Në Sofje po ndodhet një ekip i Radio Televizionit Shqiptar me qëllim xhirimin e një dokumentari të ri për marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Që nga historia më e vjetër, që nga dokumenti i parë që vërteton lidhjen midis dy popujve tanë e deri më sot, ne nuk jemi thjeshtë popuj të Ballkanit. Pavarësisht se gjeografikisht ne nuk jemi ngjitur, siç mund t’i themi njëri tjetrit fqinj apo komshinj, ne jemi miq shumë të afërt edhe fqinj – ndryshe nga ajo që jemi në hartë.Dhe këtë mesazh do ta përcjellim si për popullin shqiptar, ashtu për popullin bullgar” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Engjëll Ndocaj – gazetar në RTSH dhe regjisori i dokumentarit.
Në studion tonë me të dhe me Konsullin e Nderit të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj folëm për çështje të ndryshme të raporteve mes dy shteteve.
“Së shpejti në Radio Televizionin Shqiptar do të hapet një faqe e re për sa i përket pakicave. Një program, ku çdo ditë do të kemi jo thjeshtë muzikë, jo thjeshtë dokumentarë, jo thjeshtë programe të ndryshme që mund të vijnë nga Bullgaria, por do të kemi edhe lajme në gjuhën e të gjitha pakicave kombëtare që janë në Shqipëri” – tha zoti Ndocaj. Kurse Selim Hoxhaj sqaroj se nga institucionet e mediave në Bullgari, posaçërisht nga Radioja Kombëtare dhe Televizioni Publik, pritet se do të sigurojnë emisione të ndryshme, muzikë, filma dhe materiale të tjera për të ndihmuar përgatitjen e programit të RTSH-së në gjuhën bullgare.
Ju ofrojmë të dëgjoni tërë bisedën me mysafirët tanë – Selim Hoxhaj dhe Engjëll Ndocaj.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..