Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lundrimi rreth botës i kapitenit Georgi Georgiev tashmë 40 vjet i frymëzon adhuruesit e lundrimit me vela në Bullgari

БНР Новини
”Kor Karoli” në Muzeun Ushtarako-Detar në Varna. Në fotografinë e vogël: Kapiteni Geori Georgiev në bordin e jahtit
Foto: museummaritime-bg.com

Më 20 dhjetor mbushen 40 vjet nga përfundimi i suksesshëm i lundrimit rreth botës me jahtin “Kor Karoli” të kapitenit Georgi Georgiev – bullgari i parë, i cili ka kryer solo-lundrim e parë rreth botës. Sot fondacioni “Kor Karoli” në Varna, që e mban emrin e jahtit të njohur u dorëzon çmimet e veta vjetore “Globi i Artë” lundruesve më të mirë gjatë vitit. Dekorata e sivjetshme është për dr. Vasil Kurtev nga Kavarna për lundrimin e tij rreth botës. Ai është dentist për nga profesioni, por emri i tij u bë emblemë në lundrimin me vela në Bullgari, në saje të punës së tij ndërtimore të jahteve dhe lundrimeve të tij. Më 5 gusht 2015 dr. Kurtev u largua nga Kavarna si kapiten i jahtit “Odesos” për të realizuar solo-lundrimin e tij rreth botës. Pothuaj dy vjet më vonë – më 19 maj 2017 ai akustoi përsëri në Kavarna.

Dr. Vasill Kurtev Foto: BGNES

Për 645 ditë jahti “Odesos” lundroi rreth 26 mijë milje detare dhe mbylli rrethin rreth Tokës. Ka një hollësi interesante: më 22 janar 2017 dr. Vasill Kurtev festoi vetë në ujërat e Gjirit të Bengalit jubileun e tij të 80-të. Ai është një ithtar i flaktë i Georgi Georgievit – lundruesi i vetmuar, për të cilin na tregoi dr. Mariana Krësteva, drejtoresha e Muzeut Ushtarako-Detar në Varna:

Kapiteni Georgi Georgiev është një legjendë e vërtetë në lundrimin me vela në Bullgari dhe është një personalitet me rëndësi të madhe në lundrimin bullgar në përgjithësi. Emri i tij duhet të dihet nga njerëzit e rinj, të cilët duan të ecin në rrugën e tij, e duan lirinë dhe dëshirojnë të bëhen lundrues. Kapiteni Georgiev i përballoi vetë të gjitha stuhitë dhe vështirësitë në lundrimin detar. Pse është i njohur? Ai është bullgari i parë i cili realizoi solo-lundrimin e parë rreth botës me një jaht me vela. Në dhjetor të vitit 1976 ai u nis nga Havana dhe e mbaroi lundrimin e vet më 20 dhjetor të 1977-ës përsëri në portin Havana. Ditët e lundruara nga ai në det janë gjithsej 202. Për këtë lundrim rreth botës ai ka përgatitur tërë jetën. Që si i ri ai filloi të studionte lundrimin me vela. Kapiteni Georgi Georgiev ka lindur në qytetin Kërxhali, por tërë jetën e ka kaluar rreth detit. Georgi Georgiev ishte zgjedhur për ta paraqitur Bullgarinë në garën ndërkombëtare për lundrim me vela OSTAR – një regatë shumë prestigjioze transatlantike gjithashtu për lundrues të vetmuar, e cila nisej nga Britania e Madhe dhe vazhdonte deri në Plimut të SHBA-së. Kjo ishte paraqitja e parë e madhe ndërkombëtare e lundruesve bullgarë dhe u kurorëzua me sukses të madh. Kështu Georgi Georgiev e filloi udhëtimin e tij të parë rreth botës. Lundrimi i tij ndiqej nga tërë shoqëria detare bullgare. Gjatë lundrimit të tij rreth botës ai kishte disa momente të vështira – kishte nevojë për meremetimin e anijes, ngeci në cekëtinë, por arriti t’i përballojë vështirësitë. Me emrin e jahtit të tij “Kor Korali” ka një çmim vjetor që dorëzohet për arritje më të mëdha në lundrimin me vela. Çmimi jepet që nga data e përfundimit të lundrimit të tij të parë.

Dëshmia e gjallë e këtij lundrimi – jahti “Kor Karoli” është ekspozuar në Muzeun Ushtarako-Detar. Pronësi e muzeut është gjithashtu Libri i Rekordeve “Gines”, ku është shënuar lundrimi i aventurierit bullgar si arritja më e madhe e asaj kohe në lundrimin rreth botës me jaht me një korpus. Ky rekord na rikujton se kapiteni Georgi Georgiev zë vend edhe nga pikëpamja statistikore në shtegun e famës të lundruesve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD