Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plakja e popullsisë mund të bëhet motori i rritjes ekonomike në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Në ecurinë e shqyrtimit publik të projektit për Programin Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë 2018-2020, Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) publikoi mendime të ekspertëve të njohur mbi aspektet e tij të ndryshme. Në program theksohet se me reformën e pensionimit vazhdimësia e jetës aktive të punës po rritet dhe plakja e përgjithshme e popullsisë çon drejt rritjes së moshës së punonjësve në ndërmarrjet bullgare.

Në një intervistë për BTA për këtë çështje drejtori i Institutit Ballkanik të Punës dhe Politikës Sociale Ivan Nejkov bën një analogji me atë që ndodh në Gjermani. Sipas tij në Bullgari plakja e popullsisë mund të dalë se është motori lëvizës i rritjes ekonomike. Bullgaria është në vendin e tretë në Evropë për nga mosha mesatare e kombit, kurse në vend të parë është Gjermania. Ndryshe nga Bullgaria, në Gjermani nuk ka ankesa për shkak të plakjes së krahut të punës dhe ajo është lidere në zhvillimin ekonomik. Sot numri i të rinjve, të cilët dalin në tregun e punës në Bullgari, është më i vogël sesa përpara 20 vjetëve. Sipas Nejkovit kjo do të thotë se gjatë 20 vjetëve të ardhshme, rezerva e madhe  e tregut të brendshëm të punës nuk do të jenë njerëzit e rinj, por të moshuarit. Duke pasur parasysh këtë, eksperti mendon se janë të nevojshme ndryshime legjislative për një përdorim më efektiv të cilësive të tyre, përfshi dhe përmes aplikimit të regjimeve të veçanta të kohës së punës, kontrollimeve më të shpeshta mjekësore, një vlerësimi specifik të rrezikut në vendet e punës. Kjo mund të duket jo atraktive për punëdhënësit, për shkak të përpjekjeve suplementare dhe shpenzimeve nga ana e tyre, por sipas Nejkovit në këmbim ata mund të fitojnë punonjës më besnik, të disiplinuar dhe me një kualifikim më të lartë, sesa janë nëpunësit e rinj, të cilët shpesh ndryshojnë vendin e punës në kërkim të kushteve më atraktive.

Një tezë analogjike përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare parashtron dhe Aleksandër Zagorov, ekspert dhe sekretar në Konfederatën e Punës “Podkrepa” duke rikujtuar rregullin se një euro e investuar nga punëdhënësi në siguri sjellë dhjetë euro fitim. Por Zagorovi nënvizon se vendime për përmirësimin e kushteve të punës nuk duhet të aplikohen në bazë të parimit të moshës, por të jenë të vlefshme për të gjithë. Në projektin e Programit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në punë në periudhën e viteve 2018-2020 vihet në dukje se nuk pritet një pakësim i numrit të grave në tregun e punës për shkak të premisave të krijuara normative për gërshetimin e detyrave të amësisë dhe të jetës profesionale. Në projekt bile është shprehur pritja për një rol gjithnjë e më të madh të grave, përfshi në profesione tradicionalisht të “meshkujve” dhe në prodhim. Prognozat për zhvillimin e  tregut të punës në Bullgari nuk dallohen rrënjësisht nga këto për të gjithë Bashkimin Evropian. Në periudhën midis viteve 2010 dhe 2030, numri i njerëzve në moshë midis 55 dhe 64 vjeç në 28 shtetet anëtare të bashkimit do të rritet me rreth 16%. Në bazë të këtij shkaku për të gjithë Bashkimin Evropian rekomandohen politika, të drejtuara drejt sigurimit të mundësive që punonjësit e moshuar të qëndrojnë më gjatë aktiv dhe prodhues.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD