Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ai, i cili ka shpellë, do të shpëtohet”

I vetmi manastir në shkëmb që funksionon në Bullgari është “Shën Dhimitër Basarbovski”

БНР Новини

Rajoni i Bullgarisë Verilindore është plotë shumë manastire në shkëmb, të datuara që në epokën e Mesjetës. Të dislokuara lart në vende të paarritshme në shkëmbinjtë prej gurësh gëlqerorë, ato kanë qenë vend për veçim dhe lidhje me Zotin. Sot këto manastire janë shpallur monumente të kulturës dhe nuk funksionojnë. I vetmi manastir në shkëmb në territorin e Bullgarisë, që funksionon edhe sot e kësaj dite, është “Shën Dhimitër Basarbovski”, i cili gjendet në rrjedhën e lumit Rusenski Llom, afër fshatit Basarbovo. Si shpjegohet ekzistenca e kaq shumë manastireve në shkëmb në Bullgari? Ja se çfarë na shpjegoi drejtori i Muzeut Historik Regjional në Ruse, prof. Nikollaj Nenov:

Снимка

Një prej shkaqeve kryesore për ndërtimin e tempujve është fetare. Një tekst i njohur nga Mesjeta në vendin tonë thotë: “Ai, i cili ka shpellë, do të shpëtohet”, domethënë kemi një koncept special për shpëtim dhe kjo është shpella jonë, në rastin konkret kisha. Përveç kësaj ka rajone karstike, ku ka mundësi të ndërtohen kisha në shkëmbinj. Mirëpo, në vend të parë është besimi. Atëherë askush nuk ka jetuar pa fe, pa besim.

Снимка

Ja se çfarë thotë prof. Nenov për të dhënat më të hershme historike për ekzistencën e Manastirit Basarbovski në shkëmb.

Nga analizat e studiuesve mësojmë për praninë e njeriut në këto shpella gjatë dekadave të para të krishterimit bullgar. Ky është shekulli IX. Ne shikojmë në disa prej shkëmbinjve piktura me drerë, diej, mbishkrime të vogla, kryqe. Këto janë pikturat – grafitë të zbuluara nga studiuesit. Disa prej tyre janë që nga epoka para Krishterimit, disa të tjera – pas kësaj. Që gjatë dekadave të para të pranimit të Krishterimit – gjatë shekullit IX-X, me siguri edhe atje, ku është Manastiri “Shën Dhimitër Besarbovski”, ka pasur kisha në shkëmb, ndoshta më vonë ka pasur edhe manastir.

Снимка

Cilët janë studiuesit, të cilët e kanë studiuar manastirin dhe në cilat vite?

Një prej studiuesve më të njohur është Karel Shkorpil, ky shkencëtar i njohur çeko-bullgar i vuri themelet e arkeologjisë bullgare. Në kohën më të re prof. Todor Mollov nga Universiteti i Veliko Tërnovos, në bazën e shumë burimeve me shkrim shkroi analiza për manastirin dhe kuptohet për Shën Dhimitrin.”

Снимка

Prof. Nenov thotë se në kishë nuk ka mbishkrime origjinale murale dhe na shpjegon se “Kur Karel Shkorpil, në fund të shekullit të XIX e vizitoi manastirin, ai pa vetëm shpella të zbrazëta. Në vitin 1937 murgu Hrisan, i cili erdhi nga Manastiri Pllakovski, e rimëkëmbi me ikona dhe mbishkrime të reja murale.

Снимка

Prof. Nenov na shpjegon se çfarë ka qenë roli i manastirit “Shën Dhimitër Basarabovski” në të kaluarën, kur manastiret ishin qendra të kulturës:

Manastiri “Shën Dhimitër Basarbovski” ka një pozitë të veçantë në historinë bullgare. Ai është pjesë e një serie manastiresh në rrjedhën e lumit Rusenski Llom. Një prej manastireve më të njohura në këtë rajon është Kishat Shkëmbore të Ivanit. Bëhet fjalë për një manastir patriarkal me skriptoriume – vende, ku shkruhen libra, ku kanë banuar njerëz të arsimuar. Për këtë dëshmojnë dhjetëra mbishkrimet murale në qelitë e dikurshme. Si rezultat i dasmës së Ivan Aleksandrit – më vonë mret bullgar, me princeshën vllahe Theodora, është dhuruar, si pjesë e pajës së princeshës, një manastir me një fshat. Manastiret në kohën e Mesjetës Bullgare kanë qenë feudalët e vetëm të vërtetë. Domethënë manastiri ka disponuar fshatra të veta, me njerëz, të cilët kanë punuar për të. Ardhja e kësaj familjeje vllahe Besarab, ia ka dhënë emrin fshatit dhe manastirit. Këtej e tutje deri në fund të shekullit të XVI ky manastir ka qenë i gjallë.

Снимка

Manastiri në shkëmb “Shën Dhimitër Basarbovski” është shpallur monument arkeologjik i kulturës. Prof. Nenov bën konkluzionin: “Sot nuk ka mbeturina të dukshme arkeologjike. Manastiri është i vlershëm për shkak të arkitekturës së tij në shkëmb dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm. Shkorpil na shpjegon se si janë gjetur monedha nga Antikiteti, pllakën përkujtimore të Dianës, flitet edhe për pllakën e Bakhusit.” Gjatë viteve të kaluara manastiri u rinovua dhe pranë tij u ndërtuan dhoma të reja. Në të kaluarën veprimtaria bamirëse ka qenë shumë e rëndësishme në ndërtimin e kishave dhe manastireve. Prof. Nenov na shpjegon se çfarë është situata sot:

Situata është e ngjashme. Në të kaluarën njerëzit e pasur, kurse në luginën e Rusenski Llomit edhe mbretërit bullgarë, kanë qenë dhurues. Kisha e re është ndërtuar bashkë me hapësira të reja dhe dhoma të reja në manastir, si dhurata të shumë qytetarëve bullgarë dhe familjeve bullgare, dhe me përkrahjen e shtetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD