Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e restaurimit

БНР Новини

Çdo njeri ka ndonjë art të preferuar. Për disa kjo është arti figurativ, për të tjerë muzika, për të tretë kinemaja e kështu me radhë. Kureshtja provokon secili të mendojë se çfarë fshihet në depot e muzeve ose në atelienë e poçarit. Një vend i tillë interesant për më kureshtarët ështlë laboratori i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje. Restauruesja Polina Trojanova sjell më shumë hollësi për magjinë e restaurimit:

Снимка

Puna e restauruesit kërkon shumë dhurim dhe qetësi. Me më shumë rëndësi është që njeriu të pëlqejë profesionin dhe të respektojë veprat, të cilat restauron. Në fakt ne punojmë me të kaluarën për të ardhmen me qëllimin e vetëm ta ruajmë.”

Mirëpo, si Polina Trojanova vendosi të orientohet te profesioni i restauruesit?

Mund të them, se rruga ime ishte e gjatë. Mbarova Gjimnazin e Arteve Figurative. Pastaj edhe Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Më vonë specializova restaurim. Mendoj, se puna iu përgjigjet karakterit tim. Jam e bindur, se gjëja më e mirë është se kur njeriu e shndërron pasionin në profesion.

Снимка

Asaj më shumë i pëlqen kur humb përfytyrimin për kohën kur punon. Mirëpo, si një restauruesi është i sigurte për atë që bënë. A ka momente kur dyshon në punën e vet:

Patjetër momente të tilla ka, por ne i ndihmojmë njeri tjetrit. Restaurimi nuk është një punë të cilën njeriu mund të bëjë vet. Janë të domosdoshme të paktën 4 duar dhe 4 sy. Çdo vepër duhet të shihet nga dy kënde të ndryshme përmes shikimit të restauruesit me përvojë dhe përmes atij të të rinjve, të cilët kanë një këndvështrim tjetër.

Снимка

Është e qartë, se koha për restaurimin e veprave të ndryshme nuk është e njëjtë. Disa vepra kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje, të tjerë më pakë. Mirëpo, prej çfarë varet sa kohë do t’i kushtohet restaurimit të një vepre na shpjegon prapë Polin Trojanova:

Tani punojmë mbi një ekspozitë me vepra të lashta të kuratores Doroteja Sokollova. Më se gjysmë vit restaurojmë veprat, të cilat janë 160. Secila prej tyre jo vetëm që nevojitet kohë, por nevojitet edhe për një vëmendje më të madhe. Disa i punojmë muaj të tërë me radhë, ndërsa të tjerë vetëm disa ditë. Gjithçka varet nga gjendja në të cilën ndodhet vepra.”

Снимка

Gjatë kësaj vjeshte atelietë e restaurimit të Galerisë Kombëtare hapën dyert për publikun e gjerë. Nisma i përket degës “Programe dhe projekte arsimore”. Qëllimi është, që edhe admiruesit e vegjël të njihen me artin e restaurimit. Krahas tyre edhe të gjithë vizituesit e galerisë do të jenë në gjendje ta frekuentojnë laboratorët e konservimit dhe restaurimit, të cilët janë të mbyllur për njerëzit e zakonshëm. Projekti përfshin shëtitje me një restaurues, i cili do t’u zbulojë frekuentuesve veçoritë dhe sekretet e restaurimit. Vizituesit do të njihen edhe me materialet dhe veglat e ndryshme, të cilët shfrytëzohen në procesin e punës. Krahas kësaj restauruesit do të bëjnë demonstrata se si punojnë çdo ditë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD