Grupi i Baletit pranë Operës së Sofjes mori çmimin prestigjioz “Lira e Artë” për merita të jashtëzakonshme në fushën e artit të baletit. Rasti për njohjen e madhe është përvjetori i 19 i krijimit të baletit bullgar.
Dekorimi u mbajt në premierën e baletit “Korsar”, me koreografi të Eldar Alievit, solist kryesor me përvojë të gjatë i Teatrit Mariinski në Shën Petersburg. Ja se çfarë na tregoi udhëheqësja artistike e grupit të baletit Sara-Nora Krësteva:
“Desha ta përdorë rastin ta falënderojë Lidhjen e Muzikantëve dhe Koreografëve, përfaqësuar nga Stanisllav Poçekanski. Për ne ky çmim është një stimul i madh për të vazhduar përpara. Përveç tij morëm një çmim tjetër – çmimin e Sofjes nga Bashkia e Kryeqytetit. Mund të them pa tepruar se premiera korri suksese të mëdha. Pata mundësinë të takohem personalisht me publikun – të gjithë ishin shumë të entuziazmuar. Jam shumë e kënaqur, sepse realizimi i baletit “Korsar” në skenën e Sofjes ishte ëndrra ime e madhe. Puna me koreografin Eldar Aliev e ndihmoi shumë grupin tonë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Njihemi me të që prej shumë kohësh. Ideja e parë për një projekt të përbashkët ishte për baletin “Bajaderka”. Deri në bashkëpunim tonë u arit pasi 6-7 vjet përpiqesha ta zbuloja versionin më të përshtatshëm të baletit “Korsar”. Në çdo një teatër ky balet vihet në versione të ndryshme. Pasi e pash versionin e Eldar Alievit kuptova se e kërkoj pikërisht këtë.”
Përveç se është koreograf Eldar Alievi është gjithashtu autor i librettos së spektaklit. Në versionin e tij baleti ka dy pjesë. Megjithëse specifika e subjektit kërkon një ansambël të madh prej meshkujsh për skenat në masë me pjesëmarrjen e korsarëve, Sara – Nora Krësteva nuk haset me vështirësi në plotësimin e grupit. Pas përfshirjes së baletit “Korsar” Baleti i “Operës së Sofjes” tashmë i ka të gjitha kryeveprat e baletit në repertor. Gjatë marsit do të ketë turne me tetë spektakle në Itali, kurse pak më vonë tërë Teatri i “Operës dhe Baletit të Sofjes” do të niset për të pasur shfaqje në “Balshoj Teatër” të Moskës.
“E fillojmë këtë stinë me ambicie të mëdha dhe unë besoj se do ta mbarojmë me sukses të madh” – tha udhëheqësja e baletit, duke shprehur kënaqësinë e saj për interesin e rritur që vëzhgohet kohët e fundit ndaj artit të baletit:
“Në “Operën dhe Baletin e Sofjes” ne gëzojmë sallone të përmbushura. Zakonisht rreth festave të fundvitit biletat nuk mjaftojnë. Është me rëndësi që njeriu të hyjë një herë një sallon, që të mos mendojë se baleti dhe opera janë arte elitare. Ky nocion ka të bëjë më tepër me procesin e krijimit të këtyre spektakleve dhe jo sepse janë destinuar vetëm për elitën e kombit. Jam e bindur se çdonjëri i cili e ka parë të paktën një herë magjinë e baletit dhe të operës do të ketë dëshirë për t’i prekur përsëri.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..