Në përgjigje të kërkesës së Kishës Ortodokse Maqedonase për vendosjen e unitetit me Kishën Ortodokse Bullgare, gjë që të jetë një bazë e mirë e unitetit euharistik edhe me kishat e tjera ortodokse, Sinodi i Shenjtë në Sofje u angazhua të bashkëpunojë për vendosjen e statutit kanonik të Kishës Ortodokse Maqedonase. U krijua një komision pranë Sinodit për bisedime përkatëse edhe me kishat e tjera ortodokse, kurse kjo do të thotë se vendimi për bashkëpunim është një vepër e izoluar, e cila e vendos fillimin e një procesi të gjatë dhe të vështirë. Kisha Ortodokse Maqedonase shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen bullgare, kurse Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev – pritjet e veta që edhe kisha të tjera ortodokse do ta ndjekin shembullin e kishës bullgare. Edhe në dy vendet peshkopët dhe figurat publike e përshëndetën nxehtë aktivitetin, kurse disa të tjerë e caktuan pozitën e Kishës Ortodokse Bullgare si një hap i guximshëm, i cili hap rrugën e ndreqjes së padrejtësive historike. Derisa Sinodi në Sofje kishte mbledhje kushtuar kësaj çështjeje, vendimi pozitiv pritej para Dhomës së Sinodit nga shumë njerëz, të cilët ishin grumbulluar si shenjë përkrahjeje.
Sipas disa mendimeve, pozita e Kishës Ortodokse Bullgare është e guximshme, por ka dhe të tilla, sipas të cilave ajo është e vëmendshme dhe diplomatike. Aktualisht Peshkopata e Ohrit, siç quhet kisha në territorin e Maqedonisë, është në një gjendje skizme, të vendosur nga Kisha Serbe që gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar. Në fillim të këtij shekulli faktikisht ka dy peshkopata – njëra është Kisha Zyrtare Maqedonase, por ajo nuk njihet nga kishat e tjera në botë, kurse tjetra është dominuar nga figura shpirtërore me orientim serb dhe është njohur nga Kisha Serbe si autonome, por jo autoqefale. Sipas disa teologëve, në qoftë se Kisha Ortodokse Bullgare njeh një kishë jokanonike si ajo maqedonase, ajo vetë do të vendoset në skizmë. Mirëpo, nga ana tjetër, skizmat mund të hiqen jo vetëm nga kishat që i kanë imponuar. Në rastin konkret skizma i është vendosur Kishës Maqedonase nga ajo serbe dhe kjo supozon se Kisha Bullgare nuk mund ta njohë e parë pavarësinë e Kishës Maqedonase.
Në këtë kontekst të vështirë të normave kanonike pozita e Kishës Ortodokse Bullgare në fakt është e vetmja pozitë e arsyeshme. Sinodi i Shenjtë në Sofje nuk e njohu pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, sepse një pavarësi e tillë është e mundur vetëm në qoftë se ajo njihet nga të gjitha 14 kishat e tjera ortodokse. Në fakt Kisha Ortodokse Bullgare premtoi vetëm të bashkëpunojë për këtë njohje të përbashkët. Ajo e bëri këtë jo vetëm për shkak të qëndrimit të saj të mirë ndaj Kishës Ortodokse Maqedonase, por edhe si rrjedhojë e përvojës së saj të hidhur, sepse vetë ajo kishte në skizmë që deri në vitin 1945, skizmë kjo që ishte vendosur nga Patrikana e Stambollit në vitin 1872. Shpallja e skizmës i detyrohej vetëshpalljes së pavarësisë së Kishës sonë dhe jo të autonomisë së saj, siç duhej të ishte sipas fermanit të sulltanit.
Ngjarjet më të fundit në marrëdhëniet mes kishave ortodokse të Bullgarisë dhe të Maqedonisë janë para se gjithash pozitive edhe në një kontekst më të gjerë. Nga njëra anë ato koincidojnë me procesin e normalizimit të dukshëm të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, kurse nga ana tjetër – me tendencën për gjetjen e zgjidhjes mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë. Të njëjtën ditë, kur Kisha Ortodokse Bullgare vendosi të bashkëpunojë për zgjidhjen e çështjes lidhur me statusin e Kishës Ortodokse Maqedonase, një media maqedonase njoftoi se qeveria në Shkup ka rënë dakord që të bëjë një kompromis për emrin e vendit, duke pranuar emrin “Republika e Re e Maqedonisë”, ose “Maqedonia Veriore”. Ende nuk ka ripohim zyrtar të lajmit, por tashmë ndihet qartë përparimi në daljen e Maqedonisë nga gjendja e izolimit ndërkombëtar, jo vetëm politik, por edhe kishtar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..