Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktori Kurtev – udhëtim rreth botës për ditëlindjen e tij të 80-të

БНР Новини
Foto: BGNES

“Unë doja që ta bëj këtë vizitë rreth botës në fund të jetës sime, sepse e gjithë jeta ime ka kaluar në ndërtimin e jahteve dhe të lundrimit me to. Për ndryshe do ta ndieja veten sikur nuk kam realizuar ndonjë gjë në jetën time. Duhej të vendosja në kapak përsipër. Të vizitojë anë e mbanë botës” – këtë na tregon në fund të vizitës së tij të bërë rreth botës doktori Vasill Kurtev. Ai i cili ka shkelur mbi tokë pas 22 muajve në detin e hapur, kapiteni i jahtit “Odesos” qe i pritur në mënyrë festive në stacionin detar në qytetin Varna – me kurorë me lule dhe nën tingujt e orkestrës përfaqësive frymore të Forcave Ushtarako-Detare. Kurtev është bullgari më i moshuar, i cili ka bërë një turne rreth botës me jahte. Përmes historisë së vet jetike marinari dëshmoi përpara botës se, pleqëria është një kategori e frymës dhe e shpirtit por jo e trupit dhe se ëndrrat nuk kanë moshë.

Ai ka lindur më 22 janar 1937 në qytetin Mangalia në Rumani, kurse pas kësaj është transferuar në Kavarna. Vasill Kurtevi rritet afër detit dhe akoma si i vogël, konstrukton varka.

Varkat e para të bëra prej meje nuk qenë shumë të mira e të përshtatshme. Kishte vështirësi të shumta. Nuk ke dijet e duhura. Nuk ke mjeshtëri. Pak nga pak cilësia përmirësohej”, zhytet thellë në mendimet e tij stomatologu për nga profesioni, por lundrues për nga përkatësia, në një intervistë përpara kolegut tonë nga “Radio Varna” Matej Todorov.

Në udhëtimin e vet rreth botës doktori Kurtev niset më 5 gusht 2015 që të bashkohet për herë të radhës me stuhinë e detit, që të mund të shijojë perëndimin e diellit dhe lindjen shpresëdhënëse, të evitojë erën, stuhitë dhe sprovat e egra, të cilat e presin udhëtarin e vetmuar. Le pas shpine mbi 25 000 milje detare. Më e vështirë del etapa e fundit nga udhëtimi:

Pjesa e dytë e Oqeanit Indian, ku kishte erëra të parregullta të dobëta, ecte me vështirësi. Një nga etapat e fundit nga Siri-Lanka deri në hyrjen drejt Suezit më harxhoi 44 ditë. Ky është kalimi më i gjatë në jetën time. I mëparshmi, përpara viteve ishte 41 ditë, kur e kalova mes përmes Oqeanin Atlantik. Jashtëzakonisht e vështirë qe në Detin e Kuq – përsëri pa erë, ose një erë përballë, përsëri periudhë pa erë dhe ti qëndron në një vend. Kjo është një sprovë e madhe”, tregon Vasill Kurtev, duke treguar se ky lundrim nuk ka qenë i menduar si një aventurë solo.

СнимкаU nisa me një njeri tjetër. Atij iu nevojit të kthehet. Nuk kishte se kush. U paraqit një dëshirues, por bëmë një kalim dhe hoqi dorë. U kthye. Është e ditur se e kam kaluar Atlantikun vetë. Unë qesh i përgatitur” – tregon pronari i jahtit.

Për këtë të fundit, dëshmojnë dhe 3 dekoratat e tij “Globi i artë” për një arritje më të mirë në lundrimin detar bullgar me vela – të Fondacionit “Kor Karoli”, Kjo dekoratë është e themeluar në kujtesën e një guximtari tjetër – kapiteni Georgi Georgiev – bullgari i parë, një lundrues detar i vetmuar, i cili ka vizituar botën. Dekorata e parë është nga viti 1982 për një turne të Detit të Zi me jahtin “Nord”, i cili siç u bë e qartë gjatë këtyre ditëve, do të vendoset në zonën pushimore të qytetit detar Kavarna dhe do të kthehet në një atraksion turistik. Dy vjet më vonë një njohje i sjellë pjesëmarrja në regatën transatlantike OSTAR. Dekorata e tretë është për një lundrim nga Kavarna deri në Njuport, Roud Ajllënd, Shtetet e Bashkuara, me jahtin “Bizone” nga data 1 gusht 2009 deri më 26 qershor 2010.

Doktori Vasill Kurtev ia përkushton këtë lundrim rreth botës vëllait të tij të vdekur Nedellço. Në të kaluarën të dy vëllezërit kanë treguar, si pasion drejt konstruktimit të varkave, kështu dhe udhëtimet e veta. Jahti komod e planifikuar në mënyrë racionale “Odesos” me të cilën lundron dhe e kalon oqeanin botëror, është një veprimtari e Nedellços.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD