Studimi më i fundit i Institutit të Ekonomisë së Tregut konstatoi se rritja ekonomike i ndan edhe më shumë regjionet e Bullgarisë. Pasi gjatë krizës ekonomike kishte njëfarë vonimi të procesit të ndarjes të regjioneve, me rritjen e rifilluar gjatë 2014-ës dhe 2015-ës filloi përsëri një etapë ndarjeje. Dallimi mes rajonit më të pasur të vendit (Sofja dhe krahinat rreth saj) dhe atij më të varfër (Sliven) është rreth 4.5 herë. Kjo që i dallon regjionet ekonomikisht të fuqishme nga ato më të dobëta është derdhja e madhe e investimeve, të cilat ndikojnë pozitivisht mbi punësimin dhe rritjen e të ardhurave dhe këtej e tutje çojnë në rritjen e standardit të jetesës. “Receta” për prapambetjen ekonomike përfshin përkatësisht më pak investime, gjë që ndikon negativisht mbi tregun e punës dhe është shkaku për ardhurat e ulëta, pra për përqindjen më të lartë të varfërisë.
Gjatë tremujorit të tretë punësimi në vend arriti nivelin rekord prej 68.5 për qind. Ai e tejkaloi madje nivelin para krizës prej 65 për qind, por shpërndarja e tij në vend nuk është e barabartë. Më shumë vende pune që nga fillimi i vitit deri tani janë hapur në Bullgarinë Jugore. 70 për qind prej tyre janë përqendruar në kryeqytet dhe në krahinat e tij, në Plovdiv dhe Stara Zagora. Vetëm në Plovdiv vendet e reja të punës gjatë 12 muajve të fundit janë më shumë sesa ato në tërë Bullgarinë Veriore.
Krijimi i vendeve të reja të punës çoi në uljen e papunësisë gjatë tremujorit të tretë deri në 5.8 për qind. Mirëpo, kjo do të thotë se kuadrot që mund të fillojnë punë tashmë janë më pak dhe këtej e tutje rritja e numrit të të punësuarve do të varet nga profili i njerëzve joaktivë ekonomikisht. Resurs të lirë njerëzish ka, por për shkak të mungesës së kualifikimit, ose për shkaqe të tjera ai nuk përfshihet në tregun e punës.
Tendencat e mira në tregun e punës të vendit në përgjithësi çojnë edhe në rritjen e shpërblimeve mesatare – me mbi 11 për qind gjatë tremujorit të fundit. Mirëpo, vetëm punonjësit në Sofje janë me paga mbi ato mesatare. Tendencë të arritjes së qëndrueshme të niveleve mesatare ka vetëm në Pleven dhe Plovdiv, kurse në disa rajone si Vidin, Silistra dhe Kjustendill vëzhgohet largim nga këto tendenca për shkak të pagave të ulëta atje.
Gjatë dy viteve të fundit vëzhgohet një rritje e qëndrueshme e tatimeve vendase, konstaton Instituti i Ekonomisë së Tregut. Shkaqet për këtë janë se megjithë zhvillimin e mirë ekonomik, pothuajse të gjitha bashkitë janë vështirësuar seriozisht në përballimi e nevojave të tyre financiare. Prandaj Instituti e përkrah nxehtë idenë e autoriteteve vendase që shteti t’u japë bashkive 20 për qind prej tatimit mbi të ardhurat e personave fizikë. Ekonomistët llogaritin se në qoftë se kjo ndodh gjatë 2018-ës në bashkitë do të derdheshin suplementarisht 324 mln euro (634 mln leva) dhe kjo do të dyfishonte resursin e tyre financiar dhe do të rritte vëllimin e parave të lira për investime.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..