Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh flitet për ndryshimin e politikës së BE-së të lidhur me migrantët. Po përgatiten ndryshimet e saj dhe këtë javë në Paris Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrat e Italisë dhe Spanjës Paolo Gentiloni dhe Mariano Rahoj (Mariano Rajoy) diskutuan me liderët afrikanë mënyrën për ndalimin e migracionit ilegal përmes Mesdheut drejt brigjeve evropiane. Komisioneri i migracionit, çështjeve të brendshme dhe shtetësisë Dimitris Avramopulos pohoi se Brukseli po shqyrton rregulla të reja për kontrollimet në Hapësirën Shengen. Kjo temë u diskutua dhe gjatë vizitës së Presidentit Macron në Bullgari javën e kaluar, kur ai bisedoi me Kreun bullgar të Shtetit Rumen Radev për domosdoshmërinë e reformimit të politikës evropiane për ofrimin e strehimit dhe shprehi përkrahjen e tij për pjesëmarrjen e Bullgarisë në diskutimet për reformimin e Hapësirës Shengen, pavarësisht se shteti ynë akoma nuk është pjesë e kësaj hapësire.
Duke qenë një nga kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, Bullgaria në fakt prej shumë kohësh është palë në këto diskutime. Ajo insiston për masa më vendimtare për menaxhimin e migrimit, për rregulla të qarta për dallimin e refugjatëve nga migranët ekonomikë, për përqendrimin e refugjatëve në zona sigurie afër rajoneve të konflikteve dhe për angazhimin me këto probleme të pushteteve brenda shteteve nga nisen rrjedhjet e emigrantëve. Duhet thënë se Sofja filloi t’i mbrojë këto teza akoma kur kriza e refugjatëve ishte në kulmin e saj. Kurse tani, kur politikanët evropianë demonstrojnë gatishmëri për rishqyrtimin e politikës së përbashkët ndaj migrantëve, po vëzhgohet një ulje e konsiderueshme të presionit të ushtruar nga flukset e klandestinëve ndaj Bullgarisë. Në Bullgari po flitet për një “thatësirë verore” në rrjedhjet e migrantëve drejt Bullgarisë.
Dhe në të vërtetë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fundin e gushtit qendrat për strehimin e të huajve punojnë me kapacitet të paplotë. Statistika regjistron një pakësim të hyrjeve të të huajve në shtet dhe të daljeve të tyre jashtë Bullgarisë. Vetëm gjatë javës së fundit nga qendrat e refugjatëve kanë dalë 60 persona. Të ndaluarit në përpjekje të hyjnë në shtet janë 40. Ata që janë kapur gjatë daljes së paligjshme janë 7.
Qendrat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë kapacitet 900 veta dhe atje po qëndrojnë pak më shumë se 400 të huaj (rreth 50%), të cilët kryesisht vijnë nga Afganistani dhe Pakistani, pra nuk janë refugjatë nga Siria. Në kampet e strehimit pranë Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve sirianët janë më shumë, por vendet e zëna janë vetëm 1358, derisa kapaciteti është 5 mijë.
Kjo e pohon tendencën, se për migrantët Bullgaria është një shtet transit dhe ata, të cilët dëshirojnë të mbeten tek ne, janë pak.
Këtu duket shumë logjike pyetja: po të ketë një ulje e tillë e refugjatëve tek ne, a kemi arsyetim të kërkojmë pjesëmarrje në debatet për politikën e re evropiane për migrantët. Përgjigja me siguri është pozitive, jo vetëm për shkak të angazhimeve serioze që i ka Bullgaria si një shtet transit. Çështja nuk kufizohet vetëm brenda përpjesëtimeve humanitare dhe atyre teknike, por ka lidhje edhe më sigurinë kombëtare. Mospërputhja mes numrit të njerëzve që hyjnë dhe të atyre që dalin jashtë qendrave të strehimit, tregon se një pjesë e fluksit të migrantëve mbetet pa kontroll – një gjë, që në kohën e kërcënimeve të shumta terroriste, mbetet problem serioz. Kjo ishte teza e presidentit Rumen Radev, e shprehur gjatë vizitës së homologut të tij francez Emmanuel Macron – se siguria e shtetasve evropianë fillon nga siguria e kufijve bullgarë dhe Sofja është vendosur të marrë pjesë aktivisht në reformimin e politikës së përbashkët evropiane për migrantët.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..