Diço Hristov, i njohur akoma si “Diçoja nga D2” edhe deri më sot e kësaj dite nuk mund të dalë nga ky pseudonim i vet, pavarësisht se më shumë se 10 vjet nuk ka më asgjë të përbashkët me këtë formacion muzikor. Por, pikërisht aty ai fitoi famën e vokalit të rok formacionit D2 dhe fitoi një popullaritet të madh. Që nga atëherë kaluan shumë vjet, gjatë të cilëve Diçoja u imponoua si një artist më vete dhe këngëtar. Siç thotë ai vet “unë nuk mundem të bëj asgjë vetëm, pa muzikantët me të cilët punoj”. Dëshmi për këtë është dhe albumi i tij muzikor “Frymë”, i cili doli disa ditë përpara festave të Krishtlindjes.
Diçoja i ka përkushtuar këtë projekt vajzës së tij Ariel, ku dëshira e tij është të mund të mishërojë përmes muzikës frymën e fortë të bullgarit për brezat e ardhshëm. Ai tepër shumë interesohet nga historia bullgare dhe është shumë krenar se është bullgar. Sipas tij çdo një prej nesh duke vështruar në të kaluarën e largët, ka shumë shkaqe që të mund të krenohet me prejardhjen e vet.Ja se çfarë tha Diçoja për albumin e vet “Frymë”:
“Është mjaft i ngjyrosur si stilistikë, me qenë se shumë nga shokët e mi marrin pjesë në të. Kurse që të gjithë ata punojnë në stile të ndryshme - “Ëpsurd”, “Akaga”, Deo, Leo, Poli Genova dhe të tjerët janë muzikantë nga gjinitë e ndryshme. Domosdo, çdo një prej tyre ka lënë një notë nga vetja e vet në këngët e mia, sepse pak a shumë i kemi punuar bashkë. Kështu që është më se normale të jetë kaq i larmishëm. Prej gjithsejtë 21 këngëvet në album 18 janë me ide të mia, kurse 3 të tjerat janë të këngëtarëve të tjerë, por gjithsesi unë marrë një pjesë aktive në të gjitha në një ose tjetër mënyrë. Një shembull për idetë e mia personale muzikore janë këngët “Frymë”, Natë e ditë”, “Engjëjt “, “Çdo ditë”....ku kuptohet unë punoj me Çerin, Aleks dhe të gjithë muzikantët e tjerë të cilët janë me mua.”
Llora Karaxhova, Poli Genova, këngëtarja e operës Gergana Nikollaeva, rap interpretuesit Ogi 23, Igrata /Loja/ dhe akoma shumë këngëtarë të tjerë nga skena muzikore bullgare plotësojnë pamjen e plotë të stilizuar dhe të larmishme në albumin muzikor “Frymë” të Diços. Kjo luan një rol pozitiv, me qenë se çdo një fans i tij ka se çfarë të dëgjojë–rok, pop, rap, R&B, fënk. Në projekt ai ka përfshirë dhe një version të ri të këngës “Nxiton, nuk ka kohë”, të cilën e njohim shumë mirë nga diskografia e Vasill Najdenovit.
Diçoja, bashkë me Çerin /Ivan Jordanov/ dhe Aleks Llazarov janë në skenë gjatë viteve të fundit në shfaqjet e tyre të koncerteve. Ai është shumë mirënjohës se ka aftin e mitë të punojë me ta – përveç se janë profesionalistë ata janë dhe muzikantë me prejardhje muzikore.Çfarë do të ndodhë që këtu e tutje–vazhdon tregimin e vet Diçoja:
“Në fund të muajit janar do të bëj një koncert të madh në Sofje, në të cilin dua të ftoj që të gjithë muzikantët, me të cilët kam qenë në një skenë. Ndërkaq, ne të tre me Çeri dhe Aleks punojmë seriozisht mbi albumin e ardhshëm muzikor. Në këtë album nuk janë përfshirë të gjitha këngët e bëra prej meje dhe prej këngëtarëve të tjerë. Gjatë pranverës do të ketë akoma shumë koncerte të tjera jo vetëm tek ne por dhe jashtë shtetit. Do të kemi shfaqje në Londër, Kopenhagë, Madrid. Kam një dëshirë të madhe të paraqitemi më shumë në Evropë mot, që të mund të përhapim këtë album. Po punoj dhe mbi projekte akustike me disa reperë dhe R&B muzikantë duke bërë kompilime midis pop, fënk dhe hip hop. Kështu që do të ketë gjëra interesante.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..