Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgënjeshtrime që në startin e Presidencës Bullgare të BE-së

БНР Новини
Liljana Pavllova
Foto: BGNES

Më 1 janar, kur Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së filloi formalisht, Agjencia Telegrafike Ruse TASS njoftoi, se sipas ministres speciale të kabinetit “Borisov” për presidencën Liljana Pavllova, Bullgaria ka ndërmend të shtrojë çështjen për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Menjëherë, që më 2 janar para Televizionit Kombëtar Bullgar ministrja Pavllova mohoi ato fjalë, duke saktësuar, se agjencia ruse bën një interpretim të gabuar të fjalëve të saj nga tetori i vitit të kaluar, gjë që u përgënjeshtrua që atëherë. Në fillim të tetorit pyetjes së një gazetari të Agjencisë TASS, a do të diskutohen sanksionet kundër Rusisë gjatë presidencës bullgare, zonja Pavllova iu përgjigj, se në formate të ndryshme të Këshillit të BE-së do të analizohen pasojat e këtyre masave për Brukselin. Atëherë agjencia në fjalë informoi, se Bullgaria do të kërkojë rishqyrtim të sanksioneve.

Ripërtëritjen e një informacioni të përgënjeshtruar që në tetor, në numrin e sotëm gazeta “24 orë” e kualifikon si “një sulm hibrid nga Rusia për shkak të sanksioneve”. Si gazeta në fjalë, ashtu edhe media të tjera, ripërtërijnë pozitën e shpallur deri tashti nga Sofja, se BE-ja mund të heqë sanksionet kundër Rusisë, në se ajo do të plotësojë Marrëveshjet e Minskut për mosndërhyrje në Ukrainë në ndihmë të separatistëve nga Doneck dhe Lugansk. Për vazhdimin apo jo të sanksioneve liderët evropianë duhet të vendosin deri më 30 korrik të këtij viti, ndërsa presidenca bullgare përfundon më 1 korrik.

Nën titullin “Patatet e nxehta të Presidencës Bullgare të BE-së”, Agjencia Mediapull thekson, se në fakt vendimet kyçe, që duhet të miratohen në kuadrin e presidencës bullgare kanë të bëjnë me caktimin e buxhetit të BE-së për periudhën e viteve 2021 – 2027, me vazhdimin e bisedimeve për daljen e Britanisë së Madhe, me ndryshimet në politikën e migracionit dhe me kuotat për pranim të migrantëve, me legjislacionin lidhur me Bashkimin Energjetik të Evropës. Në debatet lidhura me buxhetin Bullgaria do të përpiqet të ruajë mjetet për shtetet më të varfra, gjë që do të thotë, se më tepër do të përpiqet të përqendrojë debatin mbi rritjen e kuotave në buxhetin e përbashkët. Në diskutimet për reformimin e politikës së migracionit, presidenca bullgare do të synojë te një kompromisi në konfliktin lidhur me zhvendosjen e migrantëve midis Komisionit Evropian dhe Gjermanisë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – Çekisë, Polonisë dhe Hungarisë, të cilat janë gati të paguajnë më shumë para, por të mos pranojnë migrantë. Përsa iu përket bisedimeve për Brexit synimi kryesor i presidencës bullgare do të jetë ruajtja e unitetit të shteteve anëtare të BE-së, kështu që të mos imponohet që çdo shtet të zhvillojë veçmas bisedime me Britaninë e Madhe. Lidhur me bashkimin energjetik, qëllimi kryesor i presidencës do të jetë miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Evropian për diversifikimin e furnizimeve të resurseve energjetike, për krijimin e qendrave të reja ndarëse të gazit, për miratimin e qëllimeve të reja më ambicioze për kufizimin e ndotjes dhe të ndryshimeve klimatike. Në fund të fundit sipas Agjencisë “Mediapull” përgjegjësinë për arritjen e konsensusit mbi çështjet e diskutueshme do të mbajnë ekspertët bullgarë në grupet e punës pranë Këshillit të BE-së, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Bullgarisë në BE-në në Bruksel, ambasadori Dimitër Cançev, i cili merr pjesë në Komitetin e Ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së. Qëllimi i këtyre niveleve do të jetë arritja e pajtimit midis vendeve anëtare që para temat e diskutueshme të shtrohen për debat në nivel të Këshillit të BE-së.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD