Rituali i maskaradës vjen nga kohërat e lashta pagane dhe është ruajtur deri më sot si një pjesë nga tradita folklorike bullgare. Lojërat me maska janë lidhur kryesisht me festat nga Krishtlindjet deri në Pashkë. Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, burra të maskuar luajnë në fillimin e Vitit të Ri, në periudhën e së dielës së djathit /tranzicioni nga dimri në pranverë/ dhe gjatë së dielës së Shën Todorit /java e parë e kreshmëve e Pashkës/. Që nga fundi i vitit 2015 tradita është një pjesë e trashëgimisë shpirtërore të UNESKO-s.

Festivali më i madh i lojërave tradicionale dhe i traditave  me maska në Bullgari  (dhe në Ballkan),  është festivali “Surva” në qytetin Pernik në afërsi të kryeqytetit. Tradita e  tij  fillon gjatë vitit 1966, kurse  statutin e një festivali ndërkombëtar ai e fiton gjatë vitit 1985. Dhe sivjet Bashkia e Pernikut pret miq të shumtë nga vendi dhe nga jashtë, të cilët do të  përfshihen në festën e madhe “Surva” - të 27-të me radhë. Edicioni i sivjetshëm fillon më 26 janar. 

 Që të gjithë do të mund të njihen nga afër me mjeshtrit e traditës së  maskaradës. Akoma për përgatitjet dhe aksentët në program tregon kryetarja e  bashkisë e qytetit Pernik Vjara Cerovska:
Që të gjithë do të mund të njihen nga afër me mjeshtrit e traditës së  maskaradës. Akoma për përgatitjet dhe aksentët në program tregon kryetarja e  bashkisë e qytetit Pernik Vjara Cerovska:
"Befasitë do të jenë të shumta, të këndshme dhe të bukura.  Kemi përgatitur një program të pasur për hapjen më 26 dhe gjatë ditëve të  ardhshme, kur është kulmi me parakalimin e 105 grupeve. 46 prej tyre janë nga bashkia jonë, mbi 50 janë grupet – mysafire nga i gjithë vendi. Presim dhe 450  pjesëmarrës prej 8 vendeve – Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Spanja e të tjera. 

Jam e sigurt se dhe kësaj radhe festivali do t'ju habisë me diçka të re, duke ruajtur këtë traditë shumëngjyrëshe bullgare. Hajdeni në qytetin Pernik dhe do të mbeteni të befasuar në mënyrë të këndshme dhe të magjepsur! Një pjesë e madhe nga miqtë-bullgarë dhe të huaj, kanë ardhur shumë herë. Kjo është forca dhe magjia e festivalit tonë - të kthen prapë dhe prapë. Ti do që të jesh një pjesë nga ky festival, nga kjo festë e shpirtit. Të besosh se shëndeti, kësmeti dhe mirëqenia do të jenë më shumë gjatë vitit."

Më 13 dhe 14 janar zhvillohet festa autentike Surva në fshatrat e  Pernikut. Në këto ditë kudo është shumë interesante. Shtëpitë janë të hapura.  Byrekët janë të bërë. Ka pite dhe gjellë të ndryshme – çdo gjë, e cila është në  themelin e kuzhinës tradicionale bullgare, në jetesë. E përgatitur me shumë  dashuri dhe me shumë shije për miqtë e festës. Pasi survakarët /njerëzit e  maskuar/ kalojnë përmes të gjithë fshatit, shtëpi më shtëpi, ata mblidhen në  shesh, ku ndizet një zjarr i madh, i cili sipas traditës kapërcehet. 

Festa është shkak për takim me miq e shokë, mblidhen në një vend breza të ndryshme, që të mund të ndiejnë edhe më mirë këto çaste bullgare. Çfarë është karakteristike për maskat në krahinën e qytetit Pernik – Vjara Cerovska vazhdon:

"Në rrethin e Pernikut përgatiten maska me pupla, ku  detyrimisht marrin pjesë dhe simbolet tradicionale. Çdo gjë punohet prej lëkure  dhe prej materialeve natyrale, ashtu siç është bërë në të kaluarën. 

Gjatë kohës  së Festivalit do të hapë dyer dhe punishtja e mjeshtërve. Këta krijues  bullgarë gjithmonë shtojnë diçka të re  gjatë përpunimit të maskës. Në çdo një prej tyre, përveç punës  është përfshirë dhe shumë emocion dhe dashuri. Maskat janë të tmerrshme dhe të  çuditshme. 

Në të gjitha grupet folklorike që marrin pjesë në maskaradë ekzistojnë figurat e detyrueshme – nusja, dhëndri, vjehrri dhe vjehrra si dhe prifti – heronjtë e përhershëm, të cilët gjithmonë janë në fundin e riteve të lidhura me beqarin. Kjo është gjëja e përbashkët, por e paraqitur në mënyrë të ndryshme në çdo një rajon të vendit tonë. Hajdeni në Pernik, do t'ju pëlqejë!"
Mysafirët e qytetit do të mund të shikojnë dhe disa ekspozita interesante, të lidhura me lojërat e maskaradës, do ti pushtojë magjia dhe ngjyrat e vallëzimeve me maskat dhe kostumet e papërsëritshme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..
 Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Vranësira të dendura
								Vranësira të dendura Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re