Më 18 korrik shënojmë 180 vjet nga lindja e revolucionarit Vasill Levski. Apostulli i Lirisë Bullgare, siç e quanin bashkëmendimtarët e tij kur akoma ishte gjallë, ndërtoi një rrjet të gjerë të komiteteve revolucionare dhe arriti të zgjoi etjen për liri te bullgari në kohën pesëshekullore osmane. Sot emri i revolucionarit Levski është sinonim i vetëmohimit, ndershmërisë, trimërisë dhe besimit në të drejtën e secilit të jetojë i lirë dhe me nderë.

“Nëpër gjurmët e Levskit” – me këtë ide para 23 vitesh  mësuesi i historisë Vasill Kopçev nga qyteti Pleven nisi nga Manastiri i  Trojanit dhe arriti deri te qytetet Sopot dhe Karllovo duke rrethuar vendet lidhura  me veprimtarinë e Apostullit. Sot të sfiduarit të kalojnë kreshtën e pjesës  qendrore të malit Stara Pllanina janë 300 entuziastë të ndarë në shtatë grupe.  “Punojmë kryesisht me nxënës nga shkolla të qytetit Pleven", shpjegon doktoresha  Galja Cvetkova, e cila që prej dy vitesh është udhëheqëse e kësaj nisme  kombëtare. 

"Terreni përmes kreshmës së Ballkanit Qendror është i ndërlikuar,  shtëpitë malore janë me kapacitet të kufizuar, gjë për të cilën grupet janë nga  30 deri në 40 veta – nxënës me udhëheqës malor, mësues dhe mjekë.” Doktoresha  Cvetkova tregon, se përgatitja për këtë nismë përfshin trajnimin e teknikave të  ndryshme malore, frekuentimin e objekteve dhe muzeve historike, njohjen me  jetën e Levskit dhe bashkëmendimtarëve të tij nga krahina e qytetit Pleven.  Pikërisht nga ky qytet është Danaill Popov, i cili konsiderohet se ishte “dora  e djathtë e Apostullit”. “Brenda këtyre 23 viteve nxënësit, me të cilët  realizuam marshimin e parë rritën dhe tashmë në këtë veprimtari përfshihen  fëmijët e tyre.” 

Të gjithë pjesëmarrësit në marshim do të marrin pjesë në kremtimet, të cilat bashkia e qytetit Karllovo organizon me rastin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit Vasill Levski. Më shumë emocion sjell mbrëmjen, kur të rinjtë mblidhen së bashku që të argëtohen dhe të interpretojnë këngë patriotike dhe popullore. Hollësi për Nismën Kombëtar “Nëpër gjurmët e Levskit” sjell doktoresha Galja Cvetkova:
“Në punën e tij vetëmohuese për organizimin e lëvizjes  revolucionar çlirimtare Vasill Levski disa  herë e rrethoi Bullgarinë, duke qëndruar në vendbanimet e vogla dhe në  manastiret. Kjo për arsye se aty kishte më pak mundësi që turqit të zbulojnë.  Për këtë arsye pothuajse çdo vendbanim ruan ndonjë legjendë lidhur me jetën e  Apostullit." 

Një fshat i tillë është Goljam Izvor në rajonin e qytetit Teteven.  Aty shëtitorja qendrore para vatrës vendore të kulturës mban emrin e  revolucionarit Vasill Levski. Një shtëpi muze ruan relikte lidhura me veprën e  tij. Dhe kjo nuk është e rastit – pikërisht këtu në vjeshtën e vitit 1872  Levski themeloi Komitetin e Parë Revolucionar të Rrethit në Bullgari. 

“Jeta në  vendbanimin tonë zhvillohet normalisht. Mirëpo, kur bëhet fjalë për Levskin  diçka sikur ndryshohet. Njerëzit fillojnë të flasin sikur jo paraardhësit, por  vet ata ishin me të”, rrëfen kryetari i bashkisë së fshatit Goljam Izvor Ilijan  Marinov. Ai e ndjen veten tepër të krenarë se në fshat edhe më sot është i  ruajtur hani i vjetër, pra vendi ku u themelua Komiteti i Parë Revolucionar i  Rrethit. Sot ai është shtëpi muze “Vasill Levski”. “Godina është autentike, ajo  nuk është as e djegur, as e shkatërruar. Prandaj secili, që do të prekë traun  mbi portën e hyrjes mund të jetë i sigurt, se e ka vënë dorën mbi vendin e  prekur edhe nga Apostulli i Lirisë. Është e ruajtur punishtja e vjetër e  hekurit, e cila shpërbente për prodhimin e veglave, por edhe të patronëve dhe  armëve të domosdoshme për Luftën Çlirimtare." 

"Ruhet edhe fuçia e vjetër e verës,  në të cilën Levski fshihte në rast kontrollimeve të papritura. Edhe këtu tregohet  legjenda, se pronari i hanit vihej përbrenda një shishe të madhe me eliksir  prej rrushi. Kështu kur zaptijet hynin në han pronari fillonte të mbush gota me  verë pikërisht prej kësaj fuçie. Asnjeri nuk guxonte të hapë fuçinë dhe Levski  qëndronte i fshehur.”

“Po vjen koha kur bullgari nuk do të jetë më rob, por njeri i lirë” – shkruan Apostulli i Lirisë Vasill Levski në vitin e largët 1872 në një letër i dërguar Komitetit të Parë Revolucionar të Rrethit themeluar prej tij në fshatin Goljam Izvor. Disa muaj më vonë Apostulli u arrestuan dhe në dimrin e vitit 1873 i ngjiti Golgotën e vet – trekëmbëshin, i cili ngrihej në afërsi të vendit, ku sot në Sofje ngrihet monumenti i tij. I qetë Vasill Levski pranoi kungatën e fundit me fjalët: “Gjithçka të cilën e kam bërë, e bëra për Atdheun”.
Populli bullgar u çlirua nga pushtuesit osmanë në vitin 1878, ndërsa amaneti i Apostullit për “Republikë të pastër dhe të shenjtë” vazhdon të jetë pjesë e idealit kombëtar dhe synimit të bullgarëve atdhedashës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë nga fshati Goljam Izvor u siguruan nga kryetari i bashkisë Ilijan Marinov
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re