Bullgaria është duke përgatitur plane të mëdha për riarmatosje me vlerë mbi 2 mlrd euro deri në vitin 2029. Kjo i detyrohet vjetrimit të teknikës, e cila është kryesisht ruse, ashtu dhe ftesës së NATO-s ndaj vendeve-anëtare për të livruar për qëllime ushtarake 2 për qind prej PBB-së. Përveç kësaj Sofja ndihet deri diku e kërcënuar si nga terrorizmi, ashtu dhe nga veprimet luftarake në Lindjen e Mesme dhe mungesa e stabilitetit në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Çfarë disponon deri tani Bullgaria dhe çfarë ka në plan të blejë, që ta modernizojë ushtrinë e vet të paktën deri në standardet e pranueshme mesatare perëndimore dhe të NATO-s?
Ushtria bullgare është profesionale dhe teorikisht përbëhet prej 30 mijë ushtarakësh. Duke pasur kufij të përbashkët me vendet-anëtare të NATO-s, Bullgaria komuniste i mirëmbante shkëlqyeshëm forcat e saj ushtarake dhe merrte nga Moska teknikë dhe pajisje të tjera të domosdoshme. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe të komunizmit Bullgaria e ndryshoi rreptas kursin dhe u bë së pari anëtar i NATO-s, pas kësaj edhe i Bashkimit Evropian. Ndërkaq, ajo refuzoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe e zëvendësoi me ushtri profesionale. E gjithë kjo do të ishte shumë pozitive, në qoftë se kjo pamje e bukur nuk prishej nga prapambetja e madhe teknologjike e forcave të armatosura bullgare, të cilat me disa përjashtime të vogla mbeten të pajisura me sisteme dhe armë nga koha e komunizmit. Përveç kësaj numri i ushtarakëve u ul në mënyrë drastike, madje para pak kohe u njoftua se 6000 vende pune janë të pazëna dhe nuk ka kandidatë për paga fillestare është 300 euro.
Pas shumë debatesh se çfarë dhe si t’i modernizojmë sistemet e armatosura Bullgaria, u bë e qartë se nuk ka kohë për shtyrje. Edhe qeveria, edhe Parlamenti, edhe Presidenti pothuaj njëzëri miratuan qëllimet e ushtarakëve bullgarë për ta reformuar ushtrinë me zgjedhës të rinj, anije të reja dhe makina të reja të blinduara për këmbësorinë. Madje paratë tashmë janë parashikuar dhe shuma tejkalon 2 mlrd e euro për periudhën deri në vitin 2029.
Problemi i madh dhe kundërshtimet e mëdha në rrethet e klasës politike janë lidhur me pyetjen: Çfarë blihet dhe nga ku blihet? Për miratimet nga Komisioni special i ekspertëve i Ministrisë së Mbrojtjes shpërthyen skandale të mëdha dhe u formua një komision special parlamentar, i cili t’i studiojë faktet dhe rrethanat rreth blerjes eventuale të këtij avioni. Nuk është përjashtuar që tronditje të tilla të ketë edhe në lidhjen e marrëveshjeve për armë dhe sisteme të tjera, sepse interesat financiare janë shumë të mëdha.
Dhe këtu bëhet pyetja nëse gjithçka duhet të blihet nga Perëndimi, ose industria ushtarake bullgare, e cila në të kaluarën dispononte një fuqi të madhe, mund të përfshihet në riarmatosjen e ushtrisë. Siç tërë ekonomia shtetërore në atë kohë, edhe kompleksi ushtarako-industrial i vendit përjetoi vite të vështira të tranzicionit nga komunizmi drejt demokracisë, por prej 5-6 vitesh filloi të lulëzonte kryesisht për shkak të konflikteve në botë. Uzinat ushtarake bullgare punojnë kryesisht për eksport, i cili kap shumën prej gjysmë mlrd eurosh në vit. Prodhohen kryesisht municione, armë të lehtë (automate Kallashnikov) sisteme për monitorim, optikë ushtarake, mjete për komunikim etj. Ekspertët janë të mendimit se uzinat ushtarake bullgare mund të marrin pjesë në riarmatosjen e ushtrisë. Ka pak të ngjarë sa u përket gjuajtësve, sepse Bullgaria nuk ka as përvojë, as kuadro në ndërtimin e avionëve. Mirëpo, pasi me këmbënguljen e Sofjes kjo do të jetë një marrëveshje ofsete, domethënë “do të blejmë po të investoni te ne”, është krejtësisht e mundur që edhe ndërmarrjet ushtarake bullgare të marrin rekomandime nga firma suedeze SAAB. Si nënekzekutues për riarmatosjen mund të punojnë edhe uzinat që prodhojnë anije në Varna në bregun e Detit të Zi. Specialistët supozojnë se të paktën 20-30 për qind e punës sa i përket ndërtimit të dy anijeve ushtarake mund të kontrollohen nga firmat bullgare. Është e ngjashme situata edhe sa u përket makinave të blinduara për këmbësorinë. Madje këtu pjesëmarrja bullgare mund të jetë më e madhe, sepse makina të tilla janë bërë dikur edhe në Bullgari, kurse prodhimi i tanishëm i teknikës për qitje, i optikës ushtarake etj. janë të një niveli modern dhe mund të përdoren pa probleme në makinat e ardhshme luftarake, pavarësisht se cila firmë perëndimore do ta fitojë porosinë.
E gjithë kjo duket mjaftë optimiste për industrinë bullgare dhe për të ardhmen e saj. Akoma më tepër se krahas zhvillimit të tregut të brendshëm, nuk ka sinjale të qarta se konfliktet në Lindjen e Mesme së shpejti do të shuhen. Nuk është e rastit se uzinat e mëdha ushtarake bullgare vazhdimisht janë duke kërkuar krahë pune.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..