Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vota e mosbesimit në kohën e Presidencës Evropiane

БНР Новини
Foto: BGNES

Në mesin e nëntorit të vitit të kaluar Partia Socialiste Bullgare  deklaroi, se do të marrë pjesë në debatet parlamentare në se ata janë për dorëheqjen e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Popullor Dimitër Gllavçev, për buxhetin shtetëror për vitin 2018 dhe për votën e mosbesimit ndaj qeverisë. Dimitër Gllavçev tashmë nuk është kryetar i parlamentit, buxheti është fakt, tani është radha e kërkimit të votës së mosbesimit ndaj qeverisë – e para që kur kabineti “Borisov 3” është në pushtet.

Në praktikën politike bullgare deri tashti nuk ka ndonjë votë të mosbesimit, i cili të përfundonte me sukses. Ky manovrim shfrytëzohet jo për ndërrimin e pushtetarëve, por si mjet për jehonë më të gjerë të kritikave ndaj tyre. Ky është edhe qëllimi i votës së tanishme. Atë, të cilën e dallon, është se ai ndërmerret në fillim të presidencës së parë bullgare të rotacionit të Këshillit të BE-së. Shumë para kësaj socialistët shpallën, se do të shfaqin qëndrim konstruktiv, dhe nuk do të heshtin.

Vota e mosbesimit kërkuar nga socialistët do të jetë kryesisht për korrupsion. Lidhur me këtë javën e fundit ata shpallën të dhëna për lidhje të palejueshme të politikanëve të partisë në pushtet me prokurime publike dhe me thënie të tjera shqetësuese, të cilët pushtetarët mohojnë.

Fillimisht ideja ishte, që vota të kërkohet bashkërisht nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri. Mirëpo, kjo nuk u realizua për shkak të dallimeve midis vlerësimeve të të dy formacioneve për situatën politike në vend. Partia Socialiste Bullgare  konsideron, se pushteti i partisë GERB ka alternativë, por në fund të vitit të kaluar Lëvizja për të Drejta dhe Liri deklaroi, se tani nuk ka ndonjë forcë politike, e cila të jetë alternativa e pushtetit të partisë GERB, ndërsa zgjedhje të parakohshme do të destabilizojnë shtetin. Prapëseprapë kjo nuk i vë socialistët në një pozitë me vete, sepse Lëvizja për të Drejta dhe Liri do të përkrahë kërkesën e tyre për votën e mosbesimit, por “me argumente të veta”. Si – mezi tani do të shikojmë.

Hapa kundër kabinetit “Borisov 3” Partia Socialiste Bullgare  ndërmerr në një moment, në të cilit vet ajo tronditet nga kontradikta të brendshme të lidhura me qëndrimin ndaj të ashtuquajturës, Konventës të Stambollit kundër dhunës mbi gratë. Deri para pak kohe socialistët ishin solidarë me ratifikimin e dokumentit, por pas diskutimeve të ashpra në hapësirën shoqërore mbrapsën nga kjo pozitë, dhe kështu ranë në kundërshtim me Partinë e Socialistëve Evropian dhe liderit të saj Sergej Stanishev, i cili para kohe ishte lider i Partisë Socialiste Bullgare. Kongresi i Partisë Socialiste Bullgare në tetor të vitit të kaluar propozoi Stanishevin për mandat të ri si udhëheqës i socialistëve evropianë. Mirëpo, sipas opozitës së brendshme në parti shanset  e tij janë të vogla pas ndryshimit të qëndrimit të tij ndaj Konventës së Stambollit. Ky ndërrim sikur ishte i imponuar personalisht nga kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova. Në këtë kontekst sipas disa vëzhguesve qëllimi i vërtetë i kërkimit të votës së mosbesimit ndaj qeverisë është që nëpërmjet kësaj udhëheqja e tanishme e Partisë Socialiste Bullgare të konsolidojë pozitat e veta të lëkundura.

Si herë të tjera, edhe tashti vota e mosbesimit mezi do të grumbullojë përkrahjen e domosdoshme. Raporti real i forcave parlamentare tregon, se nuk ka mundësi aritmetike për grumbullimin e shumicës së domosdoshme për rrëzimin e qeverisë.

Një anketim sociologjik i Qendrës së Analizave dhe Marketingut nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar tregon, se në rast zgjedhje të parakohshme në koniunkturën e tanishme Partia “Volja” nuk do të kalojë barrierën nga 4 për qind për hyrje në parlament. Në parlament nuk do të hyjnë edhe të ashtuquajturat “reformatorë” nga hapësira e së djathtas. Kështu formacionet parlamentare do të mbeten vetëm katër – GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe Patriotët e Bashkuar. Me përkrahjen nga 25.9 për qind GERB do të ruajë përparësinë nga 3 për qind në krahasim me Partinë Socialiste Bullgare, përkrahja për të cilën do të jetë 22.4 për qind. Lëvizja për të Drejta dhe Liri do të radhitet në vendin e tretë me 5.1 për qind të votave, ndërsa Patriotët e Bashkuar do të grumbullojnë 4.4 për qind dhe do të bëhen forca e katërt dhe e fundit politike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD