Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdojnë bisedimet për ringjalljen e projektit “Belene”

БНР Новини

Përfaqësues të Korporatës Atomike Ruse “Rosatom” këto ditë ishin në Sofje për të zhvilluar bisedime rreth furnizimit të impianteve të prodhuara për Centralin e dytë Bërthamor në Belene, realizimi i së cilës u ngri në vitin 2012. Bisedimet u paraprin nga pyetjet e deputetëve të së majtës drejtuara ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova. Ata deshën të dinë se ku janë reaktorët për Centralin Atomik Elektrik “Belene”, për të cilët Bullgaria i pagoi Rusisë 1.2 miliard leva. Lidhur me këtë disa media komentuan, se “misteri” me furnizimin e të dy reaktorëve vazhdon tashmë vitin e dytë.

Delegacioni rus u prit edhe personalisht nga kryeministri Bojko Borisov. Ky nivel i lartë i takimit vjen të sugjerojë, se përveç sqarimit të aspekteve tregtare dhe teknike, qeveria ka për qëllim të parandalojë spekulimet politike rreth projektit bërthamor. Ky nivel i lartë i takimeve dhe bisedimeve, madje është edhe shenje për ndryshim politik ndaj fatit të këtij centrali. Pak para bisedimeve vet kryeministri Borisov komentoi, se do të bëhet gjithçka e mundshme për të përvetësuar paratë e harxhuara deri tashti për këtë projekt, të cilat arrijnë 3 miliard leva. Kohët e fundit interes ndaj tij shfaqi investitori i madh kinez “Çajna Xhenerall Njukliër Korporejshën” (China General Nuclear Corporation - CGN), i cili sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova tashmë bën analiza dhe zbërthime të veta. Nga bisedimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me Korporatën “Rosatom” u bë e qartë, se Bullgaria nuk përjashton asnjë variant dhe mund të ftojë investitor edhe koncernin shtetëror rus. Para shtatë vitesh vet “Rosatom”-i bënte oferta të bëhet investitor. Mirëpo, bisedime rreth kësaj nuk u zhvilluan. Deri  në qershor të këtij viti korporata ruse shfaqte interes vetëm si ndërtues.

Për ndryshimin e pozitës ndaj projektit “Belene” mund të gjykojmë edhe nga deklaratat e ministres energjetike Temenuzhka Petkova, se deri në fund të këtij viti do të ketë një koncept të qartë se çfarë do të bëhet me impiantet për Centralin Atomik Elektrik “Belene”. Ajo refuzoi të shpallë hollësi me argumentin, se akoma nuk është gati analiza e Akademisë Bullgare të Shkencave për domosdoshmërinë e një kapaciteti të ri bërthamor në vend. Dokumenti në fjalë përmban një parashikim, se deri në vitin 2035 do të ketë deficit të kapaciteteve të reja jo vetëm në Bullgari, por edhe në mbarë rajonin tonë. Kjo është në kundërshtim të qëndrimit, se Bullgaria nuk ka nevojë për centralin e dytë bërthamor.

Ministrja energjetike shpalli gjithashtu, se ka mundësi reale, që deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit 2018 të hapet procedura për privatizimin e projektit. Kushtet e qeverisë për rimëkëmbjen e tij janë që realizimi të bëhet pa garanci shtetërore, pa financim shtetëror dhe pa kontratë me investitorin për blerjen e rrymës elektrike prodhuar nga kapaciteti i ri. Vallë, a do të zbulohet ndonjë investitor strategjik në ato kushte, akoma nuk është e qartë, por përpjekjet për rimëkëmbjen e projektit vazhdojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD