Mbase nuk ka bullgar i cili të mos të jetë i dhembshur kur bëhet fjalë për fushatën bamirësisë “Krishtlindjet Bullgare” duke dhuruar të paktën 1 levë me një mesazh të dërguar ose telefonatë. “Krishtlindjet Bullgare” është një iniciativë bamirëse, e cila ka filluar dhe zhvillohet prej 15 vjetëve nën patronazhin e presidentit të Bullgarisë. Qëllimi bazë është të grumbullojë mjete për mjekimin e fëmijëve të sëmurë bullgarë dhe blerjen e aparateve të specializuara për spitalet pediatrike më të vizituara. Sipas traditës fillimi i fushatës të sivjetshme dhuruese qe dhënë më 1 dhjetor nga kreu i shtetit Rumen Radev. Pika kulmore është në ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor me organizimin e një spektakli bamirësie. Në të marrin pjesë personatë njohur bullgar nga shoubiznesi, aktorë, muzikantë, sportist. Grumbullimi i mjeteve vazhdon deri në orët e fundit të vitit, kurse dhurimet në rrugë bankare vazhdojnë dhe gjatë muajit janar.
Presidenti Radev shpalli fillimin e fushatës së 15 të radhës “Krishtlindjet Bullgare” për periudhën 2017/2018 në Spitalin Universitar “Shën Gjergji” në qytetin Plovdov. ”Zgjodha që ta bëjmë këtu, sepse spitali “Shën Gjergji” në qytetin Plovdiv është një nga spitalet kryesore në vend me një histori mbi 1 shekullore”, tha në përshëndetjen e vet Presidenti. Duke theksuar se në këtë spital shërohen mijëra fëmijë bullgar, presidenti shprehu bindjen se apeli për dhurim i bërë pikërisht atje “do të jetë më i fortë”. Udhëheqësi i shtetit e shfrytëzoi rastin dhe të mund t’i falënderojë mjekët dhe infermieret për jetën e shpëtuar të mijëra fëmijëve.
Gjatë vitit 2017 me paratë e dhuruara 1 766 800 leva përmes fushatës “Krishtlindjet Bullgare” qe blerë pajisje mjekësore për diagnostikim dhe mjekim për 30 spitale. Me 702 900 leva të tjera qenë ndihmuar 474 fëmijë me sëmundje të rënda kronike. Metodat e reja të diagnostikimit lejojnë një zbulim të herët të sëmundjeve, që është një premisë të pakësohet frekuenca e sëmundjeve kronike dhe të metat e rënda të cilat i shoqërojnë ato për tërë jetën.
Paratë e dhuruara shpërndahen nga organizatat tona prijëse të pediatrisë. Një nga fëmijët e fundit, të cilit fushata “Krishtlindjet Bullgare” i ndihmon me sukses është 5 vjeçarja Aleksandra. “Ajo vrapon, luan, buzëqesh, si të gjithë vërsnikët e saj, por është e gjatë vetëm 93 centimetra dhe kjo krijon një varg shqetësimesh për fëmijën”, thotë nëna Neli. Buzëqeshjet në familje janë kthyer kohët fundit, kur me mjetet e dhuruara është blerë dhe është vënë në përdorim një hormon, i cili mungon në organizmin e fëmijës. Për 3 muaj vajza e vogël është rritur me 5 centimetra.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..