Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi katërpalësh në Selanik – një etapë e ndërmjetme, jo final i politikës ballkanike të Sofjes

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas takimit katërpalësh ballkanik të nivelit të lartë në qytetin bregdetar bullgar Varnë më 3 tetor midis kryeministrave të Bullgarisë Bojko Borisov, të Greqisë Aleksis Cipras dhe të Rumanisë Mihaj Tudose, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, dje në Selanik u mbajt edhe një takim katërpalësh midis Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Maqedonisë në nivel ministra të punëve të jashtme dhe të brendshme. Javën e fundit në politikën e jashtme ballkanike të Sofjes sikur u realizua një maratonë të vërtetë bisedimesh, në të cilën ato në Selanik nuk janë final, por vetëm një etapë e ndërmjetme.

Një aspekt tepër i rëndësishëm në bisedimet midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë – Ditmir Bushati, të Bullgarisë – Ekaterina Zaharieva, të Greqisë – Nikos Koxijas, dhe të Maqedonisë – Nikolla Dimitrov ishte marrëveshja që dialogë në këtë format të realizohen më shpesh dhe në ta të tërhiqen edhe ministri të tjera. U saktësuan edhe temat e takimit të ardhshëm të tretë të këtij formati – politika e kohezionit dhe e ardhmja e BE-së.

Në Selanik u zhvilluan jo vetëm bisedime katërpalëshe, por edhe dypalëshe midis pjesëmarrësve. Për Bullgarinë me rëndësi të madhe ishin ato të ministres Zaharieva me homologun e saj shqiptar Ditmir Bushati, para të cilit herën e radhës u shtrua çështja për njohjen zyrtare të pakicës bullgare në vend. Ministër Bushati, i cili është pjesëmarrës aktiv në diskutimin e projektligjit për mbrojtjen e pakicave në Shqipëri, siguroi, se procedura e njohjes së minoritetit bullgar kërkon kohë, por kur do të realizohet nuk do të ketë pengesa që ai të shfrytëzojë të gjitha të drejtat e garantuara në ligj. Në fund të shtatorit sigurime analogjike dha edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Bojko Borisov, ndërsa gjatë korrikut po këtë e bëri edhe presidenti Ilir Meta në një takim me ministren e jashtme Ekaterina Zaharieva në Tiranë. Fakti, se edhe në Selanik Sofja prapë shtroi çështjen vjen të sugjerojë, se pala bullgare është pak e shqetësuar.

Me ministrin e jashtëm grek Nikos Koxijas ministrja Zaharieva prapë diskutoi idenë, se si anëtare e BE-së Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia të organizojnë një turne të përbashkët në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi, për të dhënë përkrahje politike të integrimit të tyre evropian dhe t’u propozojnë atyre ndihmë të ekspertëve në procesin e negociatave. Pas zhvillimit të mirë të marrëdhënieve politike midis Sofjes dhe Shkupit, në bisedimet e Selanikut me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, ministër Zaharieva diskutoi mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në sferën ekonomike dhe në procesin e investimeve. U bë fjalë edhe për organizimin e një takimi të ri midis qeverive të të dy shteteve.

Në diskutimet në Selanik mbi çështjet e migracionit, terrorizmit dhe krimit të organizuar për palën bullgare u përfshi ministri i brendshëm Valentin Radev. Ai shprehu pajtim të plotë me domosdoshmërinë e konstatuar për shkëmbim të shpejtë të informacionit midis dikastereve të ndryshme, me qëllim reagim të shpejt dhe parandalim. Në një takim dypalësh të ministrit Radev me ministrin grek, i cili përgjigjet për rendin shoqëror dhe mbrojtjen e shtetasve – Nikollaos Toskas, u vu në dukje, se Bullgaria dhe Greqia tashmë arritën një nivel shumë të lartë të bashkëpunimit policor, aplikojnë praktikat më të mira evropiane dhe të Shengenit për hetime paralele dhe operacione të përbashkëta, dhe ushtrojnë kontroll efektiv të përbashkët të kufijve të jashtme të BE-së nëpërmjet qendrës dypalëshe të bashkëpunimit policor dhe doganor në Promahon dhe asaj trepalëshe me Turqinë në pikën kufitare Kapitan Andreevo. Në një takim të ministrit Radev me ministrin e brendshëm të Maqedonisë Oliver Spasovski dhe me zëvendës ministren e brendshme të Shqipërisë Rovena Voda u diskutuan mundësitë për konsolidimin e bashkëpunimit midis ministrive të punëve të brendshme, për zhvillimin e bashkëpunimit në proceset e migracionit dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të këtyre dikastereve në takimin BE-në – Ballkanin Perëndimor mbi çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor të këtij viti në Sofje. Ndër shkaqet për aktivizimin e forcuar të Sofjes në politikën e jashtme ballkanike është edhe kryesia e ardhshme bullgare e Këshillit të BE-së, e cila fillon pas më pak se sa tre muajve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD