Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është një qendër tërheqëse për studimet shkencore të ujit

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

Burimet e pastra të ujit të pijshëm janë një resurs i madh i Bullgarisë, i cili për fat të keq nënvlerësohet. Uji është ai, i cili do t’u japë shtytje të paktën tri degëve të ekonomisë sonë – industrisë ushqimore, bujqësisë dhe turizmit” – këtë e tha Veselin Penev – njeri prej organizatorëve të Konferencës së XII-të Shkencore i kushtuar Ujit. Bullgaria herën e radhës u bë organizatore e forumit, i cili mbledh në një vend një bashkësi të madhe shkencore, qëllimi i së cilës është analizimi i thelluar i diturive më të reja për ujin.

проф Антон АнтоновAtë, të cilën e dimë për ujin është, se sipas strukturës ai i ngjan trurit të njeriut dhe mënyrës në të cilën funksionon ai” – thekson profesori Anton Antonov, specialist i biofizikës së ujit. – Uji përbëhet nga molekula të lidhura me njëra tjetrën. Çdo molekulë lidhet me katër molekula fqinje dhe për nga ato lidhje i përngjan trurit të njeriut. Ashtu si në truri një qelizë neuronale lidhet me të gjithë të tjerët dhe formojnë një rrjetë, kështu edhe në ujë një molekulë lidhet me të gjithë të tjerët në sistemin e lidhjeve hidrogjene. Ato janë kuante mekanike dhe ka shumë pikëpyetje rreth tyre. Si rezultat uji mund të regjistrojë informacion në mënyrë analogjike, siç ndodh kjo në trurin e njeriut. Ai është një rruzull i pafundmë më i ndërlikuar se sa një universi makroskopik. Prandaj tani para studimit të ujit hapet një të ardhme të gjerë. Bullgaria është ndër vendet më të pasura në Evropë për nga numri i burimeve minerale me cilësi kuruese të ujit. Është interesante, se uji mban mend shtresat dhe vendet përmes të cilëve kalon. Për shembull uji mineral buron nga manteli i Tokës. Ky ujë mban mend kontaktin me shkëmbinjtë. Prandaj ujërat e ndryshëm mineralë kanë cilësi të ndryshme kuruese. Më i fuqishëm është ndikimi kur ata shfrytëzohen kur janë afër burimit. Kjo për arsye të kujtesës së ujit. Krahas kësaj uji ka aftësinë të ndryshojë strukturën. Gjatë vitit 2003 bëmë një eksperiment. Mbushëm një shishe me ujë dhe i dhamë një njeriu me fusha të forta biofizike. Kjo shishe u furnizua nga Gjermania në Bullgari. Nëpërmjet këtij eksperimenti vërtetuam, se pasi u eliminuan të gjitha ndikimet elektromagnetike nga jashtë, në vazhdim të dhjetë ditëve uji ruajti strukturën e ndryshuar si rezultat i ndikimit njerëzor.

Vëmendja e shkencëtarëve gjatë konferencës iu përqendrua mbi ndikimin e faktorëve të jashtëm të ambientit rrethues mbi ujin. Ndër ta janë fusha magnetike, presioni atmosferik i tokës, dridhjet me frekuencë të ulët, të cilat linden në korin e Tokës. Në një kumtesë shkencore “Biografia e ujit” profesori Anton Antonov kujtoi, se uji mund të transferojë një informacion të koduar, dhe shtoi:

Ka një fenomen interesant, kur formohet embrioni njerëzor gjatë javës së parë. Atëherë ai përmban dy qelizat – atë të burrit dhe atë të gruas. Me bashkimin e tyre veçoritë gjenetike kodohen. Në këtë proces uji është 98 për qind prej përmbajtjes së qelizave. Kjo vjen të tregojë se uji ruan tërë kujtesën, kështu që nga ky embrion të rritet një organizëm, në të cilin të diferencohen endet e ndryshme dhe në fund të formohet një organizëm njerëzor, i cili trashëgon tiparet e të dy prindërve.”

проф. Румяна ЦенковаPër studimin e veçorive fenomenale të ujit u krijua një shkencë e re. Qëllimi është që nëpërmjet dritës të matet struktura e ujit. Themeluese e kësaj shkence të re – akvafotomika është profesoresha bullgare Rumjana Cenkova. Ajo punon në Universitetin Kobe në Japoni. Sipas saj uji është një mjedis kolektiv dhe është në një raport të njëjtë me këtë që përmbahet në qelizat tona, në trupin tonë, në tokë, ndoshta edhe në kozmos. Dhe diçka tjetër nga profesoresha Cenkova:

Duhet të kemi të qartë, se molekulat e ujit nuk ekzistojnë vet vetiu, por formojnë një grup. Molekulat e ujit janë si ushtarë, të cilët rigrupohen sipas punës, të cilën duhet të bëjnë. Kur detyra plotësohet molekulat ndryshojnë lidhjet dhe riorganizohen. Në këtë kuptim një nga gjërat më inteligjente në tokë është uji. Akvafotonika shfrytëzon dritën si një vegël për leximin e informacionit, të cilën e mban në vet veten struktura e ujit. Uji është sistemi më inteligjent, sepse ndryshohet pa u ndërprerë dhe shumë shpejtë riorganizohet vet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD
Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD