Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Serbia tërhoqi personelin e Ambasadës në Maqedoni

Fotografi: en.wikipedia.org

Ambasada e Serbisë në Shkup lajmëroi zyrtarisht, se tërë personeli tërhiqet për konsultime në Beograd. Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi, se nuk ka informacion për shkaqet e këtij vendimi. Në përputhje me Konventën e Vjenës, dikasteri ndërmori të gjitha masat e domosdoshme për të mbrojtur sigurinë e Ambasadës së Serbisë në Shkup.


Presidenti turk drejtoi apel ndaj turqve në Gjermani

Fotografi: BGNES

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan u bëri apel turqve me banim në Gjermani të cilët e kanë të drejta zgjedhore, të godasin partitë në koalicionin qeverisës në kohën e zgjedhjeve parlamentare në shtator. Javën e kaluar Erdogani u bëri apel bashkatdhetarëve të tij të mos votojnë as për Bllokun e Konservatorëve të Bashkimit të Krishterë Demokratik dhe të Bashkimit të Krishterë Socialistë të zonjës Angella Merkell, as për Partinë Socialdemokrate. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Zigmar Gabriell caktoi apelet si ”një akt paprecedent i ndërhyrjes” në punët e brendshme të Gjermanisë. Në përgjigje presidenti turk theksoi, se diplomati “duhet të di kufijtë e tij” dhe dyshoi në përvojën e tij profesionale. Të drejtën e votimit në Gjermani kanë përafërsisht 1.2 milion veta me prejardhje turke.


Një mitropolit rumun dha dorëheqje për skandalin seks

Foto: digi24.ro

Mitropoliti i Kisha Ortodokse rumune Korneliu Barladeanu nga qyteti Hisu dha dorëheqje për shkak të videos, në të cilën shihet se si bën seks me një nxënës 17-vjeçar nga Seminari. Incizimi, i cili përhapet që nga mesi i korrikut, provokoi një skandal në Rumani, ku 85 për qind prej popullsisë janë të krishterë ortodoks. Mitropoliti u hoq nga posti zyrtar në kishë dhe do të mbetet murg. Në fund të korrikut një prift u pushua nga puna për shkak të dyshimeve për akte seksuale me një të rinj 17-vjeçar. Homoseksualizmi në Rumani ishte ndaluar deri në vitin 2000, por pas kësaj u dekriminalizua pas kritikave të ashpra nga ana e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.


Një palombar polak supozon, se zbuloi në Maqedoni shpellën më të thellë nënujore

Fotografi: arkiv personal

Palombari me famë botërore Kshishtof Starnavski  theu rekordin botëror në shpellën nënujore Matka Vrello në Maqedoni në thellësi 240 metra. Të shoqëruar me një ekip të tij dhe me përkrahjen e një klubi vendor, polaku arriti fundin e shpellës pas një zhytje 5-orëshe. Sipas palombarit, Matka Vrello është një shpellë e jashtëzakonshme me ujë kristal të pastër dhe me galeri të mëdha me gjatësi mbi 800 metra. Ka të ngjarë të zbulohet, se kjo është shpella më e thellë studiuar nga njeriu. Ai është me shpresë, që pas një ekspedite të re do të jetë në gjendje të lajmërojë këtë fakt. Deri tashti kjo shpellë u studiua shumë herë nga palombarë vendorë dhe të huaj, por asnjeri nuk ka zbuluar në çfarë thellësi është fundi i saj.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e ekonomisë Kombëtare dhe..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD