Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vit pas ferrit të zjarrtë në Hitrino njerëzit akoma jetojnë me ëndrrat e tmerrshme

БНР Новини
Foto: BGNES

Banorët e fshatit Hitrino në rrethin e qytetit Shumen (Bullgari Veriore) do ta mbajnë mend 10 dhjetorin e vitit 2016 si data më tragjike në jetën e tyre. Një aksident hekurudhor i një treni dhe një shpërthim i cisternave me polipropilen dhe gaz propan-butan i rrafshoi me tokë shtëpitë dhe godina përreth. Ata, të cilët e përjetuan tragjedinë e përshkruajnë situatën si pas një lufte. Statistika po kështu është marramendëse – 7 janë viktimat, 29 janë të plagosurit rëndë, kurse 27 janë shtëpitë e djegura krejtësisht.

Të dy makinistët fajtorë për këtë aksident hekurudhor do të përgjigjen përpara gjyqit për shkaktimin e vdekjes së 7 vetave dhe për lëndimet e akoma 14 të tjerëve. Hetimi ka saktësuar se treni ka hyrë në rajonin e stacionit me një shpejtësi pothuaj dy herë më të lartë sesa është ajo e lejuar prej 40 kilometrave. Infrastruktura e hekurudhës ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur asnjëfarë parregullsie teknike, e cila mundej ta shkaktonte këtë situatë të rëndë.

Një vit pas tragjedisë në Hitrino viktimat akoma presin para për riparimin e të shtëpive të veta, kurse oborret e tyre u përngjajnë shesheve të ndërtimit. Për rivendosjen e fshatit qenë lëshuar 5 milionë leva përmes ministrisë sociale dhe akoma mbi 2 milionë leva nga Kryqi i Kuq Bullgar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i bashkisësëi fshatit Hitrino Nuridin Ismaill bindi se të gjithë banuesit e fshatit do të kenë çati mbi kokët e tyre gjatë këtij dimri.

Por a kanë arritur njerëzit të shpëtohen nga tmerri i kësaj ngjarjeje? Ja dhe përgjigjen e kryetarit të bashkisë:

Duhet të kalojë shumë kohë, që të mund Hitrino të harrojë atë që ngjau përpara 1 viti – koha është e ndryshme për njerëzit, të cilët përjetuan fate të ndryshme dhe humbje të ndryshme. Në kuadrin e 1 viti arritëm shumë, por brenga dhe vuajtja e njerëzve mbase do tu mbetet për tërë jetën. Dhimbja rreth humbjes së njerëzve të afërt është e madhe. Kjo ngjarje  në të vërtetë i ndryshoj njerëzit, por unë jam i sigurt se me kalimin e kohës ata pak nga pak do të kthehen drejt mënyrës normale të jetës së tyre.

Foto: Sallim Sallih

Tragjedia në Hitrino mundi të bashkojë popullin bullgar dhe të tregojë dhembshuri ndaj njerëzve në vuajtje. Kryetari i Bashkisë së fshatit është shumë falënderues për këtë: “ Ashtu siç tragjedia i bashkoi njerëzit në Bullgari, asgjë tjetër nuk i ka bashkuar. Njerëzit nga e gjithë Bullgaria, pa rëndësi se nga kush regjion janë, nga cila bashki, ose fe, kështu u bashkuan rreth humbjeve të fshatit tonë dhe u bashkuan, saqë dhanë shembull për një bashkim kombëtar. Këtë mirësi, këtë ngrohtësi ne e pranuam me lot në sy dhe u prekëm nga ndjeshmëria e popullit tonë.

Cvetan Cvetkov nga Hitrino është njëri nga njerëzit, i cili e ka përjetuar këtë tmerr. Zëri i tij akoma dridhet  kur kthehet drejt kujtimeve të këtij mëngjesi fatzi më 10 dhjetor 2016:

Tragjedia është e madhe. Kam parë shumë filma të tmerrshme, por një tmerr të tillë nuk kam parë. Nuk munda tu besoj syve të mi, mendoja se ndodhem në një skenar makthi. Unë isha akoma në krevat, kur dëgjova pëplasje, ndjeva vibracione të mëdha, mendova se po hyn ndonjë kamion i madh brenda në shtëpi. Pas kësaj u dëgjua një bubullimë e madhe e cila theu të gjitha dritaret. Dola jashtë dhe pash se i gjithë qielli ishte i kuq si zjarr. Shumë njerëz si unë  akoma nuk mund ta kapërcejnë frikën dhe tmerrin, shumë shpesh shikoj në ëndërr zjarr dhe dëgjoj klithmat e njerëzve, të cilët kërkojnë ndihmë.

Në lidhje me përvjetorin nga tragjedia më 17 dhjetor në stacionin hekurudhor Hitrino do të jepet një kurban sipas traditës së krishterë dhe asaj myslimane.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD