Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si duket Bullgaria në 3 minuta?

БНР Новини
Foto: @3MinuteBulgaria

Një pjesë e madhe e bullgarëve pranojnë se jetojnë në atdheun e tyre si një fakt të dhënë,  bile si një farë dënimi, për shkak të problemeve, të cilat kanë përmbushur jetën e tyre. Prandaj, gjithmonë është një kënaqësi kur gjen një njeri me një këndvështrim më të ndryshëm për gjërat, mendimi i të cilit është jashtë klisheve dhe kufizimeve. I rritur mes Amerikës, Kanadasë dhe Holandës, bashkatdhetari ynë Martin Grahovski është i lumtur gjithmonë kur kthehet tek ne dhe mendon se Bullgaria është një parajsë, për të cilën të huajt dëshirojnë të mësojnë sa më shumë. Prandaj pavarësisht se ka vizituar dhjetëra shtete, mes të cilave dhe Japoninë, Nepalin dhe Kamboxhinë, ai vendos të xhirojë një seri filmash të shkurtër, të kushtuar natyrës, kulturës dhe traditave të vendit tonë. Cikli mban emrin “Bullgaria në 3 minuta”. Më shumë për të na tregoi vetë Martini:

Isha 16 vjeç dhe u ktheva në Bullgari, ku vendosa të xhiroj një film dokumentar me titull “Mirë se erdhët në qytetin Sevlievo”. Ideja e këtij filmi qe që të bëj intervista me njerëz, miq dhe shokë dhe familje. Duhej të jetë rreth 20 minuta, por u bë 1 orë e gjysmë. Që aty më lindi ideja, për një udhëtim më të madh nëpër Bullgari. Deri tani kemi bërë 27 seri nga Bullgaria Perëndimore, Lindore, Jugore dhe Veriore. Ky projekt është lidhur me kulturën, qytetet dhe natyrën. Ai nuk është objektiv, në të janë përfshirë  vende, të cilat për mua janë interesante dhe do të doja ta tregoja përpara të huajve. Kam filma për majën Musalla, Vihren si dhe për shpella. Ideja ime për këtë projekt është që ai të mos të jetë komercial, nuk kam dëshirë që ta shes dhe të nxjerr para prej tij. Me qëllim e financoj unë vetë, kështu nuk  varem prej askujt, udhëtoj atje ku dëshiroj unë dhe i bëj gjërat kështu, siç më pëlqen mua." 

Снимка

Videot të cilat Martini i bën janë nga 3 minuta, me qenë se ky është varianti më i mirë, në qoftë se ato shikohen në rrjetet sociale. Koha është krejtësisht e mjaftueshme, që të mund të tërhiqet interesi i konsumatorëve dhe dëshira e tyre për të provuar diçka të re dhe të ndryshme. Ky është shkaku që faqja e tij në facebook të grumbullojë një popullaritet të madh. Deri në këtë moment, ajo ndiqet prej mbi 24 000 vetave, të cilët çdo natë zbulojnë nga një pjesë e re nga atdheu ynë. Martini e vazhdon udhëtimin e tij dhe ka ndërmend ta përfundojë me një seri ekskursionesh në Bullgarinë Qendrore. Thotë se e le këtë regjion për në fund, me qenë se kujtimet nga fëmijëria dhe verat e tij këtu në qytetin Sevlievo dhe regjioni akoma nuk janë zbehur dhe e njeh këtë pjesë të vendit më mirë. Gjuhën bullgare ai e zotëron në sajë të të afërmve të tij në atdhe dhe kohës së kaluar me ta.

I riu është krenar me miqtë e vet nga India, Franca dhe Holanda, të cilët dashurohen pas vendit tonë akoma pas shëtitjes së tyre të parë nëpër të. I thonë atij se kurrë nuk kanë ditë më parë sa vend i shkëlqyer është Bullgaria dhe se me siguri do të kthehen këtu përsëri. Fakti, se po e bën projektin vetë, pa asnjë financim nga shteti dhe pa një qëllim që të fitojë prej tij, dëshmon se është i sinqertë dhe se për të vendi ynë është një frymëzim i pashtershëm. Mbetet vetëm t’i urojmë sukses dhe të shpresojmë se do të dëgjojmë emrin e tij akoma gjatë, krahas emrave të të rinjve, që kanë ide të shumta sesi ta bëjnë Bullgarinë një vend më të mirë dhe më të preferuar për të jetuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inteligjenca artificiale po krijon një realitet të ri për punëdhënësit dhe punëtorët

Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..

botuar më 25-02-28 7.30.PD

Komunitetet bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet në Programin e Menaxhimit të Qeverisë

Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..

botuar më 25-02-27 1.33.MD

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD