Danço Radullov bën përshtypje ndër fyelltarët tanë të njohur nga i ashtuquajturi “brez i mesëm” për shkak të devotshmërisë së tij ndaj mënyrës tradicionale të ekzekutimit të muzikës. Ai dallohet nga moshatarët e tij, të cilët janë nën ndikimin e rrymave moderne, madje ekstravagante të ekzekutimit të muzikës me fyell. Shumë prej tyre preferuan teknika, të cilat u përkasin gjinive të ndryshme. Në krijimtarinë e vet Danço Radullov arriti ta ruajë “tingullin e butë”, stilin, stilistikën dhe ornamentikën karakteristike të fyelltarëve të vjetër. Vallet dhe pjesët e tij instrumentale mbajnë në vetveten humorin e mejdanit dhe të dëfrimeve të dikurshme të panaireve dhe tubimeve. Me stilin e tij të kompozitorit dhe instrumentistit profesional ai vërtetoi se në botën tonë moderne dhe dinamike ende ka domosdoshmëri për shembujt e vjetër të artit tonë tradicional.
“Shtigjet folklorike” të Danço Radullovit e ndjekin ëndrrën që nga fëmijëria e tij për t’u bërë fyelltar, një ëndërr e lindur që në mjedisin familjar muzikor. Danço Radullov mbaroi Shkollën Muzikore në Kotell, pas kësaj Akademinë Muzikore në Plovdiv, kurse më vonë u përfshi në ansamblin “Varna” në kryeqytetin tonë detar Varna, që të ketë shfaqje pas kësaj në podiumet e koncertit në Evropë dhe SHBA me korin “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe grupin instrumental të Atanas Vëllçevit. Përvojën dhe dituritë e grumbulluara ai i ndan me fëmijë nga Ukraina dhe Moldavia. Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare Danço Radullov ka regjistruar afro 150 incizime të ekzekutimeve solo, orkestrime këngësh dhe vallesh, pjesë autori për shfaqje koreografike. Një prej veprave të tij më të suksesshme është muzika për spektaklin e ansamblit “Bëllgarçe” “Çudia e tetë”.
Danço Radullov është në moshën 60 vjeçe – ky është shkas për t’i bërë një bilanc jetës, për tregimin e kujtimeve të këndshme për mësuesit e parë, për çastet e bukura gjatë koncerteve në botë.
“Unë jam nga Suvorovo, një qytet afër Varnës – tha muzikanti posaçërisht për dëgjuesit e Radio Bullgarisë. – Atje ka një grup të madh të shpërngulurish nga Krahina e Jambolit. Edhe dy fiset e mi janë nga kjo krahinë. Që si fëmijë i vogël kam dëgjuar tregime nga gjyshi im Ivan Çollaka, i cili ishte fyelltar. Gjyshi im tjetër Jordan këndonte shumë bukur. Nga radio stacioni i fshatit i transmetonin programet e Radios Kombëtare Bullgare për muzikë popullore. Dëgjonim me kënaqësi të madhe Nikolla Gançevin, Vëllkana Stojanovën, Stajka Gjokovën. Ata ishin yje të mëdha të artit folklorik, ishin shumë afër nesh, sepse ishin nga Trakia. Na vizitonte në shtëpi fyelltari i madh Zheljo Dimov, gjithashtu Nikolla Gançev. U shpërngulëm në Varna dhe atje fillova të vizitoja shkollën folklorike, pas së cilës filluam të ekzekutojmë muzikë bashkë me fëmijët në orkestër. Mësuesi im i parë ishte Cvjatko Denkov. Para se të shkoj në Kotell tashmë kisha kontakt me artin e ansamblit. Në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike më ndihmoi shumë Dimço Zhelev – një fyelltar i ri në atë kohë. Interpretimi i tij i muzikës ishte shumë afër atij të Nikolla Gançevit dhe Stojan Veliçkovit. Stojan Çobanov gjithashtu ishte një prej pedagogëve të mi në Kotell. Në Akademinë Muzikore në Plovdiv më jepnin mësime prof. Vasilev dhe prof. Dosev. Ky ishte një laborator për krijimin e veprave – koreografike, orkestrale, korale. Orkestrimi im i parë dhe soloja ime e parë ishte “Vallja Kozlluxhansko”. Brenda një periudhe të shkurtër interpretoja në orkestrën e ansamblit “Trakia” në Plovdiv. Që në kursin e dytë si student më ftoi udhëheqësi kryesor i ansamblit “Varna” – prof. Petër Angellov për dirigjent të orkestrës.”
Danço Radullov na tregoi për disa takime të paharrueshme me publikun:
“Nga përjetimet emocionale në skenat botërore ai më i paharrueshëm ishte në Peruxhia të Italisë. Koncerti ishte në qytetin e studentëve, ku publiku ishte vetëm prej njerëzish të rinj. Në fund të koncertit, pasi dolëm nga hyrja jozyrtare, ata ishin grumbulluar atje dhe thërrisnin “fantastico”, “fantastico” – këto janë fjalët që i kam mbajtur mend. Në Shtetet e Bashkuara kemi dhënë koncerte në sallat më prestigjioze me “Misterin e Zërave Bullgarë”. Gjatë interpretimit tonë pas çdo një shfaqjeje solo kishte duartrokitje të mëdha dhe madje nuk mund ta vazhdonim interpretimin. Një moment i rëndësishëm është puna ime në Besarabia, akoma më tepër se stërgjyshërit e mi janë nga atje. E fillova punën time në Gjimnazin e Bollgradit në vitin 2000. Jepja mësime të folklorit dhe kulturës bullgare, krijova një orkestër, një shkollë dhe një kor. Pas kësaj u nisa për në Tvërdica të Moldavisë, ku ka një kolegj muzikor. Atje jepja mësime individuale të fyellit dhe gajdes. Nuk mund të përfytyroj se si do të ishte jeta ime , në qoftë se nuk isha mësuar për t’i luajtur në fyell. Terë jeta ime është lidhur me këtë vegël muzikore dhe me folklorin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..