Fshati Herbel ndodhet në rajonin kufitar të Dibrës së Poshtme në territorin e Shqërisë, 4 kilometra nga qyteti maqedonas Dibër. Të dhënat shkresore për tablonë demografike të regjionit nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të tregojnë se ky ka qenë një rajon i populluar me bullgarë. Pikërisht puna me dokumentet historike të asaj kohe ka provokuar kuriozitetin e docentes d-r Vesellka Tonçeva. Kështu në vitet 2015 dhe 2016 katër shkencëtarë bullgarë organizuan dy ekspedita. Informatorë për hulumtimin e tyre, ata gjetën në akoma 4 fshatra: Katundin e Vogël, Dovolan, Popinarë, Kërçishtin e Sipërm. Rezultati i këtyre ekspeditave është filmi “Dy shtëpi e gjysmë”, i cili u prezantua në Universitetin e Sofjes.
Tema për komunitetin bullgar në Shqipëri u bë shumë aktuale gjatë vitit të kaluar për shkak të njohjes së tij zyrtare nga Kuvendi shqiptar – një akt politik, tepër i vonuar, sipas doc. dr. Vesellka Tonçeva.
„Sepse ata njerëz jetojnë në Republikën e Shqipërisë që nga viti 1913 dhe posaçërisht në periudhën nga 1913 deri më 1939 kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bullgarinë dhe kanë dëshiruar që ta mbanin këtë lidhje – të ketë shkolla bullgare, kisha – tha docentja Tonçeva. D.m.th. u jemi borxhli këtyre njerëzve. Sepse pas vitit 1947 plotësisht humbëm lidhjen tonë me ta. Atëherë Enver Hoxha mbylli kufijtë, duke ndaluar plotësisht kalimin e tyre.”
Nga viti 2007 Vesellka Tonçeva nga Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, me përkrahjen e Asociacionit për Antropologji, Etnologji dhe Folkloristikë “Ongël” periodikisht kthehet në Shqipëri për të studiuar komunitetin bullgar atje. Ka punuar në Gollobordë, Prespë të Vogël dhe Gorë. Ndryshe nga rajoni Gollobordë, ku “njerëzit tanë” jetojnë në 21 fshatra në mënyrë të mbyllur dhe të izoluar dhe mënyra e jetës së tyre është e favorshme për mbrojtjen e identitetit, traditave, dhe gjuhës, në Dibrën e Poshtme proceset e migrimit janë të përforcuara, rajoni është i rrafshët dhe toka është pjellore. Këta janë faktorët, të cilët tërheqin në Dibrën e Poshtme edhe shqiptarë nga rajone të tjera të vendit.
Të dhënat e fundit të mbrojtura në Bullgari për këto fshatra janë nga vitet e 30-të të shekullit të kaluar dhe akoma atëherë tregojnë një tablo të larmishme dhe një situatë etnografike dhe demografike shumë dinamike. Është me rëndësi që të dihet se paralelisht me dokumentet historike bullgare për këtë rajon, ekzistojnë edhe të tilla serbe.
„Autorët serbë, të cilët shkruajnë për atë kohë, pohojnë se popullsia e Dibrës së Poshtme ka qenë serbe. Akoma atëherë atje ndërthuren interesat e Bullgarisë dhe Serbisë (Jugosllavisë), dhe popullsia që atëherë është vendosur mes këtyre dy mundësive për identifikim” – shpjegoi pjesëmarrësi tjetër i ekspeditës, specialisti mbi problemet e migracioneve dr. Ivajllo Markov.
Filmi “Dy shtëpi e gjysmë” bën një fotografi të situatës së sotme në fshatin Herbel. Fshati është plotë gjallëri, mirëpo shtëpitë “tona” janë vetëm tri. Siç njëra nga heroinat e filmit gjysha Gollobka thotë me trishtim, shtëpia e saj është “gjysmë shtëpi”, sepse trashëgimtarët e saj janë larg.
Kujtimet e gjyshes janë nga koha, kur fëmijët kanë mësuar në shkollën vendase, shqiptarët kanë qenë pakicë, kurse Kisha e Shpërfytyrimit ka mbledhur të gjithë besimtarët.
Sot festa e kishës më 19 gusht nderohet edhe nga myslimanët, edhe nga të krishterët, të cilët besojnë se vendi është i shenjtë dhe kuron të sëmurët. Këtu vijnë dhe gratë e paaftë që të kenë fëmijë. Për festën e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit kthehen dhe vendasit, të cilët jetojnë në qytetet e mëdha në Shqipëri dhe në Maqedoni dhe të cilët nuk mendojnë se në të ardhmen mund të kthehen për të jetuar përsëri në fshat.
E tilla është situata edhe në vendbanimet e tjera në Dibrën e Poshtme. Në Kërçisht të Sipërm e krishterja e vetme, e cila kujdeset për kishën e shpallur për monument të kulturës është martuar me një shqiptar. Kishat atje janë pesë, mirëpo vetëm njëra prej tyre është ruajtur. Prej të tjerave janë mbetur vetëm godinat, që janë pjesërisht të shkatërruara. Në vendbanimin më të madh në rajon – qytetin Maqellarë ekipi nuk ka hasur njerëz, me të cilët mund të komunikohet në gjuhën bullgare. Në fakt vetëm në dy fshatrat – në Herbel dhe në Kërçisht të Sipërm ka njerëz, të cilët e flasin gjuhën “tonë” dhe ata deklarojnë se janë maqedonas.
Prandaj studimi i etnologëve është aq i vlefshëm – tregon se akoma ka “kujtime të gjalla” për një komunitet , i cili dikur ka identifikuar veten si “bullgar”, kurse ky identifikim tashmë nuk ekziston dhe bile është e qartë se së shpejti kujtimet për këta njerëz do t’i përkasin së kaluarës. Dhe vetëm filmi “Dy shtëpi e gjysmë” do të mund t’i tregojë “njerëzit tanë” të së kaluarës së Dibrës së Poshtme.
Fotografi: arkiv personal
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..