Punojmë me devotshmëri të madhe dhe e ndiejmë dashurinë e publikut. Kjo na sjell një vetëdije më të lartë, rezultate të mira dhe koncerte të bukura. Këto janë fjalë të Sllavill Dimitrovit – dirigjenti i Korit të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”. Para disa muajsh me iniciativë të tillë u themelua Kori i Filarmonisë i Fëmijëve, i cili debutoi gjatë ditëve para Krishtlindjeve.
"Shumë rrallë salla e dhomës “Bullgaria” është kaq e përmbushur me njerëz – tha dirigjenti. – Gëzohem shumë se fëmijët morën një përkrahje kaq të madhe. Humori ishte shumë i mirë. Paraqitëm këngët e dashura dimërore dhe të Krishtlindjeve."
Filarmonia e Sofjes bashkë me dirigjentin Sllavill Dimitrov do të ketë shfaqje edhe sot, në Koncertin e Vitit të Ri. Aktiviteti do të mbahet në kuadrin e serisë “Jashtë pentagramit”.
"Biletat mbaruan pothuaj menjëherë dhe prandaj vendosëm të ketë edhe një shfaqje ditën tjetër – thotë maestroja. – Do të marrë pjesë edhe Kori Kombëtar i Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”, kurse solistja është ylli i xhazit Kamelia Todorova. Kemi përgatitur shumë hite të saj. Muzika është vepër e Aleksandër Bërzicovit, Vili Kazasjanit etj. Kemi përfshirë gjithashtu disa pjesë soul dhe xhaz. Kemi ftuar dy këngëtarë të njohur bullgarë – xhazmeni Vasill Petrov dhe Orlin Goranov, i cili është këngëtar i stilit pop dhe atij operistik. Ata do të interpretojnë nja një këngë të njohur të repertorit të tyre, si dhe duete me Kamelia Todorovën. Befasimi i madh do të jenë disa vepra klasike, të cilat do t’i interpretojmë bashkë me orkestrën dhe korin. Kështu do ta dërgojmë vitin 2017. Në fund të çdo viti i them vetes: “Le të kemi shëndet dhe bereqet”. Duhet të them se ky vit ishte shumë i suksesshëm dhe plot projekte të mrekullueshme. Ka pak të ngjarë që viti 2018 të jetë i njëjtë, por unë gjithmonë shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë më i suksesshëm, më i shëndetshëm dhe i lumtur nga ai i kaluar. Orkestra dhe kori i Filarmonisë së Sofjes janë duke bashkëpunuar për publikun tonë, duke bërë përpjekje të mëdha. Mendoj se fansat tanë mund të jenë të pranishëm në koncerte gjithnjë e më të bukura. U uroj të gjithëve që të jenë të shëndetshëm, kurse ne të vazhdojmë të punojmë për publikun tonë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..