Pas forumit ndërkombëtar kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt javën e kaluar në Sofje me përkrahje të Bankës Botërore, e ardhmja e Ballkanit dhe më konkretisht vendi i vendeve të pjesës perëndimore të gadishullit, vazhdon të jetë tema me prioritet në rendin e ditës së shoqërisë. Më 9 dhe 10 dhjetor të këtij viti në kryeqytet u mbajt Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Bullgaria midis Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi – historia dhe gjeopolitika”. Organizatorë ishin Fondacioni „New Direction”, Instituti Shkencor Maqedonas dhe Instituti për Studime Historike të Akademisë Bullgare të Shkencave, të ndihmuar nga eurodeputeti bullgar Angell Xhambazki.
Konferencën e hapi zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov: “Herën e radhës mediat na përqendrojnë vëmendjen mbi konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës. Patjetër kjo është me rëndësi. Por ne jetojmë në një rajon, në të cilin ka mjaftë probleme, që nuk janë më pak serioze, sepse në të ardhmen në se ekzistojnë rrethana nga jashtë që mund të nxisin ndonjë faktor në Ballkan, situata aty mund të bëhet edhe më e keqe, se sa është ajo në Lindjen e Mesme. Ja përse Bullgaria nuk mund të jetë një vëzhguese anësore”, paralajmëroi ministër Karakaçanov. Sipas tij, për këtë arsye është me rëndësi të mbajmë lidhje të fqinjësisë së mirë me vendet e regjionit, si dhe të tregojmë kujdes ndaj bashkësive bullgare aty.
Si përfaqësues të pakicave bullgare jashtë kufijve në konferencë u ftuan Ivan Nikollov nga Qendra Kulturor Informative Bullgare në Bosilegrad të Serbisë dhe deputeti në Parlamentin e Ukrainës Anton Kise. Miq të konferencës ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë, Azerbajxhanit, Ukrainës të akredituar në vendin tonë dhe diplomatë nga Armenia dhe Kazakistani.
Brenda dy ditëve të forumit u mbajtën 15 raporte kushtuara çështjeve dhe aspekteve të ndryshme historike, politike, gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe të Detit të Zi. Theksi u vu mbi mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit të vendeve nga i ashtuquajturi Ballkan Perëndimor në BE-në, si dhe mbi perspektivat evropiane të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas eurodeputetit Angell Xhambazki jemi dëshmitarë të “ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë të paktën që prej një shekulli e këtej. Tepër të rëndësishme janë marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë, me Republikën e Shqipërisë. Aderimi i tyre në BE-në është një kusht i detyrueshëm, që të ketë stabilitet në Ballkan.”
Tema për integrimin atlantik të pellgut të Detit të Zi gjeti vend në ekspozenë e diplomatit bullgar Ljubço Troharov. Proceset e migracionit në Ballkan dhe ndikimi i tyre mbi sigurinë rajonale, proceset etnodemografike në Maqedoninë Perëndimore në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Traktati i Fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe ndikimi i tij mbi zhvillimin e bashkëpunimit transkufitar – ato janë vetëm një pjesë prej problemeve të paraqitura në raportet.
Ditën e dytë të konferencës në qendrën e vëmendjes ishin korridoret transportuese në Ballkan, ndërtimi dhe financimi i tyre, aspektet gjeopolitike të projekteve, bashkëpunimi transkufitar dhe vendi i Ballkanit në sigurinë evropiane. Lidhja transportuese në rajon është një temë, e cila diskutohet që prej vitesh, pa arritur rezultate praktike. Mirëpo, sot ajo fiton përmasa më reale në sfondin e angazhimeve të qarta dhe konkrete politike të deklaruara nga liderët e shteteve ballkanike javën e kaluar në Sofje, si dhe të gatishmërisë së Bankës Botërore të financojë tregtinë dhe transportin në rajonin tonë me 150-200 milionë dollarë.
Duke marrë parasysh vendosmërinë e shprehur nga Bullgaria të ndihmojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së, muajit e ardhshëm mund të priten vendime dhe akte të reja pozitive. Kështu rekomandimet e shkencëtarëve të paraqitura në raportet e konferencës, mund të gjejnë realizimin e tyre praktik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..