Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Era fryn nëpër Evropë nga Shoplluko” – “Festat e shopëve” në Elin Pelin

БНР Новини
Foto: elinpelin.org

Shopët lavdërohen se janë njerëz të gëzuar dhe të lumtur. Kanë filozofinë e vet për jetën, tradita të veta, jetesë, kulturë, një ndjenjë të papërsëritshme për humor dhe vet ironi, të cilët i ruajnë me mish e me shpirt që nga “koha e kaluar”. Ata popullojnë rajonin rreth qytetit Sofja, të quajtur Shoplluk ose krahina folklorike e Shopëve.

Shkrimtari i madh bullgar Elin Pelin, po kështu me prejardhje shope dhe patron i qytetit, i cili mban emrin e tij, i ka përcaktuar shumë saktë fjalët: ”Njerëzit më të gëzuar në botë janë shopët, sepse kjo është në natyrën e tyre-të argëtohen, të qeshin mbi dobësitë e tyre, të jenë njerëz të pjekur e të artë”. Ata janë të njohur akoma dhe me mendjemprehtësinë e vet, me këmbënguljen që kanë, të quajtur akoma “inat prej shopëve”, por dhe me ndjenjën për bukuri, të pasqyruar  në mënyrë të shkëlqyeshme në këngët, vallet, dhe veshjet popullore....

Снимка

Prej 48 vjetëve në qytetin Elin Pelin organizojnë “Festën e shopëve”, e cila vazhdon 1 javë të tërë. Fillon festa  e “Shpirtit të Shenjtë”, kurse çdo një ditë ka një përcaktim tematik, lidhur me kulturën shpirtërore dhe materiale të shopëve. Programi i tyre është i larmishëm dhe i përshtatur me çdo një llojë shije dhe preferenca. Në qoftë se vizitoni ngjarjen në qytetin Elin Pelin, do të bindeni në përrallën e mençur të shopëve: “Ne nuk lavdërohemi. Ajo, tona duket. Ajo vet lavdërohet”.

Снимка

Një ftesë drejton dhe zonja Reni Nikollova nga ekipi organizativ i cili drejton prej viteve festat e shopllëkut:

Për vit të radhës, me fjalë të tjera prej 48 vjetëve “Festa e shopëve” është një traditë, e cila merr pjesë jo vetëm në kalendarin tonë kulturor, por dhe në jetën tonë sociale. Kjo traditë është emblema e qytetit tonë dhe na detyron të jemi mbrojtësit e saj të denjë dhe trashëgimtarët. E ka zanafillën e vet që nga viti 1970 në bazë të idesë të Bllagoj Stratievit dhe kryetari i atëhershëm i bashkisë Stojan Kirillov. Në këto ditë festojnë jo vetëm shopët, por mundohemi të afrojmë dhe shumë miq , bile jashtë kufijve të Bullgarisë. Përmbajtja është e lidhur me këngët tradicionale, vallëzimet, humori nga Shoplluku. Sivjet është nën titullin: “Një rritje të traditës” dhe zhvillohet nga data 5 deri më 11 qershor. Presim miq nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë. Do ta shëtisim shopin nëpër Rodopet, nëpër malin Pirin dhe do ta transferojmë në Trakinë e bukur dhe pjellore. Të gjitha ditët e festave janë të përmbushura me ngjarje, ku qëllimi tonë është që çdo një qytetar dhe miku tonë të afrohet deri në gjinitë e ndryshme të arteve: këngë vendase, valle, pikturim, letërsi, arte të aplikimit. Nuk i kemi harruar dhe adhuruesit e sportit, të kulinarisë, veshjet popullore bullgare dhe të kafshëve të dashur shtëpiak. Ditën e shtunë do të parakalojnë vajza të bukura bullgare me veshje popullore bullgare, të cilat do të dalin në garë për titullin shopja më e bukur. "

Снимка

"Ne shopët  jemi të hapur drejt botës. Qyteti Elin Pelin është i vëllazëruar me qytetin Leskovac-Serbi. Do të kemi miq dhe nga Rumania. Presim dhe programet e ansambleve: “Pirin”, “Trakia”, formacioni gajde dhe daulle”, Nikollaj Sllaveev, Ana Maria dhe formacioni “Ritmet Bullgare”. Do të paraqiten dhe grupet vendase folklorike pranë vatrës së kulturës në qytet, ansambli i shopëve-krenaria e qytetit tonë, orkestra e dhomës “Stefan Stefanov”, po kështu dhe ansamble nga Sofja dhe Kjustendilli e të tjera. Ftoj çdo ditë sipas interesit personal dhe dëshirës të vizitojë “Festën e shopëve” 2017 në qytetin Elin Pelin.





Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: elinpelin.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD