Megalite, protodolmene, gjigante antropomorfike prej guri. Duken sikur kanë dalë nga përrallat dhe ndodhen në vende të fshehta, të paprekura nga turmat e turistëve.
Kështu në librin e vet të dytë Nikollaj Niniovi na njeh me shumë “kurthe” të kohës, të cilën mund ta shikojmë duke imagjinuar se ndodhemi në një makinë të kohës.
Sheshe rituale, mbrojtës, sundimtarë të botëve natyrore dhe toponime me gurë të mëdhenj, të cilët janë protagonistët e këtyre vendeve përrallore.
Format e tyre shpesh janë të çuditshme – të shpuar, të përdredhur apo paralelë, me peshe 50-60 tonë.
Aksesi tek këto krijime të mahnitshme të natyrës me njëfarë “retushi” prej qytetërimi nuk është i lehtë për shumicën prej nesh. Dhe ndoshta kjo është diçka e mirë për mbrojtjen e tyre.
Në libër ka të dhëna të sakta GPS dhe me autorin jemi gati të vëmë bast që është i mundshëm zhvillimi i turizmit aventuresk – udhëtime me drone. Tani për tani këto udhëtime janë vetëm vizuale.
Jo të gjithë njerëzit mund t’i dallojnë format menjëherë. Kjo bëhet pas shikimit të dytë ose të tretë. Dhe me siguri për këtë ka nevojë për imagjinatë të pasur. Kështu është gjetur një nga “fytyrat” dhe një formë tjetër të “Ëndrave të përsëritura” të të njëjtit autori. Me librin e tij të ri “Koha shikon me dhjetë sy”
Nikollaj Ninov drejton mesazhet e tij tek njerëzit, për të cilët ndjekja e ëndrrave i jep kuptim jetës së tyre.
Megaliti “Zemra” është një nga format që lehtësisht dallohet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..