“Një forcë të pashtershme”, “një ndikim magnetik” – vështirë mund të përshkruash vetëm me disa fjalë vallet popullore bullgare dhe t’i fusësh në kufirin e një farë përcaktimi. Duke ruajtur anën shpirtërore të bullgarëve gjatë shekujve, ata janë një vitalitet dhe emocione pozitive, të gërshetuar në një ritëm të papërsëritshëm jo të drejtë. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz të rinj, të tërhequr pikërisht nga magjia e valleve popullore, rizbulojnë pasurinë e tyre. Mes tyre është Maria Delimihaleva, për të cilën vallet popullore nuk janë vetëm një liri dhe çlodhje nga stresi i tepërt dhe tensioni, por edhe një karikim psikik.
“Ndien një lloj të ri energjie dhe kur kapesh në valle me njerëzit pranë teje dorë për dorë, përmes teje sikurse kalon një farë tensioni prej një energjia elektrike dhe ndihesh si një e tërë me ta – shënon Maria. – Të pushtuar nga po ky pasion, përfshihemi në ritmin e valleve popullore bullgare. Vetëm një njeri i cili nuk është afruar pranë kësaj magjie të valleve, nuk ka sesi ta kuptojë. Përveç kësaj kontaktet, të cilat i krijon me njerëzit e tjerë janë të shkëlqyera. Ne vendosëm miqësi të shkëlqyera me të gjithë këta njerëz, të cilët kanë vendosur t’i përkushtojnë një pjesë nga koha jonë pikërisht valleve popullore. Vetë unë gëzohem se, në kohën e sotme gjithnjë e më shumë njerëz të rinj tregojnë interes ndaj folklorit bullgar, kanë dëshirë ta mësojnë, të zhyten në të, në atmosferën e tij. Kjo është një pjesë prej nesh, nga thelbi ynë, nga kjo të ruhemi me të vërtetë si popull, si njerëz të cilët kanë një trashëgimi të vlefshme. Prandaj më sjellin një kënaqësi të madhe, sepse përmes valleve kontribuojmë të ruhet diçka prej nesh, nga jeta jonë, nga kultura jonë. Në këtë mënyrë kthehemi në ruajtës dhe mbrojtës të folklorit bullgar, të traditave bullgare.”
Për njerëzit të cilët njëherë janë afruar me ritmet e valleve popullore bullgare, kënaqësia në çdo një drejtim është e pakrahasueshme.
“Me siguri vallet kanë një ndikim pozitiv mbi frymën e njerëzve, pasi sjellin një emocion dhe energji kaq të madhe-është i bindur Danko Poljakov, i cili të paktën dy herë në javë ndan kohë për valle popullore. Nuk ka sesi të mos fillosh të mendosh në mënyrë më pozitive, të ndërmarrësh më pozitivisht gjërat, të mundohesh të jesh një e tërë me të tjerët, sepse vallet popullore janë diçka individuale. Që të mund të hysh në ritëm, ti duhet të jesh në sinkron me të tjerët, të mund të gjesh lidhjen me ta, nganjëherë të lësh pas dore emocionet dhe gjendjen tënde personale, të zgjasësh dorë drejt njeriut, i cili mbase në këtë moment nuk është në gjendjen e duhur shpirtërore. Për mua personalisht ka një ndikim shumë pozitiv, më bën më të duruar ndaj njerëzve rreth meje, më të përgjegjshëm dhe një pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. Të paktën për kohën në të cilën luaj valle sikurse transportohem në një përmasë tjetër. Atëherë që të gjithë harrojmë gjërat e vogla nga ditët e përditshme. Bile kur takojmë ndonjë farë vështirësish, në vend që të dëshpërohem, stimulohem të zhvillohem, të ndryshoj, të përvetësoj të renë. Një ndikim pozitiv ka dhe e qeshura, sepse ne me të vërtetë dëfrejmë bile, kur takojmë vështirësi gjatë mësimit të hapave ose koordinimin e lëvizjeve të duarve dhe të këmbëve.”
Për njerëzit, të cilët shkojnë rregullisht në vallëzimet popullore, emocioni vazhdon dhe pas provave. Ata udhëtojnë bashkë jo vetëm nëpër Bullgari, por dhe në vendet fqinje ballkanike, ku rregullisht organizohen ngjarje folklorike. Nuk i lënë pas dore dhe ditët e pushimit, që të mund të përmbushen me një energji pozitive në natyrë, të mund të çlodhen dhe të vallëzojnë në të hapur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..