Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm me fotoaparat mund të kalosh “përmes nëntë maleve në të dhjetën”

БНР Новини
3
“Lindja e diellit nga maja Popova kapa”, Dobrin Minkov

Është verë! Rrezet e diellit ngrohin me bollëk. Retë e bardha ose ylberi që del pas shiut të shkurtër krijojnë një ndjenje gazmore dhe dëshirë që ky çast të mbetet përgjithmonë në filmin e fotoaparatit. Në fotografimin e peizazheve malore duket më mirë talenti i fotografit. Këtë e kishin të qartë organizatorët e konkursit të radhës për fotografë amatorë. Motoja e veprimtarisë është një frazë e një përralle popullore bullgare, subjekti i së cilës është një trim sypatrembur, i cili për të mundur dragoin kalon nëntë male për të vajtur në malin e dhjetë. Ftesa ndaj të gjithëve iu drejtua nëpërmjet rrjeteve sociale që në mars me fjalët: “mali është një figurë magjike, i cili është gjithnjë diku lart dhe provokon imagjinatën të bëjë udhëtime sipër mbi bjeshkët e tij. Në se ndjeni lidhje midis vetes dhe natyrës, ju ftojmë të përfshiheni në sfidën tonë fotografike. Shpresojmë, që nëpërmjet fotografive të arrijmë larg e larg! Përmes nëntë maleve në të dhjetën...

“Magjia e agimit”, Tjunçer EminovMë se 1600 admirues të malit dërguan fotografitë e tyre, të cilat u rregulluan në një lulishte në qendrën e kryeqytetit. Ka peizazhe nga malet Rilla, Rodopet, Pirin. “Një konkurs me një temë të tillë organizohet për herë të parë. Ai është i orientuar te ata të cilët e duan malin” – rrëfen Nedellço Kadiev – menaxher dhe njeri prej organizatorëve të konkursit. Vet ai është i pasionuar pas malit dhe artit fotografik.

“Maja Todorka”, Dobrin MinkovDëshirojmë të provokojmë njerëzit të mendojnë çfarë e bënë një fotografi të mirë. A është kjo kompozimi, drita, rakursi nga i cili vështrohen objektet. Fotografitë, të cilat e kanë ato karakteristika vlerësohen më lartë nga juria. Në një konkurs të tillë fotografi ka rëndësi, sepse ai zgjedh si të prezantojë një kuadër. Drita luan rol kryesor, sidomos kur fotografohet në çastet e zbardhjes së dritës, ose të perëndimit të diellit, sepse bëhet fjalë për fotografimin e natyrës. Juria kur caktonte fotografitë nuk dinte emrat e pjesëmarrësve. Ndër 23 veprat e zgjedhura, fotografinë “Mundime” të Radosllav Stoillovit e klasifikuam në vendin e parë. Në vend të dytë është vepra “Magjia e agimit” e Tjunçer Naimovit, ndërsa e treta është fotografia “Todorka” me autor Dobrin Minkov. Fotografia, të cilën e dalluam dhe ishte më e mira për ne “Mundime” prezanton një njeri, i cili gjatë dimrit bënë përpjekje të ngjitet në një majë malore. Ka erë e fuqishme, e cila i pengon të ecën, trupi i tij është i përkulur lehtë për të përballuar dëborën e cila ngrihet dhe rrotullohet nga forca e erës. Fotografia prezanton mundimet, të cilët i bënë njeriu për të përballuar peripecitë natyrore vetëm i vetëm t’i ngjitë majës. Personalisht edhe unë fotografoj peizazhe në mal, por rrallë bëj ekskursione vet. Zakonisht kur ne, fotografët, ecëm drejt ndonjë maje shumica e njerëzve kthehen nga aty. Kështu që fotografimi ka prioritetet e veta. Shumica e njerëzve shkojnë në mal për të admiruar natyrën.

“Mundime”, Radosllav StoillovNjë grup tjetër adhurues të fotografisë janë fëmijët, të cilëve u pëlqen të fotografojnë rrethanat ekstreme. Tashmë ka disa raste të nxënësve të dëmtuar, të cilët u përpoqën të bëjnë fotografi nga kënde të rrezikshme. Ngandonjëherë ata paguajnë me shëndetin, të mos flasim se ka raste edhe me humbjen e jetës.

Kjo është një sjellje e pashpjegueshme – thekson Nedellço Kadiev. – Fotografi të tilla duhet të bëhen nga fëmijë të rritur ose nga të moshuar të cilët mund të vlerësojnë situatën dhe të parashikojnë rrezikun. Përjashta njeriu gjithnjë duhet të jetë i vëmendshëm dhe të marrë në konsideratë situatën, sidomos kur është në mal. Në se njeriu mendon, atëherë do t’i kursej vetes shumë probleme dhe vështirësi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: konkurs.photopavilion.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD