Hapja e pikave të reja letrare gjithnjë është festë për të gjithë ata që lexojnë. Kjo është një shenje, se akoma ka interes ndaj librit dhe megjithë të përditshmen e tensionuar, bullgari gjen kohë të lexojë. Libraria mbi të cilën do t’ju përqendrojmë vëmendjen dallohet nga libraritë e tjera tek ne. Emri i saj është “Rodoljubie” (Atdhedashësi). Ajo ndodhet në një pavijon të gjelbër vendosur në një nga lulishtet më të vjetra të kryeqytetit. Iniciativa për krijimin e kësaj shtëpie të librit në një nga kopshtet e kryeqytetit i përket Komitetit Mbarbullgar “Vasill Levski”. Kryetari i tij Vasill Vasillev tregon:
“Tërë fitimi realizuar nga libraria është për mirëmbajtjen e komitetit tonë dhe të Fondacionit “Hristo Botev”. Përsa i përket komitetit, qëllimi i tij kryesor gjithnjë ka qenë të ruajë veprën dhe të përhapë idetë e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski. Ideja e librarisë është t’u reagojë orvatjeve për shtrembërimin e historisë bullgare në varësi të interesave politike. Në librat shkollorë të historisë dhe të letërsisë ka shmangie të mëdha negative. Disa prej tyre janë edhe skandaloze dhe mund të zbulohen vetëm kur dihen faktet e sakta.”
Bashkëbiseduesi është i bindur, se bullgari ka nevojë për letërsi nga koha e Rilindjes, e cila t’i kujtojë atij amanetet e paraardhësve dhe të kaluarën e tillë siç ishte. Anëtarët e Komitetit “Vasill Levski” vendosën, që në këtë librari të shitet vetëm letërsi dokumentare, biografi dhe vepra të krijuesve emblematik si Ivan Vazov, Hristo Botev, Petko Karavellov e kështu me radhë, pra ata autorë të cilët përshkruajnë faktet dhe ngjarjet historike të tilla siç ishin që nga fillimi i Rilindjes, deri në Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke. Komiteti Mbarbullgar “Vasill Levski” mban lidhje me të gjitha bashkitë të bullgarëve jashtë shtetit. Lidhur me këtë anëtarët e tij po përgatitin një ekspozitë i kushtuar jetës dhe veprës së Apostullit. Ajo do të prezantohet jashtë kufijve të vendit. Realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës. Krahas fotografive do të ketë edhe tabela me fakte biografike dhe me amanetet e këtij heroi kombëtar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat..