Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gërsheta lara-lara” u ndihmon njerëzve pa shtëpi

БНР Новини

Në kuadrin e 3 ditëve, një qendër tregtare në Sofje u kthye në një shtëpi të zanatit tradicional-punë me shtiza. Festivali “Gërsheta lara-lara” paraqiti përpara kryeqytetasve mjeshtër shumë të mirë bashkë me  krijimet e tyre. Përveç se mundën të blejnë prodhime shumëngjyrëshe, vizituesit mundën të përfshihen në punishtet dhe të punojnë produktin e vet personal, kurse mjetet nga festivali janë për njerëzit pa shtëpi në Bullgari. Organizator i ngjarjes është fondacioni “Ekziston mënyra”, në bazë të idesë të së cilës që nga viti 2012 e këtej po zhvillohet iniciativa “Puno një ngrohtësi”. Ajo është u është drejtuar njerëzve pa shtëpi dhe gëzon rezultate të mira.

Akoma për ecurinë e fushatës mësojmë nga drejtoresha ekzekutive e fondacionit Biljana Vutova:

Për 5 vjetët e kaluara kemi arritur deri tek afro 7000 veta. Atyre personalisht u kemi dhuruar kapele, shalle dhe dorashka, të cilat i kemi punuar. Njerëzit pa strehë janë një grup, i cili mbetet mënjanë nga dritat e projektorëve. Besojmë se, qëkurse “Puno një ngrohtësi” ekziston, ajo popullarizon problemet e këtyre njerëzve, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në edcionet e fundit “Puno një ngrohtësi” arriti jo vetëm deri tek njerëzit pa shtëpi, por deri tek ata të cilët kanë nevojë nga kjo ngrohtësi e punuar, për shembull të sëmurët, të cilët janë të shtrirë në shtrat, fëmijët, kështu që përpjesëtimi bëhet gjithnjë e më i madh. Fondacioni lindi pas tri edicioneve të fushatës “Puno një ngrohtësi”. Ajo na lejon që të vëmë përpara vetes sonë qëllime më serioze dhe një pjesë prej tyre tanimë po i realizojmë. Jo në vend të fundit, popullarizojmë punimin me dorë si një zanat tradicional bullgar dhe shpresoj se shumë të rinj do ti rikthehen kësaj tradite.

Nuk ka një numër të saktë të njerëzve të pastrehë tek ne, por ata janë mes nesh, kurse fatin e tyre mund ta ndajë secili. Prandaj, nuk duhet të jemi indiferentë ndaj problemeve të tyre. Shkaqet që njeriu mund të gjendet në rrugë mund të jenë rezultat i një përplasjeje financiare, i problemeve familjare ose psikike. Edhe sikur të mos të mundim tu ndihmojmë, mundim ti dëgjojmë, tu japim këshillë ose ti drejtojmë drejt një specialisti. Por, le të kthehemi drejt festivalit, ku njëra prej tezgave lara-lara qe e përmbushur me kukulla-lojëra të punuara me shtiza lara-lara për fëmijët. Ato mbase janë të panjohura për fëmijët modernë, por në fakt  janë ato me të cilat janë rritur gjyshet dhe gjyshërit e tyre. Çdo një prej tyre është tepër e veçantë, e krijuar nga duart e arta të punonjëseve nga i gjithë vendi. Përveç lepujve tradicionalë, qenve dhe njerëzve prej dëbore, qenë punuar dhe një sërë heronjsh modernë nga filmat e animuar. Këto janë lodra me mision, por cili është ai, mësojmë nga njëra nga mjeshtret, e cila ka ardhur nga qyteti Plovdiv - Magdalena Deleva:

Vendosëm të bashkohemi dhe të qëndrojmë pas të gjithë atyre fëmijëve të cilët kanë nevojë prej një shërimi jashtë shtetit. Këta janë fëmijë me sëmundje mjaft të rënda, si dhe fëmijë me distrofi dhe paralizë cerebrale. Prej 3 vjetëve u ndihmojmë fushatave të shumta të ngjashme dhe jemi të lumtur, kur e shikojmë fëmijën se si kthehet i shëruar nga jashtë.”

Pas çdo një prej këtyre diagnozave fshihet fati i një familje. Shpesh Fondi për shërimin e fëmijëve  refuzon të financoje shërimin e pacientëve të vegjël. Kurse dëshpërimi i shtyn prindërit e tyre për të kërkuar ndihmë nga të panjohurit. Ky është një nga shkaqet që fushatat e bamirësisë për shpëtimin e jetës të ndokujt të bëhen gjithnjë e më shumë dhe më të njohura.

Hareja dhe gëzimi i fëmijëve dhe falënderimi në sytë e një të moshuari, i cili ka marrë ndihmë, janë ato momente, të cilat na motivojnë të vazhdojmë, sepse jemi në rrugë të drejtë. Kjo është rruga ku mund të bëjmë edhe disa zemra njerëzore të lumtura. Pikërisht ky është nënteksti i fshehur i festivalit “Gërsheta lara-lara”- tu rikujtojë vizituesve se thellë në vetvete, ata akoma ruajnë humanitetin e vet dhe nganjëherë është e nevojshme shumë pak, që të mund të ndryshojnë fatin e një njeriu të veçantë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Joan Kolev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD