Kur flitet për baletin modern dhe për eksperimentimin në sferën e koreografisë, pa dashje bëhet asociacion me Baletin “Arabesk”. Gjatë 50 viteve të ekzistencës ai u afirmua si një balet nga klasa botërore. Në këtë shkollë origjinale formohen artistë universal. “Që para 20 vitesh në konceptin e baletit “Arabesk” është ideja për skenën e hapur – rrëfen Borjana Seçanova, udhëheqëse artistike dhe drejtoreshë e formacionit, dhe vazhdon:
“Gjatë nëntorit ishte premiera e koreografëve Asen Nakov dhe Filip Millanov “Zhurma e qytetit – kutia e zezë”. Ky është një projekt, i cili realizohet jo vetëm me kërcimtarë nga trupi, por edhe me studentë dhe nxënës. Në fund të nëntorit do të prezantojmë shfaqjet e dekoruara në konkursin “Margarita Arnaudova”. Kjo është veprimtaria me më shumë rëndësi, që realizohet nga formacioni, sepse një nga kërkesat është, që koreografia e baletit të jenë nën mbi tingujt e muzikës bullgare. Vitet e fundit konkursi u zgjerua dhe shihet një pjesëmarrje ndërkombëtare. Një fakt i gëzueshëm është se edhe koreografë të huaj prezantojnë vepra me muzikë bullgare.”
Gjatë dhjetorit Baleti “Arabesk” do të shfaqë vepra të dashura si “Liqeni i mjellmave”, “Hirushja” dhe “Arrëthyesja”. Gjatë janarit admiruesit e baletit do të shikojnë ekspozitën me fotografi nga shfaqjet skenike të baletit. Në hapjen e saj do të prezantohet libri “50 çaste me artistët e baletit “Arabesk”. Ai përbën një tregim i historisë së formacionit rikrijuar nga koreografja shumëvjeçare e grupit Milla Iskrenova. Sezoni jubilar i baletit do të vazhdojë deri te verën e vitit 2018 me veprimtari interesante, të cilat do të prezantojnë arritjet më të mëdha të formacionit. Mirëpo, si kërcimtarët arrijnë të përballojnë të gjitha sfidat. Borjana Seçinova është kategorike, se:
“Kërkohet bindje, se atë që bën është prirja juaj. Të tillë janë kërcimtarët e Baletit “Arabesk”. Në sajë të punës me koreografët e huaj, artistët tanë arrijnë të përsosin teknikën. Që nga viti 2010 jemi pjesë e Grupit të Teatrit Muzikor Shtetëror “Stefan Makedonski”. Ngandonjëherë kjo krijon pengesa administrative, por nga ana tjetër disponojmë skenë për shfaqjet tona.”
Disa mendojnë, se liria e baletit të sotëm e bënë tepër të arritshëm. Është fakt se ka njerëz të cilët preferojnë vetëm shfaqjet klasike. Lidhur me këtë Borjana Seçanova shpjegon:
“Problemi i baletit është se ai është një art abstrakt. Ai disi i përngjan muzikës – disa preferojnë muzikën klasike, ndërsa të tjerë nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Baleti ndikon mbi shqisat. Njeriu vallëzon kur është i lumtur ose i dashuruar. Mirëpo, të gjithë njerëzit duhet të kenë të qartë, se nëpërmjet baletit mund të tregojnë ndjenjat e tyre.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..