Një ekspozitë unikale bamirëse zhvillohet deri në fund të nëntorit në Sofje. Cikli prej 14 veprash i piktores së re Aleksandra Veleva-Tushi e ka emrin “Prej qelqi – në jetë”, ose “IN VITRO – IN VIVO”. Nëpërmjet formave figurative të bëra prej qelqi, guri dhe metali, autorja interpreton krijimin e jetës së re. “Fillimi Hyjnor”, “Shpresa e re”, “Shkëndijat” – këta janë vetëm disa prej titujve të përshirë në ekspozitën tematike. Mjetet e grumbulluara që ditën e hapjes së ekspozitës iu dhuruan fondacionit “Dua të kem foshnjë”, i cili punon në ndihmë të çifteve me probleme reproduktive.
Tushi filloi të punojë me qelqin dhe gurin që prej disa vitesh. Që si studente ajo u përqendrua te tema e krijimit të jetës dhe vendosi të krijojë vepra prej guri dhe qelqi, të cilat të gjallërohen në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në atelienë e mësuesve të saj Aleksandra gjeti një copë mermeri, nga e cila sipas fjalëve të saj shihej drita. Pranë tij ajo shtoi qelq, që ta forcojë efektin e reflektimit. Këtë vepër të saj piktorja e quajti “Agape”, që sipas grekëve të lashtë do të thotë “dashuria e lartë që e mbajmë brenda vetes”. Pikërisht kjo vepër është pjesë e ciklit “Prej qelqi – në jetë”, mbi të cilin Aleksandra Veleva është duke punuar disa vjet. Materialet e përdorua janë kristal çek prej plumbi, qelq i sheshtë, mermer, qeramikë dhe dru. Veprat janë bërë me ndihmën e atelieve të ndryshme në Bullgari dhe Çeki. Më shumë hollësi na solli vetë Aleksandra Veleva:
“Nganjëherë bëj shaka se kjo është In vitroja ime krijuese dhe jam e lumtur se arritëm përveç procedurës in vitro, të ndihmojmë për mjekimin e një djali të vogël, që vuan nga diabeti. Për fat të mirë arritëm të grumbullojmë 6500 leva, 5 mijë prej të cilave do të mjaftojnë për një procedurë in vitro. Tani do të arrijmë ta realizojmë dëshirën e një vajze për të pasur foshnjë, shpresoj se së shpejti ajo do të na njoftojë lajmin e bukur. Kështu po ndiej se puna ime ka kuptim. Lidhur mе organizimin e këtij aktiviteti u bëra pjesë e fondacionit “Dua të kem foshnjë”, i cili i ndihmon çiftet me probleme reproduktive. Që nga ata mësova se më e rëndësishmja është dhurimi, të mësohesh të presësh. Disa gjëra ndodhin ngadalë dhe nuk varen nga dëshira jonë, por kur të vijë koha. Mendoj se kjo mbrëmje bamirëse, në qoftë se kishte ndodhur para 4 vitesh, do të ishte më e ndryshme.”
“Tërë jeta jonë, që nga veti krijimi, është depërtim i materialit në material”, kështu Tushi e trajton idenë e projektit të vet. Së pari i formon gurët, kurse hapi tjetër është krijimi i qelqeve. Mirëpo, në fund të fundit gjithçka varet nga njerëzit, të cilët i pëlqejnë dhe i blejnë veprat e saj.”

“Gjithmonë jam përpjekur ta mbushë botën me energji pozitive dhe t’i ndryshojë gjërat për diçka më të re. Qelqi vetvetiu është transparent, prandaj është vështirë të mbajë në vetvete diçka negative. Ai është një material i shkëlqyeshëm për punë dhe e pasqyron jetën tonë. Në qoftë se është rrethuar nga e mira, atëherë ai do të reflektojë të mirën në jetën tonë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Gergana Mançeva
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..