Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk është palë në mosmarrëveshjen për emrin e Maqedonisë, por ka qëndrimin e vet

БНР Новини
Matju Nimic shikon një shans të ri për arritjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Foto: BGNES

Që kur në vitin 1991 u shpall shtet i pavarur, Maqedonia ka probleme me njohjen e emrit të saj. Në kushtetutë ajo vetemërohet Republika e Maqedonisë, por Greqia imponoi veto mbi këtë emër dhe për këtë mosmarrëveshje edhe më sot në OKB-në dhe në BE-në për shtetin maqedonas zyrtarisht shfrytëzohet emri i “përkohshëm” Ish Republika Jugosllave Maqedonia. Disa vende, duke përfshirë edhe katër anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – SHBA-ja , Britania e Madhe, Rusia dhe Kina, njohën Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Bullgaria gjithashtu, ndërkaq e para në botë, njohu Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe tani, kur mosmarrëveshja midis Shkupit dhe Athinës ka të ngjarë të zgjidhet thekson, se megjithëqë nuk është palë në këtë diskutim, interesohet për zgjidhjen e problemit.

Në deklaratat e bëra para mediave maqedonase në fillim të gushtit ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dha të kuptohet, se Sofja nuk do të pranojë emra si “Republika Veriore” ose “Republika e Sipërme” Maqedonia, sepse përkufizime të tilla gjeografike supozojnë pretendime ndaj pjesës jugperëndimore të territorit të Bullgarisë, e cila quhet Maqedonia e Pirinit. Maqedonia gjithashtu hedh poshtë idenë për një përkufizim gjeografik në emrin e saj të ardhshëm. Lidhur me këtë një media greke supozoi, se në ecurinë e bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë Sofja dhe Shkupi formuan një front të përbashkët kundër kërkesës së Athinës për një emër me përkufizim gjeografik.

Supozimi për një front të tillë të përbashkët përgënjeshtrohet nga të paktën dy rrethana. E para, mospranimi i përkufizimeve gjeografike si “Republika Veriore” ose “Republika e Sipërme” Maqedonia nga ana e Bullgarisë u shpall që në vitin 2011 nga presidenti i atëhershm Georgi Përvanov. Ai zyrtarishtë paralajmëroi, se sipas Sofjes “kërkimi i emrit në plan gjeografik mund të provokojë tension civil në Bullgari”. E dyta, nuk mund të mohohet, se si në vitin 2011, ashtu edhe tani, Bullgaria sillet me respekt ndaj qëndrimeve si të palës maqedonase, ashtu edhe të asaj greke në mosmarrëveshjen për emrin. Në vitin 2011 zoti Përvanov tha gjithashtu, se Sofja do të përkrahë çdo emër kompromisi për Maqedoninë dhe do të gjejë mënyrë të shprehë një pozitë konstruktive ndaj tij, kur ai do të kontraktohet. Tani, duke shprehur po këtë qëndrim të Sofjes mbi këtë çështje, ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva dha të kuptohet, se bisedoi edhe me Athinën për vendimet të cilat do të jenë të pranueshme për Bullgarinë. Nuk dihet se cilat janë ato vendime, sepse për shkak të ndjeshmërisë së temës bisedimet për emrin janë diskrete. Në hapësirën mediatike njoftohet, se për Athinën të pranueshëm janë emrat eventualë “Maqedonia e Vardarit” ose “Republika e Shkupit”. Dihet se në bisedimet në të kaluarën varianti i dytë u hodh poshtë nga Maqedonia.

Ndryshimet e fundit qeveritare në Shkup lindën shpresa të reja. Ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për emrin Matju Nimic, muajin e kaluar komentoi, se shikon një shans i ri për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve. Në këtë sfond disa burime diplomatike supozuan rifillimin e bisedimeve gjatë vjeshtës. Mirëpo, pas ndërtimit të pushtetit në Shkup dolën edhe hipoteza për kompromis, si rezultat i të cilit Maqedonia të pranohet në NATO-në me emrin e përkohshëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Sipas deklaratave jozyrtare në rrethet e partisë GERB, që është në pushtet në Bullgari, ky variant është i përshtatshëm për gjetjen e rrugëdaljes nga saga me emrin. Nga njëra anë ai është i lejueshëm sipas forcës së një marrëveshjeje arritur midis Shkupi dhe Athinës në vitin 1995, në të cilën theksohet, se Maqedonia mund të aderohet në organizatat ndërkombëtare me emrin e saj të përkohshëm. Nga ana tjetër, aderimi në NATO-në nën këtë emër do të bëjë pakuptim veton e Greqisë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në BE-në. Një zhvillim i tillë do të favorizojë  edhe zgjidhjen definitive të mosmarrëveshjes për emrin, sepse supozon uljen e tensionit midis dy vendeve. Vallë, a është ashtu, do të zbulojmë gjatë vjeshtës, por ndoshta edhe në fund të gushtit, kur pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias të bëjë vizitë në Shkup.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD