Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po avancon realizimi i projekteve të gazit në bashkëpunimin regjional të Bullgarisë

БНР Новини
Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova me kolegët e saj nga Serbia dhe Greqia Aleksandër Antiç (majtas) dhe Jorgos Statakis gjatë takimit në Aleksandrupolis.
Foto: me.government.bg

Vetëm një ditë pasi në qytetin Kavalla ministri i transportit i Bullgarisë Ivajllo Moskovski nënshkroi me homologun e tij grek Hristos Spirxis memorandumin ndërqeveritar për zgjerimin e projektit të korridorit transportues midis porteve të të dy shteteve, në qytetin bregdetar Aleksandrupollis ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova diskutoi me homologët e saj grek Jorgos Statakis dhe serb Aleksandër Antiç, projektet e lidhjeve të gazit në rajon. Tema e bisedimeve trepalëshe ishte ndërtimi i të ashtuquajturit korridor vertikal të gazit midis Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe i terminalit të gazit natyror pranë portit Aleksandrupolis. E gjithë kjo si premisë për realizimin e projektit të ndërtimit të qendrës ndarëse “Ballkan” pranë qytetit bregdetar bullgar Varnë. Takimi u zhvillua në kuadrin e forumit i kushtuar naftës dhe gazit natyror, organizuar nga Dhoma Tregtare Amerikano-Greke.

Rastësisht apo jo, vetëm një ditë  para kësaj koncepti i projektit për ndërtimin e qendrës ndarëse “Ballkan”, i cili parashikon me këtë impiant të furnizohet gaz edhe përmes kufirit me Turqinë, u prezantua në Sofje edhe para ministrit energjetik turk Berat Albajrak nga ministrja Temenuzhka Petkova dhe kryeministri Bojko Borisov. Si në bisedimet midis Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë, ashtu edhe në to midis Bullgarisë dhe Turqisë, motivi kryesor ishte garantimi i sigurisë dhe pasurimi i furnizimeve të gazit natyror. Turqia nuk ka rezerva ndaj idesë, që nga territori i saj të sigurohet gaz për qendrën ndarëse në fjalë në Bullgari. Lidhur me këtë ministër Albajrak tha, se Ankaraja është gati të zhvillojë çdo lloj bashkëpunimi energjetik me Bullgarinë, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimeve energjetike. Po ky është shkaku, për të cilin pala turke ka interes edhe ndaj ndërtimit të linjave suplementare energjetike nga Bullgaria drejt territorit të saj.

Bisedimet e djeshme në Aleksandrupolis në fakt dëshmojnë avancimin e projekteve të gazit në rajon. Ato janë premisë për caktimin e traseve të reja infrastrukturore, gjë që do të ndihmojë konkretizimin e ideve për financimin përkatës. Megjithëqë  ka mjete të siguruara evropiane për lidhjen e gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, e cila është në një fazë të përparuar, ka domosdoshmëri për sigurimin e resurseve suplementare financiare. Sipas marrëveshjes së arritur midis Sofjes dhe Beogradit që nga fillimi i këtij viti, deri në maj të vitit 2019, duhet të fillojë ndërtimi i pjesës serbe të lidhjes së gazit me Bullgarinë, kështu që të vihet në shfrytëzim në vitin 2020. Gjatë qershorit në kuadrin e vizitës së kryeministrit maqedonas në Bullgari Zoran Zaev, Sofja propozoi ndërtimin e lidhjes edhe me sistemin e gazsjellësve të Maqedonisë. Operatorët e gazit të të dy shteteve fqinje zhvillojnë bisedime mbi këtë çështje që nga viti 2012. Tani mund të pritet edhe avancim në studimin paraprak. Shanset për realizimin e lidhjes së gazit edhe me Maqedoninë janë të mira, për më tepër se energjetika është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re në Shkup. Krahas kësaj për gazifikimin e vendit tashmë u sigurua financim në përmasë 2 miliard euro.

Zhvillimet e fundit në realizimin e projekteve rajonale të gazit ngjallin optimizëm. Kjo në sfondin e faktit, se shumica prej tyre vazhdojnë të jenë në sferën e dëshirës së mirë. Shpresat që të realizohet kalimi nga idetë te realizimi, në shkallë të madhe lidhen me avancimin e regjionit në integrimin evropian.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD