Turneu i ministres së jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva në shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundoi me vizitë në Malin e Zi. Para kësaj, në vazhdim të afro një muaji, ministrja bullgare zhvilloi bisedime në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë. Vizita në Podgoricë ishte e fundit në turneun, por vetëm për nga kronologjia, jo për nga rëndësia.
Me të vërtetë, kjo ishte vizita e parë e cila ministri i jashtëm bullgar bën në Malin e Zi, pasi kur në qershor ky vend u bë anëtar i NATO-së. Sipas disa analizuesve, Mali i Zi ndoshta do të jetë shteti i parë i Ballkanit Perëndimor, i cili do të aderohet me BE-në. Nga ana tjetër, bisedimet e ministres Zaharieva u realizuan në një moment, kur dialogu politik midis dy vendeve është tepër intensiv. Brenda tre viteve të fundit krerët e shteteve u takuan pesë herë, aq sa edhe ministrat e jashtëm. Shihet edhe një shkëmbimi njerëzor, i cili karakterizohet me një rritje të ndjeshme të interesit si të bullgarëve ndaj Malit të Zi, ashtu edhe të malazezëve ndaj Bullgarisë. Vjet Malin e Zi e vizituan më se 5 mijë bullgarë. Kjo shifër nuk duket aq e madhe, por ajo është pesë herë më e lartë se sa ishte ajo në vitin 2015.
Si dhe në shtetet e tjera ballkanike, të cilët i vizitoi para Malit të Zi, ministrja Zaharieva kishte për qëllim të prezantojë prioritetet e kryesisë bullgare të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, njeri prej të cilëve është integrimi i rajonit me BE-në. Mali i Zi e hapi negociatat për anëtarësim me BE-në në vitin 2012. Deri tashti mbylli 3 nga 35 kapituj dhe pritet, që deri në fillimin e kryesisë bullgare të hapë akoma dy të tjerë. Lidhur me këtë ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva i propozoi homologut të saj Sërxhan Darmanoviç, që ekspertë të administratës shtetërore malazeze të grumbullojnë përvojë në Sofje, ndërsa specialistë bullgarë të ndihmojnë mbylljen e këtyre kapitujve.
Duke marrë parasysh aderimin e Malit të Zi me NATO-në tema patjetër asistonte në bisedimet, por ajo u përqendrua vetëm në shkëmbimin e fjalëve dashamirëse. Ministër Darmanoviç shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e një helikopteri bullgar në shuarjen e zjarreve duke bërë konkluzionin, se ky ishte testi i parë i mekanizmit të bashkëveprimit në rast krize në NATO-në, që kur Mali i Zi u bë anëtare e aleancës. Ministrja Zaharieva siguroi, se dërgimi i helikopterit ishte akti më i vogël, të cilin Bullgaria mund të bënte. Duke mos prekur tensionin midis Podgoricës dhe Moskës për hyrjen e Maliz të Zi në NATO-në, ministrat e jashtëm dhanë të kuptohet, se nuk dëshirojnë të dramatizojnë temën dhe e pranojnë si një faktor i cili nuk ka lidhje me marrëdhëniet dypalëshe. U arrit marrëveshje që pas vizitës para kohe të presidentit Rumen Radev në Malin e Zi, tani vizitë në Podgoricë në kohë sa më të afërte duhet të bëjë edhe kryeministri Bojko Borisov. Vetëm një ditë pasi u kthye nga Mali i Zi ministrja Ekaterina Zaharieva komentoi në Varnë, se aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE-në nuk është vetëm një nga pesë prioritetet e kryesisë bullgare të BE-së vitin e ardhshëm, por që tani, edhe qëllim në politikën e jashtme të Sofjes në një perspektivë afatgjatë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..