Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi “Bashkia Ekologjike” për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të lëndëve të para në Bullgari

БНР Новини

Vitet e fundit shumë bashki bullgare shënojnë përparim në fushat e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, lëvizshmërisë dhe efikasitetit energjetik të ndërtesave. Për arritjen e rezultateve të mira ndihmon konkursi “Bashkia Ekologjike”. Nisma është e hapur për të gjitha bashkitë, të cilat sigurojnë shërbime të reja në qytetet e tyre, që njëkohësisht japin konkurrueshmëri dhe mbrojnë mjedisin. Konkursi është organizuar nga Ambasada franceze në Sofje dhe zhvillohet për herë të dytë. Interesi i përfaqësuesve të pushtetit vendor është i madh. Organizimi i tij është në kuadrin e strategjisë “Europa 2020” dhe nismës së saj prijëse “Evropa për përdorim efektiv të resurseve”. Sipas saj të gjitha resurset – lëndët e para,  energjia, uji, ajri, toka etj. – duhet të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme.  Këto qëllime globale mund të arrihen vetëm nga pushtetet vendore. Ideja është që bashkitë bullgare ta pranojnë parimin “mendo globalisht, vepro lokalisht”. Më shumë për këtë konkurs na tregoi Milena Ivanova nga shërbimi “Bashkëpunimi teknik dhe institucional” pranë Ambasadës franceze në Bullgari. 

“Konkursi ka si qëllim të sigurojë ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për jetë. Qëllojmë gjithashtu ta organizojmë atë çdo vit dhe shpresojmë se pjesëmarrësit do të bëhet gjithnjë e më shumë. Besojmë se bashkitë bullgare kanë gjëra të vlefshme për të na treguar.”

Të motivuar nga rezultatet e nismës së vitit të kaluar, 37 bashki marrin pjesë me 50 kandidatura. Ata prezantojnë politika konkrete bashkiake në katër kategori: “Menaxhim të qëndrueshëm të ujërave”, “Menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave”, Efikasitet energjetik të ndërtesave”, “Lëvizshmëri të qëndrueshme”. Ja disa nga shembujt e mirë në këtë konkurs për vitin 2016:

“Në kategorinë “Menaxhim të qëndrueshëm të ujërave” si shembull të mirë mund të përmend projektin e bashkisë Gabrovo (Bullagri Qendrore) për sistemin e ri të ujësjellës-kanalizimeve në qytet. Duke folur për kategorinë e dytë, një përshtypje më të madhe na bëri sistemi i bashkisë Tërgovishte (Bullgari Verilindore) për ndarjen e mbeturinave, i cili po funksionon. Një pjesë e madhe e plehrave riciklohen, kurse 25% prej tërë vëllimit të tyre përdoren përsëri. Në këtë qytet komunikacioni mes pushtetit vendor dhe qytetarëve është shumë i mirë. Për “Efikasitetin energjetik” shembulli është nga Zllatograd (Bullgari Jugore). 10 vitet e fundit atje zbatohet një politikë e qëndrueshme energjetike nëpërmjet projekteve dhe financimit në kuadrin e programeve të ndryshme. Përdorimi i energjisë atje është ulur 5%.”

Siç ishte vitin e kaluar, më shumë propozime ka për kategorinë “Menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave”. Juria tashmë shqyrton kandidaturat. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të dekoratave do të zhvillohet gjatë tetorit dhe pritet se në të do të jenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë dhe të pushtetit vendor. Bashkitë me projekte më të mira do të marrin çmime të posaçme:

Bashkitë më të mira do të mund të realizojnë vizita pune në Francë – shpjegoi zonja Milena Ivanova . Atje përfaqësuesit e tyre do të takohen me kolegë franceze dhe do të shkëmbejnë përvojë dhe praktika të mira. Shpresojmë se kjo do të jetë një platformë për bashkëpunim të ardhshëm mes bashkive bullgare dhe atyre franceze.”

Edicioni i tretë i konkursit “Bashkia Ekologjike” do të fillojë gjatë marsit të vitit të ardhshëm dhe të gjitha bashkitë janë ftuar për pjesëmarrje në 4 kategoritë e tij.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD