Traktati i fqinjësisë së mirë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë hyn në parlamentin maqedonas
Qeveria maqedonase mataroi projektligjin për ratifikimin e Traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, i cili u nënshkrua nga kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht sivjet. Para disa ditësh Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi e bindi Zv.Presidenten bullgare Ilijana Jotova, se Traktati do të ratifikohet gjatë janarit të vitit 2018.
Rumania vë 100 kompani shtetërore nën kontrollin të qeverisë
Kuvendi popullor i Rumanisë vendosi pothuajse 100 ndërmarrje shtetërore nën kontrollin e përforcuar të qeverisë, duke zëvendësuar rregullat për zgjedhjen e drejtorive të tyre sipas parimit të konkurrimit me emërimin e tyre të drejtpërdrejtë. Parashtruesit e projektit e motivojnë atë me procedurat e komplikuara për emërimin e drejtorëve të kompanive shtetërore. Ata, që e kritikojnë, mendojnë se kështu qeveria mundëson emërimin e personave lojalë politikisht në vend të ekspertëve të pavarur. Në listën e ndërmarrjeve në fjalë janë kompania energjetike “Romgaz”, ajo ajrore “Tarom”, uzinat për prodhimin e armëve, kompania shtetërore e transportit hekurudhor, aeroportet.
Rusia është gati të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës
Në kuadrin e vizitës zyrtare në Moskë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u bë e qartë se Rusia ka gatishmëri për përfshirje në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo mund të bëhet në se formati i negociatave ndryshohet dhe në se në të përfshihet Uashingtoni. Gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për përfshirjen e Serbisë në gazsjellësin “Rryma Turke”. “Përfshirja eventuale e Serbisë në këtë gazsjellës do të kontribuojë për zhvillimin e industrisë dhe për përparimin e shtetit. Kjo do të bëhet e mundshme në se projekti realizohet dhe në se nuk shfaqen probleme, siç u bë me “Rrymën Jugore”, tha Aleksandër Vuçiç. Gjatë shkurtit të vitit 2018 Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov do të vizitojë Serbinë me ftesë të homologut të tij Ivica Daçiç.
Dhjetëra janë të plagosurit në kampin e refugjatëve në ishullin Lesvos
Përleshje serioze mes afganistanasve dhe sirianëve kishte në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesvos. Të plagosurit janë dhjetëra njerëz. Tani për tani situata është qetësuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Nuk është sqaruar shkaku konkret për valën e dhunës në kamp. Qendrat për strehimin e refugjatëve në ishujt e Detit Egje janë plot. Vetëm në kampin Moria po ndodhen 5500 veta, duke pasur parasysh se kapaciteti i tij është 2300 persona.
Turqia pret 31,4 miliona turistë për vitin 2017
Ankaraja pret se deri në fundin e vitit 2017 numri i turistëve, që e kanë vizituar Turqinë, do të arrijë 31,4 mln. veta. Ministri i Turizmit Numan Kurtulmush shpjegoi se të ardhurat në sektor do të arrijnë 26 mlrd. dollarë. Për vitin e ardhshëm prognozat janë për një rritje akoma më të madhe të turistëve dhe pritet se numri i tyre do të bëhet 38 miliona.
Në Dubrovnik deti nxori një minë nga Lufta e Dytë Botërore
Stuhia me erë të fortë në rajonin e bregdetit Adriatik të Kroacisë, shkaktoi dallgë të mëdha, të cilat nxorën në plazhin Banjë në Dubrovnik një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore. Menjëherë janë ndërmarrë masa për asgjësimin e minës, e cila, sipas kryebashkiakut të qytetit, ka qenë me peshë 800 kilogramë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..