Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar koral “Çernomorski zvuci” (“Tingujt e Detit të Zi”) sivjet është me një numër rekord pjesëmarrësish

БНР Новини
Foto: chernomorskizvutsi.com

Sot në qytetin Ballçik hapet festivali i përvitshëm “Çernomorski zvuci”. Mikpritës është kori i përzier në qytet, i cili mban të njëjtin emër. Sipas traditës në kuadrin e ngjarjes zhvillohen punishte korale. Sivjet koristët do të merren nën drejtimin e Gjeorgji Andreevit (dirigjent i përgjithshëm i korit të Akademisë Kombëtare Folklorike “Filip Kutev”), Mihaill Dellçev (dirigjent i disa formacioneve në Danimarkë) e të tjera.




Në kohë katër krijime janë të shkruara posaçërisht për festivalin dhe kanë pasur premierat e veta botërore në qytetin Ballçik. Janë interpretuar prej koreve pjesëmarrëse në festival, të krijuara nga pjesëmarrësit bullgar dhe të huaj. “Këto janë “Galjovna pesen” nga Tasho Barullov, “Agni Parfene”  dhe “Bogorodice, devo, radujsja” nga Gjeorgji Andreevi dhe “Laudate Dominum” nga Ambrozh Çopi. Posaçërisht për punën e vet me koret e huaja  sivjet  Gjeorgji Andreevi do të përshtatë disa nga këngët më të bukura në repertorin e “Filip Kutevit”.




Festivali gëzon një përkrahje të madhe dhe bashkëpunim nga bashkia në qytet, si dhe të partnerëve të vet- Ministria e kulturës, instituti Shtetëror kulturor “Qendra Kulturore “Dvoreca”, kopshti Universitar botanik-Ballçik, Lidhja e kompozitorëve bullgar, Lidhja e veprimtarëve muzikor dhe të vallëzimit bullgar, bashkimi koral Bullgar dhe shumë të tjera. Pjesa e konkursit e festivalit sivjet shënon një numër më të madh pjesëmarrësish, si dhe fondi serioz i dekorimit prej 2500 euro. Presim një betejë të diskutueshme në programin e konkursit, për shkak të nivelit të lartë të interpretimit të grupeve. Për herë të parë komiteti organizativ i festivalit do të japë dekorata në para fituesve në kategoritë e veçanta-tregon drejtori artistik Valentina Gjeorgjieva. Mes pjesëmarrësve janë koret nga Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Suedia, Ukraina, Rumania, Letonia, Çekia, Estonia dhe Rusia. Jashtë programit të konkursit miqtë e posaçëm do të zhvillojnë koncerte më vete. Këto janë kori i Grave “Perunika” nga Stokholmi-Suedi dhe grupi “Spektrum” i cili këndon pa shoqërim të muzikës “Spektrum” nga qyteti Sofja.

Ngjarjet e festivalit-nga hapja më 7 qershor deri në koncertin final më 10 qershor, transmetohen në internet.

Jemi të lumtur, se koncepti ynë doli i vërtetë, se festivali në realitet ndërton urë midis kombeve dhe kulturave, se në sajë të organizatës të Bashkimit “Bota muzikore – Ballçik” dhe kori i përzier “Çernomorski zvuci” në qytetin Ballçik vijnë njerëz nga e gjithë Evropa, të cilët dashurohen në qytetin tonë të bukur dhe kthehen përsëri-thotë akoma Valentina Gjeorgjieva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD