Nga data 16 nëntor, në kuadrin e 3 netëve, qyteti i bukur bullgar buzë Danubit-Ruse do të jetë mikpritës i edicionit të 42-të të Festivalit të muzikës xhaz. Ky është forumi më i vjetër bullgar i xhazit, i krijuar nga klarinetisti dhe saksofonisti nga po ky qytet Petër Petrov-Parçeto. Pas vdekjes së tij gjatë vitit 2013, tradita është vazhduar nga djali i tij, saksofonisti Boris Petrov.
I njohur mes kolegëve dhe bashkëqytetarëve të vet si Petjo Parçeto, muzikanti i njohur formon idenë e vet për këtë festival në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar dhe paraqitja e tij e parë është gjatë vitit 1978. Ai jo vetëm që është krijues i forumit të xhazit. Një nga rolet e tij kryesore ka qenë të mësojë dhe ta transmetojë përvojën e vet kolegëve më të rinj. Vet ai i fiton mjeshtëritë e veta të para në xhaz akoma si nxënës në orkestrën e quajtur “Optimistët e Ruses”(në periudhën 1948-1951). 6 vjet më vonë, bashkë me Boris Rusevin dhe muzikantë të tjerë nga qyteti, Petjo Parçeto krijon formacionin e parë të kuintetit “Ruse” Pasi përfundon Akademinë Kombëtare Shtetërore në Sofje, ai niset për në Pragë si një specializant në klarinetë dhe në muzikën e dhomës. Zgjedh të kthehet në Bullgari dhe 37 vjet ekzekuton në filarmoninë e qytetit Ruse. Por dashuria e tij e madhe ndaj muzikës së xhazit e shoqëron që të gjithë jetën e tij.
Organizatori i festivalit të sivjetshëm të 42-të saksofonisti Boris Petrov na tregon për artistët, të cilët fansat e xhazit mund t’i dëgjojnë në qytetin Ruse nga 16 deri më 18 nëntor:
“Fillimisht do të përmend formacionin “Angell Zaberski Kuintet”, me programin e të cilit fillon festivali i sivjetshëm. Unë punoj me Angell Zaberski prej 25-30 vjetëve dhe e njoh shumë mirë talentin e tij si kompozitor. Ai kompozon kryesisht për “Big Band”-in e Radios Kombëtare Bullgare, por kuptohet se, grupet e dhomës po kështu janë mes prioriteteve të tij. Në këtë rast është në kuintet, bashkë me Mihaill Josifov – trumbetë, Stojan Jankullov – perkusione, Boris Taslev – kontrabas dhe me mua. Publiku do të dëgjojë përpunimin e tij të aries Nessun dorma (“Asnjë të mos të flejë”), nga vepra operistike “Turandot” të Puçinit. Në një pjesë tjetër –“Shtërmeni i ëmbël” Angjelli e ka gërshetuar folklorin me xhazin, “Hip hop rege” është në një stil krejtësisht të ndryshëm."
"Kështu që programi, me të cilin ne e hapim Festivalin e muzikës xhaz në qytetin Ruse është shumë i larmishëm. Edhe një kuintet tjetër do të mund të dëgjojmë më 16 nëntor. “Horizonti” është një projekt i përbashkët bullgar dhe francez, i prezantuar nga trombonisti Gjeorgji Kornazov. Ai jeton dhe punon në Francë më shumë se 25 vjet dhe tani është për vizitë në qytetin Ruse bashkë me muzikantët francez – Zhofroa Tamizie (Geoffroy Tamisier) -– trumbetë, Manju Koxhia (Manu Codjia ) – kitarë, Mark Bjuronfos (Mark Buronfosse) – kontrabas dhe Kristof Marge (Christophe Marguet) – bateri. Gjeorgji Kornazov ka ekzekutuar solo bashkë me “Big Band”-in e Radios Kombëtare Bullgare dhe tanimë po kthehet në një nga kompozitorët më të spikatur të xhazit”.
Një pjesëmarrje të përbashkët të muzikantëve francezë dhe bullgarë do të ketë edhe gjatë natës së dytë të festivalit. Këngëtarja Magi Aleksieva Mej (May) do të jetë mysafire bashkë me francezët Zhan Sharl Batistela (Jean-Charles Battistella) – piano, Toma Kordoli (Thomas Cordogli) – bas dhe Aleksandër Gotie (Alexandre Gauthier) – perkusione. Para tyre në skenë do të prezantohen muzikantët nga “Funkalero” – një formacion bullgar të muzikës funk, i krijuar nga Vasill Spasovi.
“Krenohemi shumë për këtë se në festivalin tonë do të marrë pjesë dirigjenti i “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare – Antoni Donçev. Ai do të ekzekutojë me formacionin e tij të hapur 3UP, por në këtë rast do të jenë kuartet - 4 UP, bashkë me Rosen Zahariev Roko – trumbetë, Mihaill Ivanov – kontrabas, dhe Atanas Popov – bateri. Festivalin do ta përfundojmë me një bandë spanjolle Patax, e cila do të na tregojë ritme të muzikës flamengo, të përziera me xhaz në kompaninë e kërcimtareve. Publiku mund të presë emocione të forta, tipike për kulturën spanjolle.”
Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva / Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..