligjet e veta, dhe është i pavarur nga çdo një financim të jashtëm- ne nuk jemi të lidhur në asnjë mënyrë me organizatat joqeveritare, parti politike, bashki. Po mundohemi të shprehim modelin tonë personal të vetë mbajtjes, në fund të fundit, në fund të muajit mbledhim dhurime nga anëtarët e kolektivit dhe në këtë mënyrë paguajmë qiranë.”
Kooperativa autonome është një nga format e ekonomisë së përbashkët, të cilën fabrika i jep si qëllim vetes ta zhvillojë. Kjo është një bashkësi për këmbimin e mallrave dhe të shërbimeve nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e marrëdhënieve të tregut midis prodhuesve dhe konsumatorëve.
“Qëllimi i programit tonë është të tregojmë se ka dhe forma të tjera të këmbimit jashtë këtyre të organizuara nga tregu dhe të drejtuar nga paratë dhe nga vlera e këmbimit. Mund ti japim njëri-tjetrit atë që na është e domosdoshme, në një mënyrë falas. Startoi kursi në gjuhën bullgare për refugjatë dhe të huaj, dhe kursi për një softuer të lirë, pas kësaj në frëngjisht dhe spanjisht. Së shpejti do të kemi dhe në anglisht. Kjo është një njohuri e cila mund të ndahet. E gjithë kjo mbi parime vullnetare prej njerëzve, të cilëve ne ju ofrojmë hapësirën për veprimtari.”
Çdo javë në qendër xhirohen filma, artistik ose dokumentar, mbi një tematikë të angazhuar sociale, të cilët janë të ndjekura në mënyrë të detyrueshme prej debateve. Hyrja është e lirë. Filmat prezantojnë format e ndryshme të një aktivizimi dhe të lëvizjeve sociale në Bullgari ose nëpër botë.
Por çfarë nevojë i përgjigjet qendra?
“Mungesës së një hapësire. Ky nuk është një rrjet, nuk është një organizatë, por një vend, një hapësirë fizike në të cilën mund të takohen aktivistë , grupe, lëvizje, të cilët flasin për gjëra të ndryshme mbi të njëjtën mënyrë. Shpesh lëvizjet e ndryshme qëndrojnë në mënyrë të izoluar dhe mbase prandaj janë të dobëta. Kur grupet e ndryshme mund të komunikojnë midis tyre, të ndajnë vlerat e veta të përbashkëta dhe të debatojnë mbi to, bëhet e mundur të ndërtohet një lëvizje e fortë dhe solidare sociale. Ne tanimë punojmë me Lëvizjen për mbrojtje të të drejtave të kafshëve. Sindikata autonome e punonjësve, dVersion onlajn kolektiv, e të tjera.”
A mendoni se keni një dukshmëri të mjaftueshme në hapësirën shoqërore?
“Dukshmëria nuk është dhe kaq problem i madh, sesa qëndrueshmëria. Gjatë periudhës së protestave gjatë vitit 2013 kishte një farë aktivizimi dhe shpërthime në bazë të shkaqeve konkrete, por asnjë nga grupet të cilët morën pjesë nuk mundi të afirmohet në kohë. Kjo, ne mendojmë se vjen nga mungesa e vendit për takime, të mungesës së veprimtarive të përbashkëta, të cilat na lidhin. Atëherë kur ka një punë të pranuar të përbashkët dhe rrezik, marrjen përsipër të detyrave të përbashkëta dhe një rrugë të cilën e kaloni bashkërisht ka dhe rezultate.”
Në programin prej veprimtarive, qendra bën lidhje midis teorisë dhe praktikës-çdo javë Petër Piperkov jep mësim në të ashtuquajturin “Kurs kritik në ekonomi”, i cili përbën tradita dhe modele në të menduarit ekonomik, që prezantojnë një alternativë të modelit dominues neoliberal.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: fabrika-avtonomia.org
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..