Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Ahat” niset në një turne në prag të 30-vjetorit të vet

Foto: arkiv personal

Mbase një pjesë e madhe nga fansat e rokut bullgar mbajnë mend këngë si “Marshimi”, “Toka e të verbërve”, “Delja e zezë” dhe shumë këngë të tjera të njohura të grupit “Ahat”. Shkaku që gjatë muajit nëntor përsëri t’i rikujtojmë , është turneu kombëtar i “dinozaurëve” të rokut, me të cilin ata shënojnë 30 vjetorin nga krijimi i bandës. Ja qytetet e koncerteve: më 10 nëntor në qytetin Bllagoevgrad, më 11 nëntor në qytetin Plovdiv, më 13 nëntor në Burgas, më 14 nëntor në Varna, më 16 nëntor në qytetin Ruse dhe më 17 nëntor në qytetin Veliko Tërnovo. Aty njerëzit do ta kenë kënaqësinë të dëgjojnë dhe të shikojnë këngëtarët e dashur, të cilët prej viteve kanë ndërkryer veprimtarinë e tyre të zhvillimit të koncerteve. Turneu kombëtar muzikor është përkrahur nga Joe Lynn Turner, i njohur mirë nga grupet “Rainbow” dhe “Deep Purple”. Ai do të interpretojë me muzikantët tanë këngët e veta më të njohura. Fansat e grupit “Ahat” do të mund të shijojnë si këngët e vjetra të dashura, ashtu dhe këngët e reja, prej autori të kënduara deri tani .

Ky do të jetë turneu ynë i fundit kombëtartregon Zvezdi Keremedçiev, frontman i grupit “Ahat”. Secili prej nesh  ka angazhimet e veta personale dhe nuk takohemi shpesh në skenë. Por vendosëm të shënojmë këtë ngjarje për shkak të fansave tanë, sepse ata e meritojnë. Për ne është e rëndësishme të përkulemi bashkë për herë të fundit përpara njerëzve, të cilët ruajtën në zemër të vet muzikën tonë. Sivjet është një shkak i shkëlqyer të mund të mbyllim një faqe të denjë në historinë e rokut bullgar.

Nëse me të vërtetë ky do të jetë turneu i fundit, vetëm koha mund të na tregojë. Gjatë vitit 2018 muzikantët nga grupi “Ahat” kanë dëshirë të zhvillojnë një koncert të madh në Sofje, i cili do të fillojë me ekzekutime të orkestrës  simfonike, pas kësaj do të prezantohen muzikantë-miq të bandës dhe në fund vetë grupi “Ahat”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD